| E shtune, 02.10.2010, 06:43 PM |
Gjermania ulë papunësinë
Nga Haxhi Dulla – Berlin
Shkalla e papunësisë në Gjermani në shtator të vitit 2010 pas përmbledhjes së rezultateve sezonale zbriti befasisht në 7,5 % nga 7,6 % sa ishte në gusht – informoi në komunikatën për media Enti Federal i Punësimit.
Është kjo shkalla më e ulët e papunësisë që nga prilli i vitit 1992.
Numri i punë kërkuesve në shtator ka rënë per 40 mijë duke marr parasysh punët sezonale. Muaji shtator është muaji i 15 i radhës i rënjës së papunësisë në Gjermani. Numri i të papunësuarve në muajin shtator ishte 3,15 milion , nga 3, 19 sa ishte më parë- informon enti gjerman për punësim.
Këto shenime shpresëdhënese janë të mira edhe për shtetasit tjerë të BE.
Në vitin 2011 hapen dyert edhe për qytetarët e shteteve të cilat janë pranuar si anëtare të rregullt të BE në vitin 2004 ( ndër to Polonia,Cekia, Slowakia, Hungaria…) ku papunësia ponjashtu është shumë e lartë. Kjo jep shansë biznesmenëve të këtyre shteteve për themelimin e bizneseve në Gjermani ose Austri ku nuk jan të obliguar të paguajn tatim shtetit amë.
Nga fillimi i vitit 2012 të papunësuarit do të marrin të ardhura mujore ( ndihmë ) në shumë 364 euro, dmth për 5 euro më tepër se sa gjerë tani.
Ekspertët gjerman parashikojnë që kjo ulje e papunësisë do të vazhdojë edhe më tutje në vitin tjetër ku papunësia shpresohet të bie nën 3 milion.
Sipas Michael Feil , nga Instituti i Hulumtimeve të Tregut të Punës në Norimberg, problemi më i madh i papunësisë janë personat të cilet vite me radhë janë në listën e të papunëve, dhe se në vend se të kërkojnë punë ata janë të kënaqur me përfitimin që merr nga shteti për statusin e të papunësuarit. Është kjo 2/ 3 e të të gjithë të papunësuarve në Gjermani. Feil shpresonë se në vent se të ngritet shuma e ndihmës së të papunësuarit , duhet nxitur ata që të punësohen.
Qeveria gjermane planifikon që nga viti i ardhshëm ,të papunësuarit të cilet nuk arrijnë të punësohen në profesionet e tyre, mund të punojnë për komunën,ku jetojnë sikur pastrues parku ose punë të ngjajshme për qka do paguhen nga 900 euro në muaj.