E premte, 02.05.2025, 12:59 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shkup: Manifestim në përkujtim të kryengritjes ndaj osmanëve në 1912-n

E enjte, 12.08.2010, 06:11 PM


Tubimi

Manifestim në përkujtim të kryengritjes ndaj osmanëve në 1912-n

 

Sot, në Shkup, në sheshin “Skenderbeu”, në orën 16:30 fillon manifestimi me moton: “Të përkujtojmë çlirimtarët e Shkupit”.
Këshilli Organizativ, për shënimin e 98-vjetorit të Çlirimit të Shkupit nga Forcat Shqiptare, nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe atdhetarëve të tjerë, fton shkupjanët dhe të gjithë shqiptarët, që të enjten, më 12 gusht, të marrin pjesë në Manifestimin me moton: “T’i përkujtojmë çlirimtarët e Shkupit”. “Përkujtimi i kësaj date të rëndësishme historike kombëtare meriton një organizim sa më dinjitoz, prandaj edhe e përsërisim ftesën që krahas bashkorganizatorëve, Bashkimit Demokratik Kombëtar, Komunës së Çairit dhe OJQ-së ‘Realiteti’, nismë kjo që u mbështet edhe nga “Demokracia e Re”. Në manifestimin e nesërm të marrin pjesë edhe përfaqësues të partive politike dhe shoqatave e organizatave tjera joqeveritare shqiptare”, thonë organizatorët e manifestimit. Sipas tyre, pjesëmarrja sa më masive e shkupjanëve, por edhe e qytetarëve nga qytetet tjera, në manifestimin e 12 gushtit në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, do ta bënte edhe më madhështor këtë manifestim, i cili do të begatohet edhe me tingujt e muzikës shqipe. Lëvizja VETËVENDOSJE!, nëpërmjet një komunikate, ka mbështetur nismën e Bashkimit Demokratik Kombëtar për shënimin e 98-vjetorit të çlirimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptarë më 1912.
Në komunikatë thuhet se “më 12 gusht 1912, mijëra kryengritës shqiptarë të armatosur, të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Idriz Seferi, Ali Shkupi, Mehmet Tetova e shumë atdhetarë të shquar, përmbyllën çlirimin e vilajetit të Kosovës nga pushtimi osman, pasi morën në kontroll Gjilanin, Preshevën, Bujanocin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Kumanovën, si dhe kryeqytetin e Kosovës – Shkupin. Kjo kryengritje kaq e suksesshme e nxiti krijimin e Aleancës Ballkanike të fqinjëve pushtues e ekspansionistë antishqiptarë mes Serbisë, Malit të Zi, Greqisë e Bullgarisë, të cilat i shpallën luftë Perandorisë Osmane dhe ua mësyn trojeve shqiptare. Kur shqiptarët çliruan kryeqytetin e Kosovës, VMRO-ja e atëhershme, prej së cilës rrjedh kjo e sotshmja në pushtet, ishte ajo që kërkonte ndërhyrjen bullgare për ta penguar përpjekjen tonë kombëtare për pavarësi politike.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx