E marte, 30.04.2024, 06:14 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

K.S.U.SH: Informacione për pyetjet e javës nga studentët

E shtune, 06.11.2010, 11:34 AM


INFORMACIONE për PYETJET e javës nga STUDENTËT…

 

Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) vazhdon të jetë efektiv duke i dhënë përgjigje pyetjeve të studentëve çdo javë me korrektësi. Ju lutemi lexoni tek SHËNIMET tona, pasi ka prej jush që përsërisin pyetjet e një jave më parë. Gjithsesi, më poshtë po japim sqarimet e javës:

 

1. Tarifat për programet e studimit Part-Time, vijnë me shkresë nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës (MASH), sëbashku me datat e regjistrimit të studentëve dhe kriteret e pranimit. Akoma nuk kemi asnjë shkresë të tillë të mbërritur tek Rektorati i USH-së.

2. Për studentin i cili na ka thënë që ka gabim emrin e babait në diplomë, është e vërtetë që regjistrimi bëhet mbi bazën e çertifikatës së dërguar që në fillim. Është mirë të korrigjohet gabimi se me kalimin e kohës mund të ketë probleme dhe pasoja. Diploma mund të refuzohet brenda një muaji (nëse ka gabime). Ju lutemi kontaktoni me Sekretarinë Mësimore (SM) përkatëse për të marrë një zgjidhje të mëtejshme.

3. Part-Time nuk ka filluar akoma, duhet të qëndroni në kontakt me Këshillin Studentor të Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) për të marrë vesh datën e fillimit të regjistrimeve.

4. Studentët që janë nga qyteti i Shkodrës nuk përfitojnë bursë. Vetëm studentët nga rrethinat, pra jashtë qytetit.

5. Studentët fitues për Master dalin të afishuar pranë Fakulteteve përkatëse.

6. Sa për dijeninë tuaj USH “Luigj Gurakuqi” ka rreth 12.000 studentë me kohë të plotë.

7. Studentët e zgjedhur në Këshillat e Fakulteteve janë pjesë e vetë këtyre këshillave dhe emrat e tyre mund të gjenden pranë sekretareve të dekanëve, të cilat mbajnë protokollin e mbledhjeve të Këshillave të Fakulteteve, ku marrin pjesë edhe studentët. Zgjedhja e tyre në këto pozcione është kompetencë vetëm e Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) .

8. Pushimet e studentëve në USH janë të përcaktuara në strukturat mësimore dhe nuk kanë lidhje me pushimet e shumta të ciklit parauniversitar.

9. Si rregull i shkruar nuk lejohet më shumë se 1 (një) provim në ditë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora