E diele, 28.04.2024, 11:37 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Godo: "Prefekti i Korçës, apo i Janinës?"

E shtune, 06.11.2010, 08:29 PM


Godo: "Prefekti i Korçës, apo i Janinës?"

Nga Sabri Godo ,Shekulli, Intervistë | 04/11/2010 | Kuriozitete
 
Godo:
 
Historiani Sabri Godo shpreh shqetësimin për mungesën e reagimit të politikës shqiptare për ngjarjet në Korçë, përfshirë atë që po ndodh në Boboshticë. Në këtë intervistë për "Shekullin" dhënë gazetarit Denis Dedej, z. Godo hedh kritika edhe mbi punën e prefektit të Korçës që, sipas tij, ka folur si prefekti i Janinës dhe asgjëson vetveten kur thotë se nuk ka dijeni për këtë punë. 


Zoti Godo, ka pasur një incident, nëse mund të thuhet kështu, me konsullin grek në Korçë dhe deri më tani s'ka pasur asnjë reagim nga politika shqiptare. Si e vlerësoni ju këtë?
Më bën përshtypje fakti që asnjë nga forcat politike nuk kanë bërë një deklaratë me përjashtim të partisë së çamëve, Partisë për Drejtësi dhe Unitet. Me përjashtim të kësaj partie nuk kam parë asnjë forcë tjetër politike që të jetë prononcuar për një çështje ku ka një dhunim të hapur të sovranitetit tonë kombëtar. 


Prefekti i Korçës është shprehur se ai nuk është në dijeni të ngjarjeve të tilla?
Zoti prefekt i Korçës foli njëlloj siç do të fliste prefekti i Janinës dhe ai asgjëson vetveten kur thotë se nuk ka dijeni për këtë punë. Ndërsa nuk ka shqiptarë që të mos jetë i informuar përmes masmedias, ai thotë që nuk di gjë hiç për të. Ai e ka zyrën tre kilometra afër nga vendi i ngjarjes. Nëse ai nuk di gjë për këtë do të thotë që ky është atje për të vëzhguar se çfarë ndodh në qarkun e Korçës për llogari të qeverisë, nuk dihet se me çfarë pune merren atëherë. 


Ka pas dhe një të arrestuar për ngjarjen në Boboshticë. A mendoni që përmes një punëtori të arrestuar do të zbardhet kjo ngjarje?
Ky prokurori e ka zënë punën nga bishti. Ka kapur një punëtor atje që dikush e ka paguar të shkojë. Nëse kjo do t'i shërbejë si pistë hetimi për të arritur tek autorët e vërtetë, kjo mbetet për t'u parë ditët në vijim.


Nga ana tjetër, nga pala greke nuk ka pasur një reagim për këtë çështje, apo një sqarim...
Duket që të interesuarit kanë porosi që të ndihen sa më pak të jetë e mundur dhe ta kalojnë në harresë këtë gjë. 


A mos themi që kjo është një heshtje për shkak të frikës se mos Greqia penalizon Shqipërinë për integrimin europian?
Unë them që Greqia nuk është Europa dhe nëse një konsull i Greqisë në Shqipëri sillet në mënyrë të papërshtatshme, më e pakta atij duhet t'i tërhiqej vëmendje. Ky konsull thotë se merr frymë helenizmi në Korçë, ky nuk di asgjë nga historia. Ky ngatërron datën e çlirimit të Korçës. Data e çlirimit të Korçës është afërsisht data e çlirimit të Greqisë se të dy vendet janë okupuar nga fashizmi. Ky nuk di se ortodoksët korçarë janë njerëzit që kanë dhënë kontributin më të madh për rilindjen kombëtare. Nga Korça janë Papakristo Negovani, është mësues i madh nga Erseka, Petro Nini Luarasi, Themistokli Gërmenji, Mihal Grameno, motrat Qiriazi, janë kapedanët e mëdhenj që kanë udhëhequr luftën për pavarësinë e Shqipërisë, që të gjithë korçarë. 


Si i komentoni deklaratat e konsullit grek se Korça është helene?
Ky njeri thotë se atje zotëron fryma e helenizmit, ky jeton me ëndrra dhe ky ushqen ide të rrezikshme dhe tërësisht jashtë vendit. Një konsull i tillë duhet medoemos të bëhet tërbjet. Këtu duhet ndërhyrja e qeverisë shqiptare.
----------------------------------------------------------------------------------
04 Nëntor 2010 - 11:06 | Shqiperi
 
Dhunimi i varreve në Boboshticë, punëtori: Jam paguar nga Omonia
Dhunimi i varreve në Boboshticë, punëtori: Jam paguar nga OmoniaKORCE-“Jam paguar nga OMONIA për të ndërtuar shkallët e Memorialit në Boboshticë në nderim të ushtarëve të rënë grekë në luftën me Italinë në vitet ‘40”. Këtë pohim ka bërë sot punëtori Alqi Koroveshi para organeve të prokurorisë së Korcës rreth sndërtimit të Memorialit për grekë në Boboshticë të Korcës, komuna Drenovë. 
Burime nga Prokuroria e Korcës bënë të ditur se Koroveshi që ndiqet penalisht në gjendje të lirë pohon se ka hedhur e shtruar beton për ndërtimin e shkallëve, porse mohon të ketë parë eshtra të vdekurisht gjatë punë sqë ka kryer. 
Pas dëshmisë së Koroveshit, prokuroria ka ngritur një grup hettimor të zgjedhur që pritet të marrë në pyetje dhe drejtues të OMONIA-s në Korcë. 

Ka qëën 2 nëntori kur Koroveshi u deklarua si personi i dyshuar që mund të ketë dhunuar varret 200 vjecare te fshatit Boboshticë për të bërë shkallët e Memorialit në nderim të ushtarëve greke të rënë gjatë luftës Greqi-Itali në vitin 1940. 

Prej ditësh Boboshtica është përfshirë në debat, pas ankesës që bënë publike në media banorët e fshatit me pretendimin se Memoriali i ndërtuar për ushtarët grekë ka shkatërruar totalisht varret e prindërve dhe gjyshërve të tyre. 

Situata u ndez pas homazheve në gjuhën greke që u bënë të dielën që shkoi në Boboshticë me rastin e Festës së Clirimit të Greqisë ku u vendosën kurora në Memorialin e ndërtuar. Pak orë pas homazheve u dogjën kurorat mbi memorial. 
Prefekti i Korcës Andrea Mane, tha dje se nuk ka dijeni për dhunim varresh, por dënoi ashpër veprimin për kurorat. 
Por, prokuroria po vazhdon hetimet për ngjarjen për të zbardhur pretendimet nëse janë dhunuar ose jo varret në Boboshticë. 

(d.b/BalkanWeb)
------------------------------------------------------------------------------------

Betonizimi i varreve, një i pandehur

  
Alqi Koroveshi, 44 vjeç, banor i fshatit Polenë në Korçë, është personi i vetëm deri tani i vënë nën akuzë për çështjen e Boboshticës. Rreth 1 javë më parë, banorët e këtij fshati denoncuan ngritjen e një memoriali dhe betonimin e një rruge varrezash, ndonëse poshtë ndërtimit të ri ndodheshin varret 200-vjeçare të të afërmve të tyre. Qëllimi i ndërtimit të ri u mësua të dielën, kur dhjetëra shtetas grekë kryen homazhe në këtë fshat, ku veç ushtarit të rënë, ata pretenduan se ka dhe varre të tjera të trupave të komandës greke. Nga punimet përgjatë varrezave u konstatuan mbi sipërfaqe disa eshtra, të cilat dyshohet se u përkasin kufomave të paraaradhësve të banorëve aktualë të Boboshticës. Pikërisht mbi këtë akuzë, atë të dhunimit të varreve, nisën hetimet, kryesisht prokuroria e Korçës. Grupi hetimor i ngritur për këtë çështje shkoi në fshat, duke marrë dëshmitë e banorëve të vjetër dhe kryer ekspertizat në vend. Bazuar tek thëniet e tyre se mbanin mend që një punëtor me emrin Alqi kishte punuar për të hedhur betonin në fshat, në prokurori u thirr pasditen e së hënës 44-vjeçari. Ai mësohet se nuk e ka pranuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës, ndonëse nga ana tjetër nuk ka treguar se kush e thirri atë për të kryer punën dhe personat e tjerë që kanë punuar me të gjatë ndërtimit të memorialit. "Më thanë puno dhe unë punova aty", ka folur para hetuesve Koroveshi. Sipas grupit hetimor, punëtori nuk ka dashur të tregojë se cilët e kanë paguar, duke deklaruar gjithë kohës se nuk dinte asgjë se kush ishin punëdhënësit. Pavarësisht dëshmisë, 44-vjeçarit i është komunikuar akuza dhe ndaj tij do të kryhen hetimet në gjendje të lirë.
Ndërsa ditën e djeshme, gjatë një kontakti telefonik me gazetën "Panorama", Koroveshi e quajti absurde akuzën për dhunim varresh. "Është e turpshme që më akuzojnë për dhunim varresh. Kjo është një akuzë e rëndë. Unë jam vetë i krishterë dhe feja nuk ma lejon që të dhunoj varret", u shpreh ai. Sipas Koroveshit, rruga e re që po ndërtohej prekte vetëm një varr, por me konsensusin e të afërmve të të ndjerit, është lejuar vazhdimi i punës në krah. "Unë punoj për të mbajtur me bukë 2 fëmijët", deklaroi ai. Nga ana tjetër, prokuroria e Korçës mësohet se nuk do të ketë hetime vetëm mbi punëtorin, por pritet që në ditët e ardhshme të dalin dhe emrat e personave të tjerë, të cilët kanë organizuar dhe janë përfshirë në punimet e fshatit Boboshticë. Ditët e para reagoi dhe komuna e Drenovës, në të cilën përfshihet Boboshtica. Drejtuesit e saj pohuan se nuk ka pasur leje për këtë ndërtim, duke e quajtur të paligjshëm. Por në ditët që pasuan nuk pati ndonjë qëndrim të saj.
 


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora