E diele, 28.04.2024, 05:11 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Geci: Njerëz të UDB kanë vrarë gazetarët e “Botës sot”, Bekimin e Bardhylin

E diele, 07.11.2010, 08:54 PM


Duke folur për çështjen e hapjes së dosjeve dhe bashkëpunëtorëve të UDB-së edhe në Kosovë, deputeti Gani Geci, mendon se hapja e dosjeve nga ish-udbashët dhe deklaratat e udbashëve të Serbisë janë jorelevante. Ai e sheh të udhës që hapja e dosjeve të bëhet në bashkëpunim me Republikën e Serbisë, por në kohën kur kjo e fundit të jetë anëtare e NATO-s. “Kur Serbia hyn në NATO dhe atë e udhëheqin SHBA-të, atëherë do të dihej saktë se kush ka qenë “udbash” dhe kush jo. Unë dëshiroj që dosjet të hapen përmes CIA-së amerikane, sepse çdo veprim tjetër mund të jetë vetëm sa për të krijuar konflikte brenda shqiptarëve apo për të hedh ‘benzinë’ në Kosovë”, mendon Geci. Edhe pse thotë se nuk është i prirur t’ju besojë informatave serbe, ai megjithatë nuk mohon se ka edhe shumë shqiptarë që kanë punuar në UDB, derisa është i bindur se të gjithë ata që kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-së serbe një ditë do të zbulohen.

Ai nuk përjashton mundësinë që njerëz të skenës politike, por edhe disa nga ish-udhëheqësit e UÇK-së të kenë qenë bashkëpunëtor të UDB-së, dhe këtë mendim të tij e argumenton me vrasjet në Kosovë, sidomos ato të pas luftës. Sipas tij vrasjet që janë bërë në Kosovë janë bërë vetëm me infiltrimin e UDB-së së Serbisë në Kosovë, por me dorë të shqiptarëve. “Kush do të mund të jepte urdhër nga shqiptarët për ta vrarë Xhemajl Mustafën përveç Serbisë, apo për të vrarë Enver Maloku, Smajl Hajdarin. Njerëz të infiltruar në UDB kanë varë edhe gazetarët e gazetës “Bota sot”, Bekim Kastratin e Bardhyl Ajetin, kanë vrarë truprojën e presidentit Rugova, Besim Dajakun. Pra të gjitha këto janë vrasje në të cilat mund të jetë i përzier regjimi i Millosheviqit”, u shpreh Geci.

 

 



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora