E shtune, 27.04.2024, 06:09 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

I shoqi vret organizatoren e 100-vjetorit të Nënë Terezës

E diele, 26.09.2010, 12:05 PM


Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në apartamentin e katit të katërt të një pallati pranë Gardës së Republikës. Viktimë e ngjarjes së rëndë është Merita Profka (Agalliu), kryetare e Fondacionit “Rruga e Paqes”, e cila këtë vit organizoi aktivitetin në përkujtim të 100-vjetorit të Nënë Terezës. Autori i vrasjes së gruas, e njëkohësisht edhe viktima tjetër e krimit në familje, është bashkëshorti i saj, Panajot Profka, një ish-ushtarak, i cili së fundmi kishte filluar të luante bixhoz, duke u zhytur në borxhe. Sipas policisë së Tiranës, borxhet dhe gjendja e vështirë e ish-ushtarakut dyshohet se kanë qenë edhe motivi i krimit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme. Bashkëshortët Profka, me origjinë nga Vlora, prej rreth një viti nuk jetonin më bashkë, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishin pikënisje debatet për borxhet e shumta të 50-vjeçarit. Kryetarja e Fonacionit “Rruga e Paqes”, 48-vjeçarja, Merita Profka, jetonte me dy djemtë e saj, të dy studentë, në apartamentin me qira që kishin marrë prej rreth 3 vitesh në Tiranë, ku edhe u qëllua për vdekje nga bashkëshorti. Ndërkohë, ish-ushtaraku 50-vjeçar, Panajot Profka, jetonte në një shtëpi në Vlorë, ku kishte jetuar me familjen para se të transferoheshin në kryeqytet. Çifti ende nuk e kishte shpallur zyrtarisht divorcin, por sipas të afërmve, në rrugë jo zyrtare ata ishin të ndarë.

NGJARJA

Burime nga policia e Tiranës, e cila filloi hetimin e ngjarjes, janë shprehur se Panajot Profka kishte rreth një javë që ishte kthyer nga Vlora në Tiranë, për t’i kërkuar para bashkëshortes së tij, Meritës. Dyshohet se ai kishte krijuar borxhe, të cilat nuk ka arritur t’i kthente. Për këtë arsye ata kishin konflikte të herëpashershme, pasi bashkëshortja i jepte para, ndërsa ai i harxhonte të gjitha në bixhoz. Debati i fundit për këtë temë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Policia tha se 48-vjeçarja ia kishte bërë gjërat e qarta të shoqit që nuk do i jepte më asnjë qindarkë, nëse ai nuk do largohej nga bixhozi. Mbrëmjen e djeshme Panajot Profka ka shkuar në apartamentin ku banonte bashkëshortja e tij, e cila në atë moment ishte shtrirë për të pushuar në dhomën e gjumit. Në shtëpi nuk ndodhej asnjëri prej djemve të tyre, pasi i madhi ndodhej në Vlorë, ndërsa djali i vogël kishte dalë me shoqërinë. Debati mes bashkëshortëve ka nisur menjëherë sapo 50-vjeçari është futur në dhomën e fjetjes. Ai i ka folur viktimës pa pritur që ajo të ngrihej nga krevati duke shkaktuar një debat të fortë, i cili përfundoi me vdekjen e dy protagonistëve. Grupi hetimor sqaroi mbrëmë se ngjarja ka ndodhur brenda pak minutash, madje dyshohet të ketë qenë e paramenduar nga autori. Pas debatit me të shoqen, ai ka nxjerrë nga brezi një pistoletë që e mbante pa leje dhe pasi ia ka vënë në kokë të shoqes, e ka shkrepur. Gruaja ka vdekur në vend, ndërsa i shoqi qëlloi menjëherë edhe veten. Policia u njoftua për ngjarjen nga djali i vogël i çiftit, i cili kur është kthyer në shtëpi, ka parë të gjakosur dy prindërit.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora