E diele, 28.04.2024, 04:26 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Zbulohet komplot terrorist në Evropë

E merkure, 29.09.2010, 09:57 PM


Nga Radio Evropa e Lirë

 

Zyrtarët e inteligjencës kanë parandaluar një komplot të besueshëm terrorist kundër Britanisë, Francës dhe Gjermanisë. Kulla e Ajfelit u evakuua mbrëmë, pasi zyrtarët morën një thirrje telefonike për kërcënim me bombë. Ky ishte alarmi i dytë i këtij lloji në dy javët e fundit.

 

Ditë më parë, ministri i Brendshëm francez, Brice Hortefeux, ka paralajmëruar se Franca po ballafaqohet me kërcënime “reale” nga militantët e Al Kaidës në Magreb.

 

“Nuk do të përgjigjem në asnjë pyetje tjetër, por do të konfirmoj se kërcënimi terrorist është real, se vigjilenca jonë është rritur dhe se alarmi për nivelin e terrorit është shtuar”, ka thënë ai.

 

Në një deklaratë që u bë publike të martën, drejtori i Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, James Clapper, nuk bëri komente të drejtpërdrejta për ndonjë komplot evropian, por tha se “ne e dimë që Al Kaida do të sulmojë Evropën dhe SHBA-të”.

 

E përditshmja “Wall Street Journal” tha se CIA ka intensifikuar sulmet ajrore në pjesë të pakontrolluara të Pakistanit, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar sulmet në qytetet evropiane.

 

Ndërsa, “Washington Post” citoi zyrtarët amerikanë ta kenë përshkruar si të besueshëm kërcënimin për sulme të tilla.

 

Zyrtarët britanikë gjithashtu kanë tërhequr vërejtjen për një sulm të mundshëm, por shkalla e kërcënimit nuk ka ndryshuar nga kategoria ”e rëndë”.

 

BBC raportoi se kërcënimi i mbrëmshëm ishte “njëri nga planet më serioze të Al Kaidës në vitet e fundit”. BBC tha se ekipet e xhihadisëtve planifikonin kapjen e pengjeve perëndimore e më pas vrasjen e tyre.

 

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Janet Napolitano, ditë më parë, tha se veprimtaria në rritje e grupeve terroriste sinjalizon “kërcënim të madh ndaj vendeve perëndimore, përfshirë dhe shtetet evropiane”.

 

Televizioni ABC News citoi zyrtarët amerikanë të kenë thënë se edhe Shtetet e Bashkuara ishin shënjestër e mundshme e sulmeve.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora