| E diele, 07.11.2010, 08:54 PM |
Duke folur për çështjen e hapjes së dosjeve dhe bashkëpunëtorëve të UDB-së edhe në Kosovë, deputeti Gani Geci, mendon se hapja e dosjeve nga ish-udbashët dhe deklaratat e udbashëve të Serbisë janë jorelevante. Ai e sheh të udhës që hapja e dosjeve të bëhet në bashkëpunim me Republikën e Serbisë, por në kohën kur kjo e fundit të jetë anëtare e NATO-s. “Kur Serbia hyn në NATO dhe atë e udhëheqin SHBA-të, atëherë do të dihej saktë se kush ka qenë “udbash” dhe kush jo. Unë dëshiroj që dosjet të hapen përmes CIA-së amerikane, sepse çdo veprim tjetër mund të jetë vetëm sa për të krijuar konflikte brenda shqiptarëve apo për të hedh ‘benzinë’ në Kosovë”, mendon Geci. Edhe pse thotë se nuk është i prirur t’ju besojë informatave serbe, ai megjithatë nuk mohon se ka edhe shumë shqiptarë që kanë punuar në UDB, derisa është i bindur se të gjithë ata që kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-së serbe një ditë do të zbulohen.
Ai nuk përjashton mundësinë që njerëz të skenës politike, por edhe disa nga ish-udhëheqësit e UÇK-së të kenë qenë bashkëpunëtor të UDB-së, dhe këtë mendim të tij e argumenton me vrasjet në Kosovë, sidomos ato të pas luftës. Sipas tij vrasjet që janë bërë në Kosovë janë bërë vetëm me infiltrimin e UDB-së së Serbisë në Kosovë, por me dorë të shqiptarëve. “