Shtesë » Lajme
Skandali i Boboshticës, Xhufi: Ka dorë edhe Kisha Shqiptare
E diele, 31.10.2010, 04:36 PM
Skandali i Boboshticës, Xhufi: Ka dorë edhe Kisha Shqiptare
Pas ngjarjeve të ditëve të fundit, Xhufi ka udhëtuar drejt juglindjes për t'u ndalur gjatë së shtunës në Boboshticë ku ka parë nga afër memorialin për ushtarët grekë, por dhe është takuar me banorë të këtij fshati të njohur. Skandali i dhunimit të varreve 200-vjeçare të Boboshticës ne Korçë, po merr përmasa të mëdha nga dita në ditë. Edhe pse komuna Drenovë, pjesë administrative e të cilës është fshati në fjalë, deklaroi se ndërtimi është i paligjshëm dhe se nuk kishte dijeni për autorët, ky institucion nuk ka marrë asnjë masë konkrete për shembjen e ndërtimit që nxori në sipërfaqe eshtrat e të vdekurve.
Historiani Pëllumb Xhufi e cilëson si skandal e madje dhe vepër të rëndë kriminale dhunimin e varrezës. Kjo histori, sipas ish-numrit dy të diplomacisë shqiptare është e njëjtë me Kosinën në Përmet dhe me të kanë lidhje si autoritetet greke, ashtu edhe ato të kishës në Shqipëri. Ai akuzon shtetin shqiptar se ka lënë të pambrojtura me ligj këto vende, pas një marrëveshjeje të fshehtë me shtetin grek. "Kjo që ka ndodhur së fundmi në Boboshticë, është një tentativë e dëshpëruar për t'i dhënë identitet të paqenë vijës imagjinare të Vorio-Epirit. Historia është shumë më e komplikuar nga sa shfaqet, pasi në të kanë ndërhyrë dhe klerikët e kishës në Shqipëri, por dhe heshtja e shtetit tonë është për t'u parë.
Dua të theksoj se ka një shkelje të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë për përdhosjen e varreve. Ky është një krim shumë i rëndë që duhet ndëshkuar me ligj, krim që ndëshkohej po rëndë që në kohën e Athinës së lashtë, ligj që grekët e njohin shumë mirë dhe nuk duhet ta anashkalojnë kur bëhet fjalë për eshtrat e shqiptarëve",- ka theksuar gjatë të shtunës historiani Pëllub Xhufi nga Boboshtica, vetëm 6 kilometra larg Korçës.
Xhufi i ka bërë thirrje prokurorisë të ndërhyjë me urgjencë për të zbardhur deri në fund këtë ngjarje të rëndë kriminale që, për habinë e të gjithëve, ka mbetur pa autor. Madje dhe vetë komuna Drenovë, në reagimin e saj bën të ditur se, ndonëse dënon aktin e përçudnimit të varreve të të vdekurve, nuk ka marrë asnjë vendim për prishjen e këtij objekti pa leje që është ngritur në rrethana krejt të paqarta nga persona të panjohur ndonëse në mes të ditës në një fshat të banuar me njerëz.
Në Boboshticë disa javë më pare, është ndërtuar një memorial për ushtarët grekë të rënë në luftën italo-greke në vitin 1940. Ndonëse në këtë fshat ka rënë realisht një ushtar grek, eshtrat e të cilit nuk ndodhen më në këtë varrezë të vjetër gati dy shekullore, është ndërtuar memorali që ka dëmtuar të paktën 50 varre duke nxjerrë eshtrat në sipërfaqe.
Konsulli grek: Korca eshte Greqi
"Korça është Greqi, qytetarët e saj janë çliruar nga ushtarët grekë 70 vjet më parë". Kjo është deklarata e bërë dje nga konsulli grek në qytetin e Korçës, në prani të zyrtarëve të shtetit shqiptar, të cilët nuk kanë marrë asnjë masë ndaj tij. Ata kanë qëndruar të ulur në vendet e tyre duke miratuar në heshtje këto deklarata provokuese nga ana e zyrtarit grek.
Në fjalën e tij, konsulli, e ka cilësuar çlirimin e qytetit juglindor të Shqipërisë nga fashizmi si të kryer në vitin 1940 në të njëjtin vit, të cilin Greqia e mban si vitin e çlirimit nga fashistët italianë. Deklarimet u bënë gjatë një takimi në qytetin e Korçës ku përkujtohet 70- vjetori i krijimit të organizatës greke OMONIA dhe çlirimi i Greqisë nga fashizmi.
Në takimin e zhvilluar me këtë rast ishin pjesëmarrës edhe pushtetarë dhe drejtues të administratës lokale, si prefekti i Qarkut të Korçës, Andrea Mano, kreu i Këshillit të Qarkut, kryetari i bashkisë së Korçës, si dhe funksionarë të tjerë të administratës lokale. Këta të fundit ishin të pranishëm në sallë me ftesë të organizatës lokale OMONIA, e cila kishte organizuar edhe një takim dhe kokteil me rastin e 70- vjetorit të krijimit të saj. Një deklaratë e tillë duket se është në përmasat e një incidenti diplomatik, por ajo nuk ka marrë asnjë përgjigje nga funksionarët lokalë dhe prefekti i qarkut si i dërguari i qeverisë shqiptare në Korçë. Madje ky i fundit ndodhej në podiumin e takimit, në momentin e deklarimit të konsullit grek. Thuajse asnjë nga pushtetarët e pranishëm nuk foli gjatë deklaratës së guximshme të konsullit grek, ndërsa shumë persona me shtetësi shqiptare që ndodheshin në sallë braktisën takimin.
Të pranishëm në takim pohuan për Shekullin se konsulli grek Teodoris Ikonomus tha mes të tjerash: Dua të përshëndes gjithë popullin helen në qytetin e Korçës me rastin e 70- vjetorit të çlirimit nga fashizmi dhe me rastin e përvjetorit të krijimit të organizatës OMONIA. Deklarimi shkaktoi jo pak reagim tek pjesëmarrësit. Më tej përfaqësuesi i shtetit grek në qytetin e Korçës, vijoi fjalimin e tij: Dua të uroj veç festës së krijimit të OMONIAS dhe çlirimit të Greqisë edhe çlirimin e Korçës në vitin 1940 nga pushtuesit fashistë.
Në këtë mënyrë konsulli grek Ikonomus, ka tentuar ta quajë çlirimin e qytetit të Korçës në të njëjtën kohë me Greqinë. Deklarimet e mësipërme, Ikonomus i dha ende pa përshëndetur as funksionarët e pushtetit lokal si përfaqësues të shtetit shqiptar, si dhe as përfaqësuesin e qeverisë në këtë qark.
Prefekti: Nuk dëgjova gjë se flitej greqisht
Prefekti i Korçës, Andrea Mano është një nga zyrtarët shtetërorë të pranishëm në mbledhjen e OMONIA-s ku konsulli grek e ka quajtur Korçën: Greqi. i kontaktuar dje nga "Shekulli", Mano pohoi se bëhej fjalë për një takim për 70-vjetorin e çlirimit të Greqisë nga fashizmi. Ai pranoi që ka qenë në takim, i ulur në podium, por tha se nuk e ka dëgjuar këtë pjesë pasi është folur greqisht. "Unë dëgjova përfaqësuesin e OMONIA-s por nuk dëgjova fjalën e konsullit grek. Ai foli greqisht dhe unë nuk e dëgjova",- deklaroi Mano. i pyetur nga "Shekulli" për prezencën apo jo të një përkthyesi në sallë, Mano tha se ndodhej një vajzë por që ai nuk e ka dëgjuar. "Ishte një vajzë që përkthente por mu duk sikur nuk përkthente mirë. Dëgjoja njerëz që qeshnin në sallë . Nuk di t'ju them më shumë në lidhje me këtë fakt që ju po më thoni", shpjegoi dje prefekti Andrea Mano.
Memoriali grek përçan Boboshticën
KORÇË- Pasaportat greke i kanë mbyllur gojën banorëve të Boboshticës, edhe pse po u dhunohen varret e të parëve. Mbi varrezën e vjetër po ndërtohet memoriali i një ushtari grek, i cili është vrarë në luftë me italianët 70 vjet më parë. Gjatë ndërtimit të memorialit kanë dalë në sipërfaqe eshtrat e 50 banorëve të Boboshticës të varrosur në këtë zonë por ato janë shortuar për t'i hapur vend përkujtimit të ushtarit grek.
Ky memorial ka ndarë përgjysmë fshatin me afro 200 banorë. Një pjesë e banorëve kanë frikë të flasin për shkak se posedojnë pasaporta greke dhe trajtohen me pensione nga shteti fqinj, ndërkohë që të tjerët janë kundër këtij horrori që po ndodh me të parët e tyre. Madje në memorial nuk flitet për një ushtar të vetëm por për dhjetëra të tillë duke krijuar idenë se këta ushtarë kanë vdekur për të çliruar zonën e Korçës. Ata që duhet të flasin për këtë çështje, pasardhësit e të zhvarrosurve, e kanë gojën e mbyllur nga pensionet dhe pasaportat greke. Për këto përfitime personale ata kanë harruar edhe eshtrat e të parëve të tyre që ndodhen aty prej 200 vjetësh.
------------------------------------------------------------------------------------
Zhvarrime për kryqin PDU: Akt makabër shteti të veprojë |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() “Ngjarja e fundit e ndodhur në fshatin Boboshticë është një ngjarje makabre e përsëritur. Çdo shqiptar ndihet i fyer kur sheh që institucione që veprojnë në Shqipëri e kanë të thjeshtë që të shesin varret e shqiptarëve për të respektuar ushtritë pushtuese të vendit tonë. Shteti shqiptar duhet të çojë përpara drejtësisë autorët e këtij akti dhe të dekurajojë që akte të tilla të përsëriten në të ardhmen”, theksoi Salaj. Sipas Salajt, rinia shqiptare ndjehet e fyer nga këto akte duke i bërë thirrje më tej që rinisë shqiptare që të veprojë me synimin ndalimin e ketyre veprimeve. “Ne të rinjtë jemi ata që duhet të çohemi dhe të themi: Ndal! Ndal përdhosjes së shqiptarëve! Ndal uljes së dinjitetit tone!”. Të rinjtë e PDU theksuan se veprime të tilla përvecse antishqiptare cënojnë dhe të drejtat e njeriut. “Dhe mbi të gjitha ndal urrejtjes që këta individë tentojnë të krijojnë për të arritur qëllime të errëta, antishqiptare dhe kundër të drejtave të njeriut!”. Kryqi në Boboshticë Kryqi i ndërtuar në varrezat e vjetra të fshatit të Boboshticës në perfieri të Korçës ka mbuluar me beton varret e disa banorëve të vjetër të këtij fshati të njohur në periferi të qytetit në juglindje të vendit. Kane qene fillimisht banoret e Boboshtices qe u ankuan për dëmtimin e varrezës 300-vjeçare nga ndërtimi i një platforme betoni dhe shkalleve deri tek kryqi i vendosur në krye të objektit. Kryetari i komunës Flamur Sala thekson se komuna nuk ka lëshuar asnjë leje për ndërtime në varrezat e vjetra të fshatit Boboshticë. Ndërkohë banorët pretendojnë se organizata OMONIA ka vendosur kryqin në varrezat e vjetra të fshatit duke betonuar varret. Në fund të kryqit ndodhen dy pllaka mermeri, njëra e shkruar shqip dhe tjetra greqisht. Pllaka me mbishkrimin shqip ka të gdhëndura me shkronja kapitale "Lavdi Jezu Krishtit, Boboshticës dhe boboshtarëve, viti 1874. Faleminderit të gjithëve që ndihmuan. Stavri Zuko, dhjetor 1996". Ndërsa pllaka me mbishkrimin greqisht, ka të gdhendur po me shkronja kapitale fjalët "Këtu prehen dy ushtarë grekë, zoti qoftë me ta". Vite më parë, në këtë vend ishin varrosur edhe dy ushtarë grekë, që u gjetën të vrarë në një pyll. Ata më pas u zhvendosën për në Greqi nga familjarët e tyre. (d.b/BalkanWeb) ![]() |
![]() |
-------------------------------------------------------------------------------
Gazeta SHQIP: Intervista
“Shteti ka shitur dinjitetin e Shqipërisë”

Zoti Xhufi, si e konsideroni faktin se mbi varrezat e fshatit Boboshticë është ngritur një memorial për të përkujtuar rënien e ushtarëve grekë?
Është një fakt, që për fat të keq po përsëritet. Nuk është rasti i parë që bëhet publik, siç ka qenë ai i Kosinës ku u dhunuan varret e fshatarëve për memorialin e ngritur dhe për varrezat e ushtarëve grekë në Grykën e Këlcyrës. Ky është rasti i dytë dhe ajo që është më skandaloze, është se po ndodh pas të parit dhe po përsëritet në një mënyrë makabre. E kam parë nga afër që ai monument është i vendosur mbi varret e vjetra të stërlashta bashkë me platformën e betonit të vendosur mbi varret shekullore. Më erdhi keq të shikoj edhe eshtra të të vdekurve. Këtu kemi të bëjmë me një akt përdhosjeje të varrezave. Dhunimi i varrezave është dënuar që në kohën e Romës dhe të Athinës së lashtë si një nga krimet më të rënda. Jo vetëm në kohët e lashta, por edhe në kohët e qytetërimit të krishterë, etërit e kishës e kanë konsideruar se dhunimi i varreve dhe përzierja e eshtrave është e njëllojtë me vrasjen. Këtu kemi të bëjmë me një krim, qoftë në kuptimin laik ashtu dhe në atë fetar.
Cili është qëndrimi juaj pas kontaktit me këtë vend dhe banorëve të zonës?
Përzierja në këtë histori të trishtueshme edhe të njerëzve të kishës është vërtet për të ardhur keq, pasi me sa kam dëgjuar, edhe sekretari i Sinodit të Shenjtë, atë Trebicka, ka qenë një nga iniciatorët e kësaj ndërmarrjeje dhe më vjen keq se kemi përsëritjen e një historie të hidhur, pasi edhe në rastin e Kosinës tre vjet më parë, ishte një prift që organizoi zhvarrosjen e eshtrave të fshatarëve dhe groposjen e tyre në varrezat për ushtarët grekë.
Në bazë të të dhënave historike, ka pasur grekë në këtë territor të vendit?
Fshati Boboshticë ka qenë një nga vatrat e shqiptarizmit dhe banorët e saj, të cilët janë qytetarë dhe kanë nxjerrë Viktor Eftimiun e madh e njerëz të shquar, kanë qenë iniciatorët e Rilindjes Kombëtare dhe të shkollës, kulturës e arsimit kombëtar shqiptar dhe askush nuk ka thënë ndonjëherë se jemi grekë në Boboshticë, pavarësisht se janë ortodoksë në këtë fshat ashtu siç ka edhe fshatra të tjerë me shumicë ortodokse. Grekë këtu nuk ka pasur. Këtu problemet lidhen me luftën italo-greke të vitit 1940, që përkon me propagandën greke zyrtare të asaj kohe, por edhe sot e kësaj dite në tekstet shkollore greke nuk thuhet se kjo luftë ka qenë dhe aq shumë një luftë kundër Italisë fashiste, por ka qenë një luftë e bashkimit të të ashtuquajturit Vorioepir me mëmëdheun grek. Kjo luftë dhe ata ushtarë grekë, të cilët kanë rënë trimërisht kundër pushtuesit, janë përdorur nga politika greke si ithtarë të Vorioepirit. Ky është edhe qëllimi që sot ngrihet një seri objektesh dhe varresh monumentale, të cilat lartësohen jo pa qëllim në atë vijë të caktuar që është quajtur si vija virtuale e Vorioepirit nga Korça deri në Himarë, nëpërmjet Grykës së Këlcyrës, ku është ngritur edhe aty një kompleks i madh për ushtrinë greke. Ato ngrihen që të thuhet se ky këtu është vend grek dhe vihen simbolika, siç është bërë edhe në Kishën e Shën Mërisë në Boboshticë.
Cilët janë fajtorët për këtë situatë të krijuar?
Kam një keqardhje të madhe për autoritetet greke që u janë nënshtruar mjediseve më konservatore dhe më antishqiptare e nacionaliste, por kam edhe një keqardhje për të gjitha autoritetet shqiptare lokale, vendore dhe qendrore, si dhe për Kishën Autoqefale Shqiptare, për priftërinjtë që janë ngatërruar në këtë histori me në krye mbrojtësin e tyre të madh në Tiranë, që është kreu i Kishës Autoqefale Shqiptare. Qeveria shqiptare është ajo që qëndron pas gjithë këtyre historive të kobshme. Është kjo qeveri që e ka lënë vendin pa ushtri, pa kufij; po shemben kufijtë e Shqipërisë. E ka lënë vendin pa ligj, pa polici dhe pa mbrojtje, pasi në Boboshticë, këtu ku jam edhe unë sot, është e vështirë, pasi duket sikur jeton nën mbretërinë e frikës. Këtu fshatarët kanë frikë të thonë të vërtetën, kanë druajtje për këto probleme, edhe pse e dënojnë këtë akt që është bërë me varrezat e tyre. Ata kanë frikë, pasi nuk janë të mbrojtur nga shteti i tyre. Ky shtet, i cili arrin të japë leje në mënyrë implicite apo eksplicite me ndërmarrjen e vendimeve për ngritjen e varrezave apo monumenteve greke në tokë shqiptare me një simbolikë nacionaliste dhe shoviniste, në fakt është i shitur. Është një shtet dhe një qeveri që ka shitur dinjitetin dhe identitetin e Shqipërisë për ta shitur lirë në tregun e jashtëm dhe për këtë duhet të kërkohet përgjegjësi penale edhe në raport me autoritetet lokale apo kishën që kanë lejuar apo në rastin më të keq, bërë pazare me veprime të tilla kaq të dhimbshme, që kanë të bëjnë me dinjitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë.
Intervistoi: Juliana Dhimitri
Deklarata
Konsulli grek, Theodhoros Ikonomu, ka deklaruar nga Korça se lufta për bashkimin e kombit grek vazhdon edhe në ditët e sotme.“Ajo që më lumturon sot është që të shoh popullin grek të bashkuar, të vendosur në luftën për mbijetesë, pa humbur traditat e tij, zakonet dhe historinë e identitetit të vet. Kur erdha para disa vjetësh në Korçë kisha hasur mosmarrëveshje, mund të ketë akoma në këto momente, por i kemi lënë mënjanë se kemi një qëllim të përbashkët: të mos zhdukemi si popull grek dhe të jemi të lumtur në vendin ku kemi lindur ne dhe paraardhësit tanë. Luftimet e ‘40-s nuk mund të mbarojnë kurrë, vazhdojnë edhe sot, por në këto momente kemi më shumë mundësi se atëherë, më 1940-n”.
Deklarata e Ikonomit ka ardhur në ditën e festës së çlirimit dhe në një moment kur konsullata greke është përfolur për implikim në varrezën e Boboshticës. Edhe pse vetë konsulli u shpreh se në rastin e Boboshticës ka ndërhyrë organizata “Omonia”, pak ditë më parë ai tha se nuk kishte asgjë kundër ndërtimit mbi varrezat e fshatit.
-----------------------------------------------------------------------------
Godo,Gazeta SHQIP: : Shqipëria multietnike, term i gabuar
31/10/2010
“Regjistrimi i popullsisë bëhet kur të përjashtohet besimi fetar dhe përkatësia etnike”
Plaku i urtë i politikës shqiptare e konsideron termin e përdorur nga qarqe të caktuara si “Shqipëria multietnike” për regjistrimin e popullsisë si një ide të gabuar. “Unë i bazohem preambulës së Kushtetutës. Shqipëria multietnike është një term i gabuar”, tha politikani Godo. Si një nga bashkëhartuesit e Kushtetutës, politikani Godo është ndalur edhe më tej, duke thënë se “ne kemi shtetin e pavarur të Kosovës, kemi një marrëveshje të Ohrit për shqiptarët e Maqedonisë. Në qoftë se dikush aspiron integrimin e së ardhmes së kombit, duhet t’u përmbahet këtyre pikave”. Sipas Godos, kur rajoni të jetë i integruar në Bashkimin Europian, do të bien kufijtë e shqiptarëve. “Çdo nxitje e kësaj përmase, në këtë drejtim do t’u shërbente atyre që hedhin tezën e Shqipërisë së madhe. Nga jashtë gjithmonë vjen një pyetje: A mos vallë po punojmë për Shqipërinë e madhe? Kjo nuk qëndron, sepse sot ne kemi një faktor politiko-gjeografik që u përshtatet shqiptarëve. Mendoj se politika jonë duhet t’i kushtojë rëndësi sigurimit të kufijve detarë dhe tokësorë, këtu duhet ta përqendrojë vëmendjen e saj”, thotë Godo. “Regjistrimi i popullsisë duhet të bëhet kur të përjashtohen dy elemente, besimi fetar dhe përkatësia etnike. Regjistri do të bëhet i lirë vetëm pasi shqiptarët do të mund të lëvizin lirshëm në Europë dhe nuk do të jenë të detyruar që për shkak të një pune, apo çështjeve të tjera të deformojnë besimin fetar apo përkatësinë etnike”, tha politikani Sabri Godo. Regjistrimi i popullsisë mbi baza gjuhësore, e përkatësisë fetare dhe etnike përbën një rrezik serioz dhe kërcënim për territorin e vendit. Reagimi i fortë vjen nga një prej hartuesve të Kushtetutës, politikanit Sabri Godo, i cili në këtë mënyrë i përgjigjet mënyrës se si po kryhet ky regjistrim. Politikani Sabri Godo e sheh këtë projekt si shumë të rrezikshëm, që do të çonte në rritje artificiale të shtetasve me kombësi greke në vendin tonë.---------------------------------------------------------------------------------
Dhunimi i varrezave në Boboshticë, banorët kanë frikë të flasin

Por në rrethana të paqarta disa javë më parë në heshtje të plotë është ndërtur në kodrat e fshatit ku gjendet varreza 200 vjeçare një lapidar kujtesë në gjuhën greke në të cilin nuk flitet për një ushtar por për disa dhjetra të tillë pasi mbishkrimi sipas njohësve të gjuhës është në shumës.
Pas ndërtimit që ka përfunduar, eshtrat e banorëve të dikurshëm të këtij fshati të njohur për historinë dhe traditat e hershme të tij, kanë dalë në sipërfaqe, ndërsa banorët kërkojnë që të lihen të qetë të vdekurit.
Prej disa ditësh banorët e Boboshticës janë përfshirë nga debate duke u ndarë përgjysëm, ndërsa pjesa më e madhe e tyre me pasaporta greke dhe pensione në Greqi ndonëse janë goditur nga ky memorial që iu ka nxjerë eshtrat e të parëve në sipërfaqe nuk kanë mundësi të flasin.
Rreshjet e shumta të shiut të dy ditëve të fundit kanë nxjerr në shesh atë që pak kush mund ta imagjinojë. Pjesë kockash humane si gjymtyrë, brinjë dhëmbë etj., kanë pushtuar anët e bazamenti prej betoni të hedhur gjatë këtij muaji mbi varreza për të lartësuar memorialin për ushtarët e rënë në luftën italo-greke.
---------------------------------------------------------------------------------------
Konsulli grek: Korçarët, popull helen..