E shtune, 26.07.2025, 09:09 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Xhevat Rexhaj: Ndërroi jetë veprimtari i madh shqiptar i trevës së Istogut, Isa Rexhaj

E marte, 14.09.2010, 09:58 PM


NDËRROI JETË VEPRIMTARI I MADH SHQIPTAR I TREVES SË ISTOGUT ISA REXHAJ

 

Ky shekulli i ri për istogun me rrethinë duket se është disi i pamëshirshëm. Në rrafshin kombëtar gjithshqiptarë humbëm dy figura të mëdha të gjenit shqiptarë, Presidentin Historik Ibrahim Rugovën dhe Kryetarin Historik të Istogut Fadil Feratin. Dhimbja ishte dhe mbetet ende e madhe ngase na shkuan Njerëz të karizmës dhe dijesë njerëz të veprimit dhe politikë spra njerëz të shteti dhe shtetëbërjesë.

 

Pa na u terur sytë nga lotët për fadil feratin sot në fshatin Cerrcë ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rendë bashkëpunëtori dhe veprimtari i LDKsë afër Fadil Feratit Isa H. Rexhaj. Isa ishte një intelektual autodidakt, një njeri me diapzon të lartë dhe një shqiptarë që ishte gjithhere në luftë me komunizmin, ai ishte edhe i denuar dhe anatemuar me letren e Titos në vitet e Kushtetutës së 74 es, ishte kryetar i LDKsë në Cerrcë afër 20 vite i zgjedhur me vota të qytetarëve, ishte anëtar i Kryesisë së degës së LDKsë për Istog, ishte njeri që natën e ditën veproi për Cerrcën dhe rrethinën, ishte një zë dhe një përkrahës deri në fanatizëm i rrugës rugoviane.

 

Isa Rexhaj ishte një vepër në vetvehte, vërtet ishte atdhetarë dhe shqiptarë i vërtet, qebesa Cerrcën e ka lanë keq por siq më tha heren e fundit me optimizëm prapëseprapë nuk duhet të kemi frikë për të ardhmene e Cerrcës ngase tha ai në Cerrcë është i mbjellur rugovizmi dhe urtia së bashku me ardhmërinë, të shpresojmë.

 

Varrimi i Isa Rexhajt do të bëhet të marten me 14.09.2010, në Cerrcë

 

I qoftë dheu i lehtë Isa Rexhajt, e kisha si vëlla timin djalin e axhës Isen...

 

Xhevat Rexhaj, 13/09/2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx