E diele, 28.04.2024, 06:21 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Dalja nga Konferenca Islamike, kusht për liberalizimin e vizave

E hene, 27.09.2010, 09:59 PM


Liberalizimi i vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën do të jetë në vëmendjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme. Rregullorja e paraqitur për heqjen e vizave, i cili ka marr “Ok” në komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian, pritet të marr përsipër edhe një tjetër amendament. Anëtarësimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike përmendet për herë të parë si një kusht për liberalizimin e vizave, transmeton Alsat Tiranë.

Sipas amendamentit, i cili paraqitet nga eurodeputeti i majtë holandez Daniel Van der Stoep, si Shqipëria ashtu dhe Bosnja, më parë duhet të tërhiqen nga kjo konferencë në mënyrë që kjo rregullore për heqjen e vizave të zbatohet.

Tekstualisht në amendament thuhet: “Kjo rregullore hyn në fuqi në qoftë se Shqipëria si anëtare, dhe Bosnja si vëzhguese në Organizatën e Konferencës Islamike të heqin dorë respektivisht nga statusi i anëtarit dhe i vëzhguesit”.

Ky amendament i Van Der Stoep pritet të diskutohet në mbledhjen e këtij komisioni, bashkë me opinionin e Komisionit të Jashtëm lidhur me heqjen e vizave, e paraqitur nga raportuesja Sara Ludford. E pranishme në mbledhje do të jetë edhe eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, e cila është shprehur pro heqjes sa më të shpejtë të vizave për të dy vendet, Shqipërinë e Bosnjën, pasi sipas saj, tashmë kushtet janë plotësuar.

 



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora