E diele, 28.04.2024, 12:49 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Video inçizim nga shqiptarët e Maqedonisë që madhëron Bin Ladenin

E hene, 20.09.2010, 09:58 PM


Beograd, 19 shtator – Disa incidente më të reja të radikalëve islamikë, që kanë ndodhur në vendet e Ballkanit, kanë shkaktuar brengosje shqetësim se ekstremistët po ngrenë kokë në këtë rajon jo edhe aq stabil. Shqetësim të posaçëm ka shkaktuar një spot muzikor (nga Maqedonia), që është paraqitur në Yutube, ku madhërohet Osama bin Ladeni.

Në të në gjuhën shqipe thuhet se lideri i Al-Qaedas është hero i cili i ka mundur amerikanët më 11 shtator 2001, se ka ngritur krenarinë myslimanëve.

“Të gjithë ne lutemi (Zotit) për ty”, thuhet në video-incizim, autori i të cilit është i panjohur.

Në analizën e agjencisë amerikane AP, që e transmeton gazeta Blic, thuhet se vehabitë po e ngrenë kokën edhe në Serbi, në Sanxhak. Kujtohet fakti i arrestimit të 12 ekstremistëve në Novi Pazar, të cilët janë dënuar me burgim shumëvjeçar për arsye se kanë planifikuar sulme terroriste, duke përfshirë edhe “ambasadën amerikane në Beograd”. Si dyshohet, ata kanë mbajtur lidhje me muxhahedinët, të cilët në fillim të viteve ‘90 patën arritur në Bosnjë për të ndihmuar në çlirimin nga okupimi serb.

“Ky zbulim tregon për trendin në Ballkan, i cili ka rritur shqetësimin se rajoni, i cili përfshin edhe anëtaren e BE-së, Bullgarinë, mund të bëhet një bazë e terroristëve prej nga do të mund të kenë qasje të lehtë në Evropën perëndimore”, thekson AP.

Shumica e madhe e myslimanëve në Maqedoni ka qëndrime të matura. Por, në BIM paralajmërojnë se vehabitë kontrollojnë pesë xhami, se njëri prej tyre, Ramadan Ramdani është suspenduar për këtë arsye. Mirëpo, ai demanton këto akuza, duke thënë se dikush me qëllim dëshiron “ta frikësojë popullin”.

“Vehabizimi në Maqedoni, në Ballkan dhe në Evropë është bërë shumë më agresiv në 10 vjetët e fundit. Për dallim nga më parë, ai tash është vazhdimisht i pranishëm në Maqedoni”, i tha agjencisë amerikane Jakub Selimovski, një nga funksionarët e Bashkësisë Islame në Maqedoni. .

Islamikët radikalë nuk kanë shmangur as Bullgarinë. Jozyrtarisht flitet për krijimin e “trekëndëshit fundamentalist”: Bosnjë, Maqedoni, Bullgari. Autoritetet në Sofje ishin të detyruara të mbyllin disa qendra islamike, që financoheshin nga Arabia Saudite dhe të cilët, si thuhet kanë pasur lidhje me “vëllezërit myslimanë” nga Egjipti. Zyrtarisht është thënë se mbyllja është bërë për të parandaluar që “terroristët të krijojnë bazë të tyre në Bullgari”, shkruan AP.

Vehabitë sot janë të pranishëm edhe në Shqipëri, pasi viteve të fundit disa mija të rinj janë shkolluar në Lindjen e Afërt, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora