E diele, 28.04.2024, 02:49 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Rrah mësuesin, i kishte vënë 1-sh para dhjetë vjetësh

E premte, 01.10.2010, 08:06 PM


E. Ulaj | 29-09-2010 14:55 CET

 

Pejë. Më se tetë vjet prej që ka përfunduar shkollën e mesme, një ish-nxënës i gjimnazit të Pejës është kthyer në këtë shkollë, jo për të falënderuar, por për të rrahur ish-mësimdhënësin e tij. Policia e Pejës ka bërë të ditur emrat e protagonistëve të ngjarjes, jo aq të zakonshme. 
Profesori 60-vjeç, Jakup Drançolli ishte në orë mësimi, duke folur para nxënësve, kur në klasë është futur ish-nxënësi i tij, Arben Matoshi, tani 26 vjeçar. 
“Profesori ka dalë në korridor të shkollës për ta sqaruar situatën me të, por njëkohësisht edhe për t’i ikur shikimit të drejtpërdrejtë të nxënësve në klasë ku ishte duke ligjëruar”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Pejës, Xhevat Ibraj. Sipas tij, me të dalë në korridor të shkollës, Matoshi e ka sulmuar fizikisht duke e grushtuar në fytyrë viktimën.


Ai ka nxjerrë nga xhepi edhe një kaçavidë, por me të nuk ka arritur ta godasë profesorin. Më pas ai është larguar në drejtim të panjohur. Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe ka shokuar mësimdhënës dhe nxënës të kësaj shkolle. Profesorët e shkollës, gjatë ditës kanë protestuar dhe kanë refuzuar të mbajnë orët mësimore. 
Shkaqet e këtij sulmi ndaj profesorit veteran, sipas policisë, lidhen më fjalët që kishte thënë vet sulmuesi para profesorit. 
“Ti ma ke humbur karrierën”, i kishte thënë vazhdimisht atij, duke u lidhur me notën e dobët të rreth dhjetë vjetëve më parë. 
“Policia e Pejës menjëherë kanë ndërmarrë aksion të vrullshëm kërkimi. Personin e dyshuar, Arben Matoshi (1984) nga Peja e kanë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit ai tanimë është nën masën e ndalimit policor” ka thënë rreshteri Ibra.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora