E enjte, 01.05.2025, 07:00 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Illiricum Sacrum: Joseph Fadelle dhe Çmimi i konvertimit

E merkure, 15.09.2010, 09:59 PM


Joseph Fadelle dhe Çmimi i konvertimit

 

Ne nje liber, Joseph Fadelle tregon dhunen qe i eshte ushtruar pas konvertimit te tij ne Fene Katolike. Ai banon sot ne France.

 

« Edhe ne kete moment nuk me besohet. Jo! Nuk dua t'a besoj se vete njerezit e familjes time kane dashur te me vrasin. »

 

Joseph Fadelle ka mberritur ne France qe 9 vjet, si refugjat iraken. Emri i tij i vertete : Mohammed al-Sayyid al-Moussaoui. Ne Irak, ky emer hap dyert e influences, te pasurise dhe te pushtetit. Moussaoui jane nje familje e madhe aristokrate shite. Nga i ati, prejardhja e Mohammed-it shkon deri tek imami Ali, kusheri i Muhamedit. Ne Bagdad, njerezit e pershendesnin dhe e quanin « Sayid Malouana », qe do te thote "zoteria yne". Sot, Joseph nuk eshte me shume se nje "pa familje"," pa shtet", nje "klandestin". Arsyeja eshte se eshte konvertuar ne Fene Katolike.

 

« Semundja jote eshte Krishti, dhe nuk ka sherim. Ti nuk do te sherohesh kurre », i thone te vellezerit e tij.

 

Konvertimi i tij u be ne 1987. Kur ai kryente sherbimin ushtarak ne Basore, ai hyri nje dite ne dhomen e nje te krishteri.

 

Per te, kjo ishte nje poshterim. « Te ne, te krishteret konsiderohen si nje shtrese e ulet e ndyre e popullsise ("parias impurs'"), me pak se asgjeja, me te cilet nuk duhet te perziesh ne asnje menyre. Ne Kuranin qe recitoj çdo dite qe femij, te krishteret jane heretike qe besojne ne tre zota. » Massoud, shoku i dhomes i kerkon te lexoje edhe nje here Kuranin. Ky lexim do t'ia trondiste jeten e tij. Ne kete liber ai nuk njeh me Zotin e dashurise te cilit ai deshiron t'i besoje.

« Libri i shenjte (sic) i islamit e ka humbur per mua forcen e tij te bindjes, deri ne ate pike saqe dyshoj se ai eshte me te vertete fjala e Allahut. » Tronditja e vertete i vjen kur shoku i tij i dhomes ia ve Biblen e Shenjte ne duar. Eshte atehere kur ai fillon te pasionohet « per kete Jezu-Krisht, per te Cilin flasin Ungjillet ». Nje pasion qe ai do t'a jetoje ne trupin e tij.

 

Ne Irak, mohimi i fese islame te çon drejt vdekjes. Gjate 10 vjeteve, Mohammed i shpeton denimit duke i fshehur familjes konvertimin e tij. Çdo dite, me te atin dhe vellezerit e tij ai perkulet 5 here ne dite ne drejtim te Mekes, por ai therret emrin e Jezusit ne vend qe te thote Al-Fâtiha, prologun e Kuranit te cilin e recitojne çdo dite miliona myslimane.

 

Per çudine e tij, eshte vete Kisha qe do t'a refuzoje ne fillim Mohammed-in. Ai deshiron te pagezohet. Çdo here ai merr nje refuzim. Per te krishteret irakene, nje mysliman qe i gerset ne dere eshte nje kercenim, qofte ai spiun, qofte ai nje vullnet-mire qe ka deshire te konvertohet. Konvertimi i myslimaneve nga te krishteret eshte i denuar me vdekje [ne Irak]. « Duke kerkuar Pagezimin, ti rrezikon jeten tende se bashku me jeten e atyre qe kane pranuar kerkesen tende. », i shpjegon nje meshtar. Nje tjeter eshte me direkt : « As qe behet fjale te shpetojme nje dele te vetme dhe te sakrifikojme nje kope te tere ».

 

Edhe ne rregjimin e ashtuquajtur laik te Sadam Husein, te krishteret jetonin nen frike dhe nen tallje. Ne vitet 1980 ata ishin me shume se nje milion, kurse sot ata jane me pak se gjysma.

« Ka qene e trishtueshme te shikoja gjitha ato dyer qe me mbylleshin, por me terheqjen e tyre e kuptoj edhe une situaten. Ata dridhen nga frika. » Mbas shume kembenguljesh, Mohammed me se fundi merr lejen te shkoje ne Meshe.

 

Kur e merr vesh konvertimin e tij, familja e nxjerr jashte. Me shume per reputacion sesa per nje bindje te vertete fetare. I ati nuk mund ta duroje turpin te kete nje femi te krishtere. Kjo edhe per faktin se Mohammed eshte "i preferuari" nder 9 vllezerit dhe 10 motrat e tij, dhe atij i takon t'i zere vendin te atit. E ema, ajo thote vetem dy fjale : « Mbyteni ». Autoriteti me i larte shite ne Irak, ayatollah Mohammed Sadr jep "fatwa" qe vulos fatin e tij : « Ne qofte se ai pranon se eshte i krishtere, atehere ai duhet vrare, dhe Allahu do te shperbleje ate qe do te kryeje kete "fatwa" ».

 

Ne shenje paralajmerimi ai burgoset ne burgun Hakimieh ku lihen te burgosurit politike. Ai merr numrin 318. Gjate tre muajve ai rrihet dhe turturohet. I kerkojne emrat e atyre qe e kane bere te perqafoje katoliçizmin, por Mohammed hesht. Ai do te kaloje 16 muaj ne burg. Kur hyri, ai peshonte 120 kg, kurse kur doli, jo me shume se 50. Gjate muajve te vetmise dhe te skamjes, vetem nje mendim i jep force te qendoje : te jetoje derisa te marre Pagezimin dhe Kungimin.

 

Por edhe pas daljes nga burgu, ai rrezikon jeten ne Irak. Nje meshtar e keshillon te leje vendin, se bashku me 2 femijet dhe gruan e tij, e cila ishte konvertuar githashtu. Mohammed zgjedh te arratiset ne Jordani ku gjen strehe tek nje familje e krishtere. Ne fshehtesi ai dhe famlja e tij marrin Pagezimin dhe Mohammed nderron emer ne Joseph. Rreziku eshte gjithkund i pranishem. Vellezerit e tij e kerkojne, e gjejne dhe duan ta sjellin prapa ne Irak. Kur Mohammed rrefuzon nje kusheri e qellon me arme nga fare afer, por çuditerisht plumbi nuk e kap. Nderkohe qe « nje ze femeror i brendshem i pershperin te ike me vrap », ai qellohet ne kembe, rrezohet dhe zgjohet me vone ne nje spital paditur se si ka mberritur aty dhe si vazhdon te jete perseri ne jete.

 

I detyruar te arratiset edhe nje here per te ruajtur familjen e tij, Mohammed merr me veshtiresi nje vize per te shkruar ne France. Te lere Lindjen eshte nje pikellim i thelle por ai nuk ka zgjidhje tjeter : « Islami dhe shoqeria e ndertuar mbi te nuk do te me kishin lene lirine elementare. Vetem si mysliman do te kisha mundur te jetoja ne paqe ne kete toke te Lindjes, toke qe i perket edhe te krishtereve. [...] Me duket vetja sikur me kane zhgulur nga toka ime, ashtu si nje gjethe peme e rene per toke, e marre nga era, e shkelur me kembe. »

 

Familja Fadelle zbriti ne Paris me 15 Gusht 2001. Joseph, e shoqja dhe dy femijet marrin pjese menjehere ne nje proçesion kushtuar Virgjires Mari. Kjo gje as mund te mendohej ne nje toke myslimane. Sot, Joseph Fadelle ka marre nenshtetesine franceze. Ai ka shkruar librin e tij "Çmimi per t'u paguar" per te deshmuar nje gje : « Ky liber eshte misioni im : t'i bej te njohur te gjitheve rrezikun islam », nje besim qe do t'i imponoje te gjitheve dogmat dhe traditat e saja. Per islamin, te qenurit laik nuk ka asnje domethenie.

 

Joseph Fadelle nuk eshte penduar per asnje gje. Ai shpreson se paku te kuptohet nga ata qe e kane pranuar. E ndoshta nje dite, « te jetoje ne nje Irak ku te krishteret te kene te drejten e qytetarise » : « Deshiroj qe shoqeria te ndryshoje, ose, me mire, te behet e krishtere. »

 

Raphaëlle Desjoyaux, le jeudi, 13/05/2010 dans "Société".

 

http://www.valeursactuelles.com/actualit%C3%A9s/soci%C3%A9t%C3%A9/prix-d039une-conversion20100513.html

 

Perkthyer nga Illiricum Sacrum



(Vota: 16 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx