E diele, 28.04.2024, 09:30 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Haxhi Dulla: Gjermania ulë papunësinë

E shtune, 02.10.2010, 06:43 PM


Gjermania ulë papunësinë

 

Nga Haxhi Dulla – Berlin

 

Shkalla e papunësisë në Gjermani në shtator të vitit 2010 pas përmbledhjes së rezultateve sezonale zbriti befasisht në  7,5 % nga  7,6 % sa ishte në gusht – informoi  në komunikatën për media Enti Federal i Punësimit.

 

Është kjo shkalla më e ulët e papunësisë që nga prilli i vitit 1992.

Numri i punë kërkuesve në shtator  ka rënë per 40 mijë duke marr parasysh punët sezonale. Muaji shtator është muaji i 15 i  radhës i rënjës së papunësisë në Gjermani. Numri i të papunësuarve  në muajin shtator ishte 3,15 milion , nga 3, 19 sa ishte më parë- informon enti gjerman për  punësim.

 

Këto shenime shpresëdhënese janë të mira edhe për shtetasit tjerë të BE.

Në vitin 2011 hapen dyert edhe për qytetarët e shteteve të cilat janë pranuar si anëtare të rregullt të BE në  vitin 2004 ( ndër to Polonia,Cekia, Slowakia, Hungaria…) ku papunësia ponjashtu është shumë e lartë.  Kjo jep shansë  biznesmenëve  të këtyre shteteve  për themelimin e bizneseve në Gjermani ose Austri ku nuk jan të obliguar të paguajn tatim shtetit amë.

Nga fillimi i vitit 2012 të papunësuarit do të  marrin të ardhura mujore ( ndihmë ) në shumë 364 euro, dmth  për 5 euro më tepër se sa  gjerë tani.

Ekspertët  gjerman  parashikojnë që  kjo ulje e papunësisë do të  vazhdojë  edhe më tutje në vitin tjetër ku papunësia shpresohet të bie nën 3 milion.

Sipas Michael Feil , nga Instituti i Hulumtimeve të Tregut të Punës në Norimberg,  problemi më i madh i papunësisë janë  personat të cilet  vite me radhë janë në listën e  të papunëve, dhe se   në vend se të  kërkojnë punë ata  janë të kënaqur me përfitimin  që merr nga shteti për statusin e të papunësuarit.  Është  kjo 2/ 3 e të  të gjithë të papunësuarve në Gjermani.  Feil shpresonë se  në vent se të ngritet shuma e ndihmës së të papunësuarit , duhet  nxitur ata që  të punësohen.

Qeveria gjermane planifikon  që nga viti i ardhshëm ,të  papunësuarit të cilet nuk arrijnë  të punësohen në profesionet e tyre, mund të punojnë për komunën,ku jetojnë  sikur  pastrues parku ose punë të ngjajshme për qka  do paguhen   nga 900 euro në muaj.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora