Shtesë » Lajme
Milazim Kadriu: Ligji çmon kontributin e ish të burgosurve politik që kanë dhënë për Lirinë e Kosovës
E diele, 12.09.2010, 05:09 PM
LIGJI ÇMON KONTRIBUTIN E ISH TË BURGOSURVE POLITIK QË KANË DHËNË PËR LIRINË E KOSOVËS
Nga Milazim KADRIU
Në një komunikatë për shtyp të Shoqatës së ish të burgosurve politik në Besianë bëjnë të ditur se kanë mirëpritur miratimin e ligjit në parim për ish të burgosurit politik nga Kuvendi i Kosovës, ku si thonë ata kjo është një e arritur e madhe e shoqërisë dhe e çmuarjes së vlerave të saj në Kosovë. Në komunikatën e nënshkruar nga Afrim Fusha, kryetar i SHBP në Besianë thuhet se sigurisht që nuk është vetëm Ligji si përcaktues i vlerave, siç janë ish të burgosurit politik, por miratimi në parim i Ligjit për këtë kategori i nxjerr ata nga harresa për kontributin që kanë dhënë për lirinë e Kosovës, sepse edhe vet UÇK ishte vepër e të burgosurve politik të Kosovës, prandaj ky ligj i nxjerr një pjesë të tyre nga varfëria ekstreme, ua rregullon me ligj mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe i nxjerr nga përdallimi që u bëhen nga subjektet politike nëse nuk janë me to, si në punë, në shkollim etj. Gjithashtu është mirë që të bëhet kategorizimi i ish të burgosurve politik, të mirëfilltë, nga kategoria tjetër që kanë rënë në dorën e okupuesve serb si pengje të luftuesi dhe disa ndryshime tjera, por që dëmshpërblimi të jetë i njëjtë për të gjitha kategoritë që kanë qenë të mbajtur në burgjet serbosllave, shprehet Fusha.