E enjte, 01.05.2025, 01:52 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Maqedonia dhe Kosova, ndër shtetet më religjioze në botë

E merkure, 08.09.2010, 06:10 PM


Studimet që ka bërë “Gallup” në 114 vende në vitin 2009 treguan se Maqedonia dhe Kosova janë ndër shtetet më religjioze në botë, më shumë nga SHBA-të, që zbatojnë më shumë religjione si dhe me religjioze se shumica e vendeve fqinje që nuk është rast me Shqipërinë e cila është në grupin e shteteve më Joreligjioze. Hulumtimi gjithashtu tregoi se me përjashtimin e Shteteve të Bashkuara, vendet e varfëra janë më fetare dhe anasjelltas, ata që kanë të ardhura të larta janë më poshtë në listën e Gallup, transmeton Shqipmedia.

Mesatarja e përgjithshme e të rriturve të cilët thonë se feja është një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre të përditëshme, është 84%, e cila është e pandryshuar nga ajo që “Gallup” ka zbuluar në vitet e mëparshme. Në dhjetë vende, të paktën 98% kanë rënë dakord se feja është një pjesë e rëndësishme në jetën e përditshme.

Shtete e Bashkuara, një nga vendet më të pasura në botë e kundërshton këtë prirje. Rreth dy të tretat e Amerikanëve (65%) thonë se feja është një pjesë e rëndësishme në jetën e përditshme. Në mesin e vendeve me të ardhura të larta, vetëm italianët, grekët, qytetarët e Singaporit dhe vendet e Gjirit Persik, të pasur me naftë, thonë se feja është e rëndësishme për ta.

Shtetet më religjioze në botë:

 

1. Bangladesh

2. Nigeria

3. Indonezia

4. Jemen

5. Malavi

 

42. Kosova

 

65. Turqia

70. Bosna

71. Maqedonia

79. Greqia

80. Mali i Zi

85. SHBA-të

88. Serbia

 

102. Shqipëria



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx