E diele, 28.04.2024, 06:37 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ne Himare u shkel ligji dhe kushtetuta : Në mure u ngjitën parulla provokuese

E marte, 21.09.2010, 08:39 PM


Në muret e Himarës u ngjitën parulla provokuese

 

Fregatë greke në bregun e Himarës

 

Nga Zenepe Luka

 

Flasin për "Telegraf", deputeti Fatmir Toçi, prefekti Hasan Halili dhe drejtori i policisë Ylli Metko

 

Politikanët shqiptarë dhe grekë në Himarë

 

Në Himarë është zhvilluar ceremonia e të dyzetave, për të ndjerin Aristotel Guma, që humbi jetën në një aksident automobilistik më 12 gusht, teksa udhëtonte me një motor. Ceremonia përkujtimore ka nisur me një meshë të përshpirtshme në kishën e Shën Pandon, që është përcjellë në gjuhën greke. Në këtë rit fetar kanë marrë pjesë familjarë dhe të afërm, bashkëqytetarë të Gumës, politikanë grekë dhe shqiptarë, si dhe përfaqësues të Mitropolitit të Gjirokastrës. Gjatë këtij riti fetar, që është përcjellë vetëm në gjuhën greke, ka qenë i pranishëm prefekti i zonës së Atikës, deputet i partisë së djathtë ekstremiste LAOS-i, deputeti i PASOK-ut për Janinën Mihalis Pandullas, ish prefekti i Selanikut, i njohur si aktivist i Vorio-Epirit.Dy orë me vonesë ka mbërritur edhe kreu i PPDNJ-së, Vangjel Dule, Kristaq Kiço, kundërshtari i tij politik si dhe deputeti Thoma Miço. Gjatë meshës ka qenë edhe kori fetar i shkollës fetare të fshatit Bulurat, ashtu edhe përfaqësues të FEVA-, bashkimi koordinator studentor i betejave për Vorio-Epirin. Kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano, ka pritur dhe përcjellë politikanët dhe përfaqësuesit e fesë në Greqi, duke qenë i pranishëm gjatë gjithë kohës me ta. Mesha ka vazhduar 3 orë e gjysmë dhe më pas janë bërë homazhe dhe vendosur lule në varrezat e qytetit ku prehet i ndjeri. Më pas kanë bërë vizita në banesën e të ndjerit

 

Në muret e Himarës u ngjitën parulla provokuese

 

Përcjellja e ceremonisë dhe riteve për të ndjerin Guma, mbushja e qytetit me postera me foto të të ndjerit 37 –vjeçar, ku shkruhej me germa të mëdha: "Aristotel Guma nga Vorio-Epiri, Himara, u vra pse fliste greqisht. Gjuha jonë është shpirti ynë, që nuk vdes, nuk mund të vritet". Ngushëllimet në familje dhe kudo, gjithçka ishte greke. Për të arritur këtë qëllim, ndoshta ishte edhe shkaku që nuk u bë asnjë prononcim për median as nga politikanët grekë dhe as nga ata shqiptarë.

 

Flasin për Telegraf:

 

Ylli Metko: "Policia në gatishmëri për siguri të personaliteteve"

 

Sikurse e konstatuat, gjatë gjithë veprimeve e riteve fetare që u kryen në Himarë, nuk pati as edhe shqetësimin më të vogël. Gjithçka ishte normale. Sigurisht, forcat e rendit e kanë për detyrë që të marrin masat e tyre për të siguruar një siguri për veprimet që u kryen, për të siguruar personalitete e larta që kishin ardhur për të nderuar të ndjerin Guma. Ajo që dua të them është se gjatë zhvillimit të këtyre veprimtarive, për asnjë moment nuk pati edhe bllokim të trafikut, në rrugën nacionale, që ishte i rënduar për shkak të fund-javës.

 

Hasan Halili: "Ishte normale që mesha të mbahej greqisht"

 

Unë kam dhënë porosi policisë së shtetit që të bëjë detyrën e saj për mbarëvajtjen e ceremonive që u organizuan në të 40-tat e të ndjerit Aristotel Guma. Sikurse u mor vesh, gjithçka shkoi mirë në respekt të traditës dhe riteve fetare. Ishte normale që mesha të mbahej në gjuhën greke. Mendoj se, tensionet e krijuara artificialisht, do të zbehen sapo drejtësia të japë verdiktin e saj dhe se deklarimet e politikanëve grekë, kanë qenë emocionale dhe se do të krijojnë bindjen, pasi të jepet vendimi i gjykatës. Duke biseduar me ju për këtë problem kaq shumë të lakuar, dua te theksoj se unë kam një avantazh të madh, pasi jam nga Dukati, fshat, i cili ka pasur lidhje dhe bashkëjetesë të hershme me himarjotët, pavarësisht se, ata janë ortodoksë dhe kanë mbështetur njëri- tjetrin në të gjitha situatat kritike që ka pasur populli shqiptar. Është pikërisht kjo bashkëjetesë që do të na çojë drejt Evropës, kjo duhet menduar edhe nga disa personalitete greke, që në momente te veçanta gjykojnë ndryshe.

 

Fatmir Toçi: "Papandreu u nxitua me opinionin e tij"

 

"Himara dhe banorët e saj e treguan veten se janë të qytetëruar dhe respektuan ceremonitë në përkujtim të të ndjerit Guma. Unë kam qenë për të pirë kafe në familjen e të ndjerit dhe vetë babai i tij, u shpreh se, kemi të bëjmë me një aksident automobilistik, kësisoj duke vlerësuar mendimin e tij, që më shumë se kujtdo tjetër i dhemb ikja e të birit, duke vlerësuar edhe qëndrimin e Himarës sot, në kujtim të 40-tave të të ndjerit, konstaton lehtë se kryeministri grek Papandreu u nxitua me opinionin e tij, teksa u shpreh nga Selaniku, për këtë problem. Me kohë gjërat do të shkojnë në vendin e tyre, duke lënë pas nacionalizmat, ekstremizmit dhe duke menduar se, do të ecim bashkërisht drejt "bulevardit" evropian" u shpreh ai.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora