E enjte, 01.05.2025, 04:57 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas: Deklaratë për mediat

E shtune, 09.10.2010, 07:10 PM


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

www.illyricumlibertas@live.com

 

Deklaratë për mediat

 

Sh.m.a.i.k  ILLYRICUM LIBERTAS –Tetovë, përshëndet vendimin e Parlamentit Europian  për  heqjen e vizave për Republikën e Shqipërisë dhe për shtetin fqinj dhe mik të Bosnjë – Hercegovinës.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm në rrugën e gjatë dhe të mundimshme të popullit tonë dhe popullit boshnjak drejt Europës nënë. Është një e aritur e madhe e përbashkët e institucioneve të shtetit shqiptar, e klasës politike në përgjithësi dhe e popullit të shumëvuajtur shqiptar.

Njëkohësisht, kërkojmë nga institucionet përkatëse të Bashkimit Europian që të përshpejtojnë procesin për integrimin sa më të shpejtë dhe të plotë të Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në Union.

Nga ana tjetër, Illyricum Libertas u bën thirje Institucioneve europiane që të përshpejtojnë procesin eurointegrues edhe për Republikën e Kosovës. Si një hap i menjëhershëm i vullnetit të mirë në këtë drejtim do të ishte heqja e regjimit bllokues të vizave edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Popuj të barabartë në një Europë demokratike dhe të lirë, shtëpi e përbashkët e gjithë popujve europianë. 

 

Tetovë/Oaeneum

09.10.2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx