Shtesë » Lajme
SHISH parandalon atentatin ndaj Gafurr Adilit, në Durrës
E shtune, 11.09.2010, 08:58 PM
Kreu i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), Gafurr Adili bëri të ditur se i ka shpëtuar një atentati të planifikuar nga struktura të shërbimit sekret të Maqedonisë. Ish-kreu politik i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), Adili i kishte shpëtuar këtij atentati. Siç bëhet e ditur, dy agjentë të shërbimit inteligjent të Maqedonisë (DBK) janë arrestuar nga strukturat inteligjent të Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH) në Durrës, të cilët po planifikonin një atentat ndaj zotit Gafurr Adili nga Kërçova, me banim në Shqipëri. Ngjarja konfirmohet nëpërmjet një komunikate edhe Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), një ish-strukturë që i takonte ish- Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), organi politik i ish-AKSH. FDBK kërkon që organet shtetërore shqiptare menjëherë të bëjnë publike hetimet e përfunduara për atentatin, ndërsa apelon që siç thuhet kreu i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti të tërhiqet nga likuidimi i atdhetarëve shqiptarë.