| E diele, 31.10.2010, 04:36 PM |
Zhvarrime për kryqin PDU: Akt makabër shteti të veprojë |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() “Ngjarja e fundit e ndodhur në fshatin Boboshticë është një ngjarje makabre e përsëritur. Çdo shqiptar ndihet i fyer kur sheh që institucione që veprojnë në Shqipëri e kanë të thjeshtë që të shesin varret e shqiptarëve për të respektuar ushtritë pushtuese të vendit tonë. Shteti shqiptar duhet të çojë përpara drejtësisë autorët e këtij akti dhe të dekurajojë që akte të tilla të përsëriten në të ardhmen”, theksoi Salaj. Sipas Salajt, rinia shqiptare ndjehet e fyer nga këto akte duke i bërë thirrje më tej që rinisë shqiptare që të veprojë me synimin ndalimin e ketyre veprimeve. “Ne të rinjtë jemi ata që duhet të çohemi dhe të themi: Ndal! Ndal përdhosjes së shqiptarëve! Ndal uljes së dinjitetit tone!”. Të rinjtë e PDU theksuan se veprime të tilla përvecse antishqiptare cënojnë dhe të drejtat e njeriut. “Dhe mbi të gjitha ndal urrejtjes që këta individë tentojnë të krijojnë për të arritur qëllime të errëta, antishqiptare dhe kundër të drejtave të njeriut!”. Kryqi në Boboshticë Kryqi i ndërtuar në varrezat e vjetra të fshatit të Boboshticës në perfieri të Korçës ka mbuluar me beton varret e disa banorëve të vjetër të këtij fshati të njohur në periferi të qytetit në juglindje të vendit. Kane qene fillimisht banoret e Boboshtices qe u ankuan për dëmtimin e varrezës 300-vjeçare nga ndërtimi i një platforme betoni dhe shkalleve deri tek kryqi i vendosur në krye të objektit. Kryetari i komunës Flamur Sala thekson se komuna nuk ka lëshuar asnjë leje për ndërtime në varrezat e vjetra të fshatit Boboshticë. Ndërkohë banorët pretendojnë se organizata OMONIA ka vendosur kryqin në varrezat e vjetra të fshatit duke betonuar varret. Në fund të kryqit ndodhen dy pllaka mermeri, njëra e shkruar shqip dhe tjetra greqisht. Pllaka me mbishkrimin shqip ka të gdhëndura me shkronja kapitale "Lavdi Jezu Krishtit, Boboshticës dhe boboshtarëve, viti 1874. Faleminderit të gjithëve që ndihmuan. Stavri Zuko, dhjetor 1996". Ndërsa pllaka me mbishkrimin greqisht, ka të gdhendur po me shkronja kapitale fjalët "Këtu prehen dy ushtarë grekë, zoti qoftë me ta". Vite më parë, në këtë vend ishin varrosur edhe dy ushtarë grekë, që u gjetën të vrarë në një pyll. Ata më pas u zhvendosën për në Greqi nga familjarët e tyre. (d.b/BalkanWeb) ![]() |
![]() |
Intervistoi: Juliana Dhimitri
"Korça është Greqi, qytetarët e saj janë çliruar nga ushtarët grekë 70 vjet më parë". Kjo është deklarata e bërë dje nga konsulli grek në qytetin e Korçës, në prani të zyrtarëve të shtetit shqiptar, të cilët nuk kanë marrë asnjë masë ndaj tij. Ata kanë qëndruar të ulur në vendet e tyre duke miratuar në heshtje këto deklarata provokuese nga ana e zyrtarit grek.
Në fjalën e tij, konsulli, e ka cilësuar çlirimin e qytetit juglindor të Shqipërisë nga fashizmi si të kryer në vitin 1940 në të njëjtin vit, të cilin Greqia e mban si vitin e çlirimit nga fashistët italianë. Deklarimet u bënë gjatë një takimi në qytetin e Korçës ku përkujtohet 70- vjetori i krijimit të organizatës greke OMONIA dhe çlirimi i Greqisë nga fashizmi.
Në takimin e zhvilluar me këtë rast ishin pjesëmarrës edhe pushtetarë dhe drejtues të administratës lokale, si prefekti i Qarkut të Korçës, Andrea Mano, kreu i Këshillit të Qarkut, kryetari i bashkisë së Korçës, si dhe funksionarë të tjerë të administratës lokale. Këta të fundit ishin të pranishëm në sallë me ftesë të organizatës lokale OMONIA, e cila kishte organizuar edhe një takim dhe kokteil me rastin e 70- vjetorit të krijimit të saj. Një deklaratë e tillë duket se është në përmasat e një incidenti diplomatik, por ajo nuk ka marrë asnjë përgjigje nga funksionarët lokalë dhe prefekti i qarkut si i dërguari i qeverisë shqiptare në Korçë. Madje ky i fundit ndodhej në podiumin e takimit, në momentin e deklarimit të konsullit grek. Thuajse asnjë nga pushtetarët e pranishëm nuk foli gjatë deklaratës së guximshme të konsullit grek, ndërsa shumë persona me shtetësi shqiptare që ndodheshin në sallë braktisën takimin.
Të pranishëm në takim pohuan për Shekullin se konsulli grek Teodoris Ikonomus tha mes të tjerash: Dua të përshëndes gjithë popullin helen në qytetin e Korçës me rastin e 70- vjetorit të çlirimit nga fashizmi dhe me rastin e përvjetorit të krijimit të organizatës OMONIA. Deklarimi shkaktoi jo pak reagim tek pjesëmarrësit. Më tej përfaqësuesi i shtetit grek në qytetin e Korçës, vijoi fjalimin e tij: Dua të uroj veç festës së krijimit të OMONIAS dhe çlirimit të Greqisë edhe çlirimin e Korçës në vitin 1940 nga pushtuesit fashistë.
Në këtë mënyrë konsulli grek Ikonomus, ka tentuar ta quajë çlirimin e qytetit të Korçës në të njëjtën kohë me Greqinë. Deklarimet e mësipërme, Ikonomus i dha ende pa përshëndetur as funksionarët e pushtetit lokal si përfaqësues të shtetit shqiptar, si dhe as përfaqësuesin e qeverisë në këtë qark.
Prefekti: Nuk dëgjova gjë se flitej greqisht
Prefekti i Korçës, Andrea Mano është një nga zyrtarët shtetërorë të pranishëm në mbledhjen e OMONIA-s ku konsulli grek e ka quajtur Korçën: Greqi. i kontaktuar dje nga "Shekulli", Mano pohoi se bëhej fjalë për një takim për 70-vjetorin e çlirimit të Greqisë nga fashizmi. Ai pranoi që ka qenë në takim, i ulur në podium, por tha se nuk e ka dëgjuar këtë pjesë pasi është folur greqisht. "Unë dëgjova përfaqësuesin e OMONIA-s por nuk dëgjova fjalën e konsullit grek. Ai foli greqisht dhe unë nuk e dëgjova",- deklaroi Mano. i pyetur nga "Shekulli" për prezencën apo jo të një përkthyesi në sallë, Mano tha se ndodhej një vajzë por që ai nuk e ka dëgjuar. "Ishte një vajzë që përkthente por mu duk sikur nuk përkthente mirë. Dëgjoja njerëz që qeshnin në sallë . Nuk di t'ju them më shumë në lidhje me këtë fakt që ju po më thoni", shpjegoi dje prefekti Andrea Mano.