E enjte, 01.05.2025, 01:42 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Deklaratë nga F.B.K.SH

E diele, 12.09.2010, 12:25 PM


FRONTI   BASHKIMIT   KOMBËTAR   SHQIPTAR

                                                                F.B.K.SH                            Tiranë, 12/shtator/2010

 

 

D E K A L A R A T  Ë

Nr, 04;  protokoll; 12/10

 

 

Kuvendi i  “III”-të  i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, zhvilluar më 24/prill/2010 në qytetin e Himarës, erdhi jo vetëm si obligim statutuorë i F.B.K.SH-së, jo vetëm si strategji efikase dhe sfiduese kundër rrymave antishqiptare në atë zonë, por dhe si një eveniment i një rëndësie piemontale  qoftë për moralin atdhetar që karburonë  Çështjen  Kombëtare dhe vet  Frontin  po ashtu edhe për vendimet historike që ai mori:

 

  • Kuvendi i “III”-të i F.B.K.SH-së,  në Himarë më 24/prill/2010, pas një analize paraprake të detajuar (mbështetur në fakte, infomacione dhe këshilla shqiptarodashëse të aleatëve) mbi ndryshimet gjeopolitike në Ballkan e më gjerë, vendosi unanimisht  ngrirjen përkohësisht të strukturës ushtarake të tij, Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), duke vlersuar se është rruga dhe mjetet demokratike, për momentin, ato të cilat do të  lejojnë impelmentimin e Platformës dhe strategjisë së F.B.K.SH-së  deri në  zgjidhjen përfundimtare të Çështjes së Bashkimit Kombëtar, përshtatur  kushteve të reja të krijuara.
  • Ky Kuvend Historik, që i kalonë përmsat e kohës në të cilën jetojmë, cilësoi se: “nëse situatat në rajon do të ndryshojnë në disfavor të shqiptarve, sigurisht, nëpërmjet respektimit të strukturave të FBKSH-së dhe kolegjalitetit brenda tyre, do të propozohet rikthimi i AKSH-së, në skenë, e  freskët  ashtu si është “konservuar”.
  • Kuvendi i Himarës ka, gjithashtu,  një rëndësi unikale sepse përfundimisht ju dha grushtin e merituar disa elementëve karrieristë, delirant dhe të dëmshëm për Çështjen Kombëtare, duke dezinfektuar radhët e veta me perjashtimin cerimonial ( me votë të lirë) të tyre dhe duke garantuar anëtarët e vet dhe mbarë opinionin e shëndosh atdhedashës se F.B.K.SH-ja nuk është parti politike, por  lëvizje politiko-atdhetare e masave e cila ka marrë për sipër detyrën hyjnore, Bashkimin Kombëtar Shqiptar. Nëse dikush mendonë, se F.B.K.SH-ja do të ndërrojë rrugë, gabohet rëndë. Ky Front gjithëpërfshirës nuk ka qenë, nuk është dhe kurrë nuk do të jetë pronë e askujt, por mjeti për realizimin  e aspiratës së shqiptarve nën një betim solemn moral edhe ushtarak.

Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH) ju bënë thirrje të gjithë atyre, individëve, që tentojnë të përulin, intrigojnë, sulmojnë apo sabotojnë qëllimshëm, për interesa të dyshimta, Çështjen Kombëtare  apo figurat atdhetare që e drejtojnë atë, se nuk do të tolërojë për asnjë çast, madje do të jetë shumë i ashpër karshi tyre edhe  pse ai është organizëm politiko-atdhetar .

Kombi Bekoftë Shqiptarët!

 

Kryetari

i F.B.K.SH

Prof. Arbër Kastërioti

 



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx