Shtesë » Lajme
Haxhi Dulla: 925 milion njerëz të uritur në botë
E enjte, 16.09.2010, 09:57 PM
925 milion njerëz të uritur në botë
Nga HAXHI DULLA
925 milion njerëz në botë semurën nga uria – këto shenime para disa ditësh i dha Organizata e Kombeve të Bashkuara për qështje të Bujqesisë dhe Ushqimit ( FAO) .
Në raportin më të ri ,u shënua një rënje simbolike e numrit të të uriturve për 98 milion.
Edhe përkundër marrjes së hapave të reja për zvogëlimin e numrit të të uriturve nën shifrën prej 1 miliardëve, situata edhe me tej është alarmuese -thekson FAO , e cila në Romë parashtroi raportin e bashkëpregaditur me Programin Botëror të Ushqimit (WFP).
" Cdo 6 sekonda vdes një fëmijë, nga shkaqet e problemeve lidhur me urinë. Uria edhe më tutje mbetet skandali dhe tragedia me përmasa shumë të mëdha në botë " – tha drejtori general i FAO Jacques Diouf , duke apeluar për zvogëlim të " urisë kronike „ në botë.
"Intervenimi energjik i vendeve të botës për zvogëlimin e numrit të të uriturve është më se i domosdoshëm dhe sa më i shpejt ” ka theksuar drejtoresha e Programit Botëror të Ushqimit Josette Sheeran.
Nga raporti shihet se dy e treta e personave të uritur jetojnë në tete shtete të botës : Bangladesh, Kinë, Republiken Demokratike të Koresë, Republikën e Kongos, Etiopi , Indi, Indonezi dhe Pakistan.
Azia është kontinenti ku jetojnë më tepër njerëz të uritur me - 578 milion njerëz . Në Afrikë ,në regjionin shkretëtërisë së Saharës jetojnë 239 milion njerëz të uritur.