E diele, 28.04.2024, 06:19 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Mitropoliti i Beratit: S'kam thënë Kosova është Jeruzalem

E hene, 18.10.2010, 06:37 PM


TIRANE- Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Ignat Triandis hedh poshtë raportimin e gazetës serbe "Blic", sipas së cilës ai ka deklaruar se "Kosova është Jeruzalemi i serbëve". "Nuk kam dhënë asnjë intervistë. I dua shqiptarët. Por, i kam thënë një kleriku të lartë serb që jam i kënaqur që sapo mbërrita në këtë vend të shenjtë të Patriarkanës suaj të Hirshme".

 

Në një replikë ekskluzive të botuar sot në "Gazeta SHqiptare", Mitropoliti i përgjigjet akuzave të historianit të njohur, Kristo Frashëri.  "Çuditem sesi togfjalëshi "Vend i Shenjtë", që është sinonim i Tokës së Shenjtë, ku ndodhet Jeruzalemi, është keqinterpretuar nga shtypi sikur unë të kem thënë se "Peja është Jeruzalemi i Serbisë", gjë që unë nuk e kam thënë dhe e hedh poshtë kategorikisht", shpjegon mitropoliti grek i Beratit, Ignati.

 

Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë ishte në Pejë me rastin e fronëzimit të peshkopit Irinej si patriark i Kishës Ortodokse të Serbisë. Në këtë takim morën pjesë rreth 40 përfaqësues të lartë të kishave ortodokse serbe dhe 30 të kishave ortodokse të të gjithë botës.

(Lexoni sot ne Gazeta Shqiptare repliken e Mitropolitit te Beratit) 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora