E hene, 29.04.2024, 02:27 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Konferencë për shtyp e organizuar nga Këshilli Pedagogjik i Mësuesve Shqiptarë në Greqi

E diele, 19.09.2010, 12:39 PM


DEKLARATE PER SHTYP

 

Të nderuar përfaqësues të mediave!!

 

Ju bejme me dije se sot u zhvillua nje konference per shtyp e organizuar nga Këshilli Pedagogjik i Mësuesve Shqiptarë në Greqi, i kryesuar aktualisht nga zoti Jovan Mëhilli. Ai mbajti një deklaratë për shtyp në të cilën paraqiti disa nga problematikat e hasura nga mësuesit shqiptarë në shtetin fqinj. (Prej afro 15 vitesh mbi qindra mësues shqiptarë japin mësim vullnetarisht në Greqi për fëmijët e familjeve emigrante shqiptare. Qëllimi është të ruajmë identitetin dhe mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë. Ne si Këshill kemi disa kërkesa ndaj Ministrisë së Arsimit me të cilën kemi komunikuar edhe në rrugë zyrtare, por që nuk janë zgjidhur...  Por deklarata jonë krahas MASH-it,  i drejtohet gjithë organeve shtetërore, medias, shoqërisë civile...

Konferenca u mbajt  ditën e sotme, më datë 18.09.2010, ora 10:00 pranë ambienteve të Forumit “Rinia Aktive” në Tiranë; rruga: Maliq  Muço; ndërtesa 18; hyrja 8; apartamenti 6, pranë njësisë Bashkiake numër 9-të ose pranë shkollës “Sinan Tafaj”

Gjatë konferencës Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Greqi  bëri publike disa fakte të pa publikuara më parë në media. Gjatë vizitës së tyre në Tiranë përfaqësuesit e këtij Këshilli kanë pasur takime dhe mbështetje nga shumë figura të njohura të politikës dhe Letërsisë shipe, midis tyre edhe me shkrimtarin e madh Dritëro Agolli dhe me z. Sabri Godo. Ata kanë marrë gjithashtu edhe mbështetjen e zonjës Edit Harxhizv.ministre e Jashtme.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do ta vlerësonim jashtëzakonisht pasqyrimin e ketij problemi ne mediat ku ju punoni.

 z. Jovan Mëhilli, drejtues i KËSHILLIT PEDAGOGJIK TË MËSUESVE SHQIPTARË NË GREQI.

Kontakte me (adresë zyrtare e Këshillit të Mësuesve Shqiptarë në Greqi)

Jovan Mëhilli Cel: 069 35 96 188

e-mail: abilekajn@yahoo.gr Adresa ne Athinë: Tel. Në Athinë: + 030 210 86 72 932; ose  0030 697 62 48 768

 

 

 

            DEKLARATË PËR SHTYP E PLOTE

KËSHILLI PEDAGOGJIK I MËSUESVE SHQIPTARË NË GREQI

 (DREJTUAR ORGANEVE SHTETËRORE, MEDIAS, SHOQËRISË CIVILE)

 

Këshilli Pedagogjik i Mësuesve të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi, që aktualisht përfshin mbi 300 mësues, të cilët u mësojnëvullnetarisht Gjuhën Shqipe fëmijëve të emigrantëve, u drejtohet me këtë deklaratë për shtyp, gjithë faktorit politik, institucioneve shtetërore, medias she shoqërisë civile në Shqipëri, lidhur me shqetësimin tonë si më poshtë:

 

Çështja e parë

1.                               Këtë vit shkollor rrezikohet të dështojë hapja e shkollave të mësimit plotësues të Gjuhës Shqipe në Greqi

Ky rrezikim vjen për shkak se nuk na kanë ardhur tekstet mësimore dhe disa materiale të tjera shkollore, që Këshilli ynë i ka kërkuara Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Jashtme në Shqipëri. Kërkesa për tekste është bërë që ma datë 11 maj  2010 dhe tashme duhet të ishe mbyllur, pasi shkolla nis në muajin tetor.

Kërkesat tona për tekste shkollore kanë  qenë për; Abetare dhe Paraabetare, tekste të Gjuhës Shqipe, komplete mjetesh mësimore për Ciklin e Ulët; programe të unifikuara për mësimin plotësues të Gjuhës Shqipe; metodika në ndihmë të mësuesit; regjistra, harta, amza etj...

Kërkesat tona nuk janë të mëdha, por dua të theksoj së akoma më e madhe është rëndësia e tyre, sepse me këto libra mundësohet mësimi i Gjuhës Amtare për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Kështu realizohet një e drejtë themelore kushtetuese, lidhur me mësimin e Gjuhës së Nënës dhe njëherazi, ruhet identiteti i tyre kombëtar.

Këtë mision, sa fisnik aq edhe atdhetar, përpiqen të realizojnë qindra mësues emigrantë shqiptarë në Greqi, që krahas punës së përditshme, u zhvillojnë vullnetarisht (pa asnjë pagesë) fëmijëve bashkëkombës mësimin e Gjuhës Shqipe.

Prandaj ne mësimdhënësit e shqipes me të drejtë u drejtohemi drejtuesve të Ministrisë së Arsimit dhe të Ministrisë së Jashtme që të plotësojnë urgjentisht kërkesat tona për tekste e mjete mësimore, me dëshirën e mirë që viti mësimor 2010-2011 të nis normalisht, dhe se çdo vonesë është mungesë përgjegjësie prej tyre.

 

Çështja e dytë

     2. Dështoi pjesëmarrja e mësuesve tanë në Seminarin e Vlorës, 26-28 korrik 2010

Kërkesën për pjesëmarrjen e mësuesve tanë në këtë Seminar (që organizohet çdo vit), ia kemi dërguar MASH-it që në fillim të muajit qershor të këtij viti. Ndërsa njoftimi zyrtar nga MASH (për pjesëmarrjen tonë në seminar) na erdhi pasi seminari në fjalë kishte përfunduar. (unë i kam të dokumentuara njoftimet që MASH na ka dërguara në adresë tonën).  Kjo gjë solli pamundësinë e pjesëmarrjes sonë në këtë seminar. Kjo tregon thjesht paaftësi organizmi nga Ministria në fjalë.

 

Çështja e tretë

3. Bëhet vesh i shurdhët edhe ndaj disa kërkesave tona të përsëritur prej disa vitesh në drejtim të MASH, si:

 

1.                               Përgatitja e programeve dhe teksteve të posaçme për nxënësit emigrantë;

2.                              Pajisja e fëmijëve me dëftesë pas përfundimit të mësimeve plotësuese të gjuhës shqipe, me qëllim vazhdimin e arsimimit të mëtejshëm në Shqipëri;

3.                              caktimi i një pagese për mësuesit shqiptarë që ushtrojnë mësimdhënien (tashmë prej afro 15 vitesh), si dhe njohje e kohës së saj si vjetërsi pune; (përllogaritur në normë mësimore);

4.                              Ngritja në Ministrinë e Arsimit dh Shkencës në Shqipëri, e një strukture të posaçme (Drejtori apo Sektor), që të merret me arsimin shqip për emigrantët dhe Diasporën, si dhe buxhet të veçantë.

5.                              Rinovimi i Marrëveshjes dypalëshe të 4 Nëntorit 1998 midis dy ministrive të Arsimit, të Shqipërisë dhe Greqisë, duke bërë të mundur mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve në shkollat greke ku mësojnë dhe gjuhën vendase.

Jemi të bindur se mosplotësimi i kërkesave tona vjen jo nga “varfëria” e shtetit shqiptar, por nga mungesa prej saj e një strategjie “kombëtare” për ruajtjen e identitetit e mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Në këto kushte Këshilli Pedagogjik i Mësuesve Shqiptarë në Greqi është i detyruar të kërkojë:

-         Angazhimin e MASH dhe Ministrisë së Jashtme, si institucione te specializuara të cilat përgjigjen direkt për problemin në fjalë.

-         Vëmendje nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi, krye parlamentarja zonja Jozefina Topalli, dhe kryeministri i vendit z. Sali Berisha, si dhe nga i gjithë spektri politik, media dhe shoqëria civile, pa anashkaluar kontributet e bashkive, komunave dhe bizneseve të nderuar.

Duke mbetur në pritje të realizimit të sa më sipër, dëshirojmë t’ju sigurojmë se, pavarësisht nga rrethanat, mësuesit emigrantë, të organizuar në Këshillin Pedagogjik në Greqi, nuk do të ndërpresin asnjëherë përpjekjet e  tyre për realizimin e misionit fisnik e atdhetar, për ruajtjen e identitetit kombëtar të qindra mijë fëmijëve e të rinjve në Greqi, nëpërmjet mësimit të Gjuhës Amtare.

 

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

z.Jovan Mëhilli, drejtues i KËSHILLIT PEDAGOGJIK TË MËSUESVE SHQIPTARË NË GREQI.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora