E diele, 28.04.2024, 04:49 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Rusmir Smajilhodzic: Rreziku i radikalizmit islamik në Bosnjë

E merkure, 29.09.2010, 09:58 PM


Rreziku i radikalizmit islamik në Bosnjë

 

Nga Rusmir Smajilhodzic

 

Sarajevë, 28 Shtator, 2010 (AFP) – Sulmi më i fundit i terroristëve islamike ndaj një stacioni policie ka rritur frikën për përhapjen e lëvizjes islamike radikale Vahabi ne këtë shtet etnikisht të ndarë.

 

Lëvizja vahabiste është një formë rigoroze e Islamit që këmbëngul në interpretimin fjalë për fjalë të Kuranit, dhe është importuar në Bosnjë nga luftëtarët e huaj që luftuan së bashku me boshnjakët në luftrat e përgjakshme të viteve 1992-95.

 

"Sipas burimeve të Shërbimit të Sigurisë Publike, numri aktual i vahabisteve kap shifrën e 3000 vetëve, por kjo nuk do të thotë që këta njerëz janë të gjithë terroristë,” deklaroi Ministri i Sigurisë Publike Sadik Ahmetovic.

 

"Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që midis tyre të ketë individë të cilët në momente të caktuara të kryejnë veprime terroriste,” shtoi ai, duke këmbëngulur se policia boshnjake i ka të gjitha kapacitetet për të përballuar këto kërcënime.

 

Myslimanët boshnjakë që përbëjnë rreth 40% të popullsisë 3.8 milionëshe të Bosnjës, janë përgjithësisht një komunitet i moderuar sunit.

 

Gjatë konfliktit të përgjakshëm ndër-etnik 1992-95, një numër i papërcaktuar luftëtarësh islamikë u bashkua me ushtrinë e myslimanëve boshnjake. Ata përhapën Vahabizmin, i njohur gjithashtu si Salafizëm, dhe krijuan një grup ndjekësish të kësaj rryme.

 

Aktualisht, në Bosnjë ka 20 grupe radikale islamike, pohoi Ahmet Alibasic, profesor i fakultetit të shkencave islamike ne Universitetin e Sarajevës.

 

Shtatë islamikë radikalë u ndaluan në Shkurt në Gornja Maoca, një krahinë veri-lindore që konsiderohet si qendër grupeve vahabiste. Ata u akuzuan se “po vinin në rrezik integritetin territorial” të Bosnjës. Megjithëse ndodhen akoma në arrest shtëpie, padia ndaj tyre nuk është zyrtarizuar.

 

I kontaktuar nga AFP-ja, kryetari i Komunitetit Salafist në Gornja Maoca nuk pranoi të fliste. Gjithashtu edhe imami i xhamise se Sarajevës e cila mban emrin e mbretit Fahd dhe financohet nga Arabia Saudite, refuzoi të jepte komente për këtë artikull.

 

Përballë xhamisë, vihen re burra me mjekrra të gjata, dhe me veshje të modelit islamik që nuk kanë qenë të përhapura në Bosnjë përpara 1990-ës. Ata shesin shami koke, libra mbi islamin, DVD që përmbajnë predikime të cilat lartësojnë muxhahedinët, ose luftëtarët islamikë…



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora