E diele, 28.04.2024, 12:18 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gjykata dënon Kryetarin e Shoqates se Jetimeve Kadri Alia

E diele, 07.11.2010, 08:57 PM


Avokati Maksim Liço
Avokati Maksim Liço
Avokati Maksim Liço: Kreu i Shoqatës së Jetimëve ka zhdukur dokumentet, gjykata e dënoi me 10 milionë lekë gjobë.  Zbardhet  edhe skema e abuzimeve të kryetarit  të Shoqatës së Jetimëve  Kadri Alia me ndihmat financiare të jetimëve për 13 vjet. Ai kishte zhdukur dokumentacionin per te humbur gjurmet e abuzimeve.

APELI IM ESHTE: Te gjitha Institucionet private, Ambasadat, Fondacionet, Bizneset dhe Institucionet shteterore, te bejne kujdes  dhe te mos i besojne  individeve te tillle donacione dhe ndihma  ne emer te jetimeve,  pasi  Kryetari i kesaj Shoqate Kadri Alia, me denimin qe i dha Gjykata e rrethit Gjyqesor me nr. Vendimi 8234, date 01.Nentor.2010,  me gjobe 10.000.000 lekw pwr veprime te paligjshme, nuk ka te drejten morale te perfaqesoj kete shtrese delikate dhe te pambrojtur te Shoqerise.

 

Jetimët, kjo kategori që për ironi të fatit është e braktisur jo vetëm nga familja por edhe nga indiferenca e organeve shtetërore jetojnë në kushte tejet të vështira. Ata mund ti shohësh qartë në udhëkryqe, rrugë, qoshe, apo edhe në cepa ndërtesash në Tiranën e 2010-ës, aty ku qiellgërvishtësit mbretërojnë edhe në fatin e braktisur të fëmijëve, vajzave, djemve, burrave e grave jetimë që tashmë statusin e tyre e kanë krejtësisht të harruar. Pas 2 vjet hetimesh,  zbardhet  për herë të parë skandali  me abuzimet nga vetë kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë Kadri Alia, i cili ka arritur të zhdukë në mënyrë të fshehtë për 13 vite me radhë dokumentacionet financiare. Në një intervistë ekskluzive ish sekretari i shoqatës, dhe njëherësh asistent avokat Maksim Liço bën publike me fakte e dokumentacione të gjitha provat që e kompromentojnë kryetarin e shoqatës z. Kadri Alia. Sipas avokatit Liço vetëm një ditë më parë këto shkelje janë konstatuar edhe nga gjykata e Tiranës e cila e ka gjobitur kryetarin e shoqatës me plot 10 milion lekë. Avokati Liço ndër të tjera thekson faktin se me zhdukjen e dokumentacioneve financiare Kadri Alia ka përvetësuar dhjetëra milionë lekë. Në ditët në vazhdim do të  behen publike  materiale të tjera se si abuzohet me ndihmat në emër të jetimëve shqiptarë.

 

- Z. Maksim, ju keni qenë pjesëtar i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve ose më saktë sekretari i përgjithshëm i saj plot 11 vjet më parë, si e shihni ju shoqatën sot, problemet e arritjet e kësaj shoqate?

 

Kadri Alia, Kryetar i Shoqates se Jetimeve, i Denuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane
Kadri Alia, Kryetar i Shoqates se Jetimeve, i Denuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane
Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë hulumton në shoqërinë civile në vendin tonë por me drejtuesit aktualë që ajo ka nuk e meriton atë reputacion që ajo duhet të kishte dhe stadin e zhvillimit që duhet të kapim neve meqenëse jemi edhe në këto axhendat e pranimit të Shqipërisë në organizmat e pranimit në organizmat Evropianë. Pra në këtë drejtim kjo shoqatë është një organizëm që vlen shumë në vendin tonë, dhe problemet e brendshme që ajo ka vlejnë për tu parë më thellë si nga ana juridike apo legjislative, si nga ana e abuzimeve të ndryshme që kanë ndodhur në këtë shoqatë. Për këtë pikërisht përgjegjësi kryesore mban kryetari aktual për të cilin nuk dua të përmend se si ka ardhur në krye të kësaj shoqate, sepse është pjesë e të kaluarës së kësaj shoqate. Po ky njeri vazhdon të jetë drejtues pranë kësaj shoqate kur statusi thotë e se drejtuesi i një shoqate mund të zgjidhet jo më shumë se dy herë në krye të shoqatës. Fakti që ky person përkatësisht kryetari i shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë Kadri Alia është edhe sot e kësaj ditë në krye të shoqatës dhe mund të marrë edhe mandatin e katërt vlen për tu studiuar mirë me vëmendje nga të gjitha organizmat, që operojnë në këtë drejtim. Konkretisht zoti Kadri Alia dje më datë 1 nëntor pas shumë peripecive gjyqësore gjykata ka marrë një vendim i cili e dënon me një gjobë për të gjitha aktivitetet e ndryshme të konsideruar si shkelje.

 

- Meqenëse ju jeni edhe asistent avokat, e përderisa thatë më sipër që z. Kadri Alia ka marrë edhe postin si kryetar në formë të padrejtë, konkretisht sipas jush nga ana ligjore kush janë shkeljet që janë bërë?

 

Në konferencën e Durrësit  në kryesinë e Shoqatës Kombëtare të Shqipërisë u përpiluan fletët e votimit me katër kandidatura, ditën e zgjedhjeve në konferencë u zhdukën këto fletë votimi për kandidaturat e zgjedhura dhe të miratuara dhe u futën fletët e votimit me vulë bosh nga kryesia e shoqatës dega Fier, një vulë e vogël dhe ato fletë u quajtën fletë votimi ku secili delegat shkruante ku të donte, domethënë gjë e cila paraqet shkeljen e pastër e të paramenduar të drejtuesit të shoqatës. Që në këtë moment kur pashë këto shkelje kam dhënë dorëheqjen time të parevokueshme nga Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë. Kështu Kadri Alia u vet zgjodh në një fare mënyre nëpërmjet manipulimit të votave kryetar sot e kësaj ditë vazhdon të jetë në krye të shoqatës. Shprehet se kemi zhdukur e kemi hequr e zhdukur gjithë hajdutët por në krye të këtyre hajdutëve kush komandon, mendoj se ka ardhur koha që ky njeri të quhet kryehajdut, pa dashur të fyej askënd.

 

- Si e shikoni Shoqatën Kombëtare të Jetimëve sot, a vazhdoni të jeni në dijeni të problemeve, shumë vite pasi ju keni dhënë dorëheqjen, çfarë problemesh ka shoqata nën drejtimin e  këtij personi që sipas jush nuk është i duhuri ?

 

Shoqata nën drejtimin e këtij personi ka humbur imazhin e saj për të cilin është krijuar,  është krijuar një gjendje shumë kaotike, propagandohet që është shtrirë dhe ka ego në të gjitha qytetet e tjera të vendit, por unë ju garantoj  me bindjen time të plotë juridike që ky njeri i bën konferencat me 10 rrethe me njerëz të cilët quhen beniaminët e tij, madje në konferencat e tyre nga bashkëpunëtorët e mi, nga shokët e mi që kam në këtë shoqatë më kanë thënë që zakonisht për çdo gjë votohet pa votim të fshehtë ashtu siç ka thënë Kadri Alia, pra në këtë drejtim ky e ka çuar shoqatën në minus, sepse i tillë është edhe intelektualiteti i tij pasi nuk ka arsimin përkatës. Ai ka filluar punën e tij kundër që në degën e Durrësit në konferencën e saj të parë, ku ikën intelektualë mjaft të nderuar që sot janë avokatë, inxhinierë e profesorë të nderuar. Në këtë mënyrë u importua edhe vetë në kryesinë e shoqatës.

 

- A keni konstatuar ankesa nga vetë personat që janë afër shoqatës, si shprehen jetimët, mund të na thoni diçka konkretisht?

 

Ka shumë nga personat që rrinë në shtëpinë e fëmijës që kur i pyesim personalisht çfarë thotë shoqata, na thonë me dhimbje se “ç’të vemi në atë shoqatë, ne shkojmë ankohemi në shoqatë, vetë kryetari na trajton sikur jemi persona në kërkim sikur jemi njerëz me precedentë penalë. Plus kësaj ushtron edhe dhunë psikologjike ndaj anëtarëve të shoqatës. Madje ka arritur që gjatë një seancë gjyqësore, ka arritur te shprehet kundër meje dhe më ka ofenduar në mënyrën më t mundshme diskriminuese duke thënë se ai ishte person publik dhe kërkonte ndihmën e trupit gjykues sepse në sallë ishte një person në kërkim, e ky person në kërkim isha unë asistent avokati që me cilësinë e dëgjuesit në këtë gjyq unë u habita dhe njëkohësisht u befasuan të tërë. I kam kërkuar tre katër herë, të bisedojmë cilat janë interesat apo problemet ai nuk ta ofron këtë por të sulmon me format nga më të ndryshmet e makinacionet. Këto janë pjesë dhe metodë e stilit të tij e këtij njeriu të paaftë e këtij njeriu të korruptuar që në emër të korrupsionit lufton njerëz që kanë kontribute dhe vlera por në radhë të parë abuzon dhe shkel të drejtat e jetimëve në vend për të bërë korrupsion vetë.

 

- Ju po na paraqisni sot një dokument që kompromenton z. Kadri Alia si një person që abuzon me detyrën e sipas materialit që po na servirni, thuhet se janë zhdukur për 11 vite me radhë dokumentet financiare të shoqatës, ç’mund të na thoni për këtë?

 

Që në momentin që unë u largova nga shoqata duke dhënë dorëheqjen time u bënë ndryshime në shoqatë e ky në atë kohë ishte kryetar i komanduar, që në atë moment me cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të shoqatës më është marrë vula, e cila mbahej në çdo rast nga vetë ky person. Është ndryshuar edhe çelësi i shoqatës për ta mbajtur vetë ai. Të njëjtën gjë që bëri në vitin 2000 me mua e ka bërë edhe sot duke e mbajtur vetë vulën, madje unë kam protestuar nëpërmjet  shtypit te shkruar,  edhe atëherë, për zhdukjen e kasafortës bashkë me dokumentacionin financiar të 11 viteve. Ky problem është një nga problemet thelbësore të shoqatës. Dhe po të shohësh edhe dokumentet që ne disponojmë ka një anomali të praktikave dhe regjistrimeve kontabile në këtë shoqatë. Duke marrë vodafonin, njëherë e nxjerr në mars njëherë e nxjerr në shtator. Në momentin që është zhdukur kasaforta apo materialet dokumentet për këtë ngjarje menjëherë duhet të vepronte krimi ekonomik të bënte bllokimin e shoqatës të lëshonte edhe një procesverbal që është zhdukur dokumentacioni. Pra ky njeri ka shkelur statusin, ka shkelur rregulloren e brendshme të kësaj shoqate ka shkelur gjithë ata njerëz që punojnë në mënyrë vullnetare në këtë shoqatë.

 

- Çfarë mund të na thoni tjetër nga ana ligjore ku bazoheni juve në bazë të dokumentacionit në bazë të informacionit që keni si asistent avokat, për shkeljet e kryera?

 

Statusi i  shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë ka një klauzolë ku thotë që kjo gjë është e ligjshme dhe jo e ligjshme. Përshembull në rastin konkret ai në momentin që është gjobitur nga gjykata duhet të ndërmerrte vetë hapin që të linte këtë detyrë nëse je person publik nuk mund të jesh me precedent penal, kjo çështje gjyqësore ishte padi civile nëse do të ishte padi penale atëherë ky person duhet të ishte prangosur. Nuk ka më dinjitet të drejtoje të përfaqësojë prandaj i bëj thirrje të largohet menjëherë të largohet që shoqatës i bëj thirrje gjithashtu  thirrje gjithë jetimëve të bashkohen që shoqatës ti kthehet dinjiteti e të jemi përsëri një shoqatë e bashkuar e solide.

 

- Sipas ligjit ku janë shkeljet në procesverbal, ku janë kryer abuzimet e cilat janë ato?

 

Dokumentacioni me numër protokolli datë 28.02.2008 me numër një flet sesi kryetari i shoqatës se Jetimeve,  Kadri Alia legjitimon në mënyrë abuzive zhdukjen e arkivës në 13 vite që nga viti 1994-2007. Ndërkohë që nuk janë marrë masat për të zbardhur zhdukjen e këtyre dokumenteve financiare. Ajo që bie në sy që të bën përshtypje për zhdukjen e dokumenteve financiar për 13 vite me radhë  është fakti se në këtë procesverbal nuk është firma e personit përgjegjës që duhet të administronte këtë dokumentacion person që e ka refuzuar firmën në këtë procesverbal pasi ky dokument nuk ka qenë komfort rregullave. Ky person ka qenë Ruzhdi Memaja financieri. Sipas meje dhe ky procesverbal është bërë për të zhdukur gjurmët e abuzimeve me fondet financiare të këtyre 13 viteve të fundit që shoqata, biznese, kompani tregtare, fondacione i kanë dhënë si ndihma financiare shoqatës së jetimëve fonde të cilat mund të shkojnë në shifrat mbi dhjetëra milionë lekë.

Ne vazhdim, do te bejme publike disa prej materialeve dhe dokumenat qe flasin per abuzimet  ne kurriz te femijeve jetime, nga Kryetari i kesaj Shoqate Kadri Alia.

 

Intervistoi Arta AGOLLI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora