E enjte, 01.05.2025, 05:14 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

DASH raport kundër terrorizmit: Në 2010 s'u ngri asnjë aset

E shtune, 07.08.2010, 03:06 PM


WASHINGTON-  Departamenti Amerikan i Shtetit deklaron se asnjë aset i dyshuar për financimin e terrorizmit nuk është ngrirë këtë vit, në bazë të ligjit për ngrirjen e pasurive që financojnë terrorizmin.

“Përpjekjet e qeverisë në luftën kundër terrorizmit pengohen nga mungesa e infrastrukturës dhe e të dhënave për t’i përpunuar dhe menaxhuar rastet e tilla”- thuhet në raportin që Departamenti Amerikan publikoi sot në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

 

Raporti konstaton se në tetor të vitit të kaluar Ministria e Financave kishte deklaruar se kishte ngrirë asestet e 6 individëve dhe të 14 fondacioneve dhe kompanive të përfshira në listën e 1267 personave në listën e terroristëve të shpërndarë nga SHBA.

 

Në kuadër të luftës kundër terrorizmit raporti përmend procesin në gjykim e sipër ndaj pronave të Jasin al Kadi , i akuzuar për financim të terrorizmit. Si dhe rasti i arrestimit të Artan Kristos të akuzuar për thirrje dhe propograndë për veprime terroriste.

 

Më 14 janar 2008, thuhet në raport, filloi gjyqi nën akuza penale kundër Hamzeh Abu Rayyan, administratori i dyshuar për financuesin e terrorizmit Yassin al-Kadi, i cili akuzohet se kishte fshehur fonde të përdorura për financim terrorizmi. Kjo shënoi gjyqin e parë që zhvillohej në Shqipëri për financim të terrorizmit. Gjyqi vazhdoi gjatë gjithë vitit 2009. Një padi civile e ngritur nga al-Kadi për të zhbllokuar asetet e tij u hodh poshtë dhe u ngrit disa herë në gjykatë. Tani rasti pret të gjykohet në Gjykatën e Tiranës.

 

Më 12 dhjetor 2009, thuhet në raport, në Durrës u arrestua imami Artan Kristo, i njohur edhe me emrin Muhamed Abdullah, i cili u akuzua për nxitje dhe propagandim në publik të akteve terroriste. Sipas akuzës, ai kishte bërë thirrje për xhihad në forumin AlbSelafi.net në internet. Më parë, ai ka qenë marrë si i dyshuar lidhur me vrasjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar Salih Tivari, në janar 2003. Gjykata e Durrësit vendosi që Kristo të mbahej i ndaluar në pritje të gjykimit.

 

Megjithatë Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson si pozitive përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar kufijtë dhe të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në raportin e përvitshëm të këtij departamenti thuhet se Shqipëria po punon në mënyrë agresive me SHBA-në dhe vendet e tjera për të luftuar terrorizmin.

 

Raporti thotë se “Shqipëria ka premtuar të rrisë trupat në Afganistan dhe të ngrijë llogaritë bankare që kanë të bëjnë me pastrim parash dhe financimin e terroristëve, dhe në mënyrë agresive po punon me SHBA- në dhe vendet e tjera për të luftuar terrozimin.”

 

“Shqipëria ka bërë progres në identifikimin e dobësive në pikat kufitare dhe detare, por qeveria dhe forcat e policisë vazhdojnë të përballen në forcimin e sigurisë së kufijve dhe të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.”- thuhet në raport.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx