| E shtune, 09.10.2010, 07:10 PM |
Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë
www.illyricumlibertas@live.com
Deklaratë për mediat
Sh.m.a.i.k ILLYRICUM LIBERTAS –Tetovë, përshëndet vendimin e Parlamentit Europian për heqjen e vizave për Republikën e Shqipërisë dhe për shtetin fqinj dhe mik të Bosnjë – Hercegovinës.
Ky është një moment shumë i rëndësishëm në rrugën e gjatë dhe të mundimshme të popullit tonë dhe popullit boshnjak drejt Europës nënë. Është një e aritur e madhe e përbashkët e institucioneve të shtetit shqiptar, e klasës politike në përgjithësi dhe e popullit të shumëvuajtur shqiptar.
Njëkohësisht, kërkojmë nga institucionet përkatëse të Bashkimit Europian që të përshpejtojnë procesin për integrimin sa më të shpejtë dhe të plotë të Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në Union.
Nga ana tjetër, Illyricum Libertas u bën thirje Institucioneve europiane që të përshpejtojnë procesin eurointegrues edhe për Republikën e Kosovës. Si një hap i menjëhershëm i vullnetit të mirë në këtë drejtim do të ishte heqja e regjimit bllokues të vizave edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Popuj të barabartë në një Europë demokratike dhe të lirë, shtëpi e përbashkët e gjithë popujve europianë.
Tetovë/Oaeneum
09.10.2010