E diele, 28.04.2024, 05:41 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

BE heq vizat për Shqipërinë

E hene, 08.11.2010, 10:59 PM


BE heq vizat për Shqipërinë: Kujdes mos kërkoni azil, do ndëshkoheni!

 

TIRANE- Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian miratoi sot në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Vetëm pak orë para marrjes së këtij vendimi që cilësohet historik nga autoritetet e vendit, Tirana u vesh me flamuj, banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e shumëpritur për shqiptarët.

 

ORA 19:00- VIZAT, ATMOSFERË FESTIVE NË KRYEQYTET

Vendimi për Liberalizimin e vizave ka sjellë atmosferë festive në kryeqytet. Rreth orës 19:00 një kolazh me fishekzjarre është lëshuar në qiellin e Tiranës. Të vendosur në katër pika, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë selisë së kryeministrisë, në sheshin para Teatrit të Operas dhe Baletit, tek doganat si dhe te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ndërsa nuk ka pasur prani të qytetarëve në shesh, por vetëm automjete që kalonin dhe që i gëzoheshin atmosferës së krijuar.

 

Ndërkaq e njëjta atmosferë është krijuar mbrëmjen e sotme edhe në disa prej qyteteve kryesore në vend si Durrës, Vlorë, Shkodër, Korçë, Fier, Sarandë, Gjirokastër, Berat, Elbasan, Kukës, ku është kryer i njëjti ritual, ai i ndezjes së fishekzjarreve. Festimet vetëm sa kanë nisur sot, pasi pritet që nesër të ketë të tjera aktivitete për të festuar vendimin historik për shqiptarët.

 

ORA 15:00-KACIN: SHFRYTËZONI KËTË MOMENT POZITIV PËR INTEGRIMIN

Nënkryetari i delegacionit të Parlamentit evropian për Evropën juglindore, Jelko Kacin, e ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës prej 15 dhjetorit.

 

Kacin tha se dy qeveritë duhet ta shfrytëzojnë këtë moment pozitiv dhe t'i forcojnë përpjekjet e tyre operative për integrime evropiane, që për Bosnjë e Hercegovinën nënkupton formimin e qeverisë dhe parlamentit.

 

Kacin theksoi se heqja e vizave u garanton lirinë e lëvizjes qytetarëve të Shqipërisë dhe BeH, si dhe ofron mundësi të pashfrytëzuara deri më tani për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre shteteve dhe BE-së.

 

ORA 14:15-BE: TANI KUJDES, VIZAT PERDORINI PER QELLIMET E DUHURA

Pas votimit Pro që I dhanë në mbledhjen e sotme, Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë së Bashkimit Europian apeluan gjatë një konference për shtyp në bruksel se vendet që përfituan nga ky process duhet tani të përgatiten ta zbatojnë rigorozisht atë. “Ky proces duhet te perdoret per qellimet e duhura dhe jo për azil”, u shprehet ministrat e BE.

 

Sipas tyre, votimi në mënyrë unanime ishte dhe një sinjal i fortë politik se BE voton e bashkuar për vendime kaq të rëndësishme.

 

Ministrat gapeluan qe me Shqiperine dhe Bosnjen të mos ndodhë sic ndodhi me Serbinë dhe Maqedoninë që kërkuan azil, kjo situatë do ishte e papranueshme dhe BE në rast se sheh shkelje të tilla kërcënon se do të rikthejë mekanizmin për rivendosjen e vizave.

"Tani u takon shteteve perkatese te marrin pergjegjesite dhe te zbatojne procesin per te cilin jemi shume te lumtur qe e votuam unanimisht"

 

ORA: 15:07- OSBE, WOLLFARTH: VENDIMI, VOTËBESIM PËR SHQIPËRINË

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqiperi, Ambasadori Wollfarth, përshëndeti vendimin e dhënë sot në Bruksel për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Zyra e shtypit e OSBE-së bëri të ditur se Ambasadori Wollfarth deklaroi se "kjo është një ditë e gëzueshme dhe vërtet historike për të gjithë qytetarët shqiptarë".

"Vendimi i marrë sot në Bruksel përbën një votë të qartë besimi nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jam i sigurt se çdo qytetar shqiptar do ta përdorë më së miri këtë liri të re, në mënyrë të plotë e të përgjegjshme", theksoi Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Wollfarth.

 

ORA 13:30-FAJON U RREZUAN MURET PER TIRANEN E SARAJEVEN

Menjehere pas vendimit pro ne BE, Raportuesja e Parlamentit Evropian, për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen, Tanja Fajon pershendeti vendimin e BE-së për heqjen e vizave këtyre dy vendeve.

Ajo ka thënë se sot është një ditë e madhe për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjes.

 

"Shqipëria dhe Bosnja i përmbushën të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Komisioni Evropian e konfirmoi këtë në shtator dhe Paralementi Evropian u pajtua me vendimin“, ka thënë përmes një komunikate për media Tanja Fajon.

 

"Ne i dhamë fund radhëve të gjata para konsulatave dhe i rrëzuam muret që ndanin familjet dhe miqtë. Përgjegjësia tani bie më të gjitha palët. Disa nga vendet e BE-së ende kanë frikë nga fluksi masiv i azlikërkuesve dhe banorëve ilegalë- por frika nuk është justifikuar! Njerëzit që dëshironin të linin vendin, tashmë e kanë bërë atë dhe ne dimë se kriminelet nuk kanë kufij, vizat nuk janë kërcënim për ta“, ka thënë Fajon.

 

ORA. 12:30- BE HEQ VIZAT, ATMOSFERË FESTIVE NË KRYEQYTET

Menjëherë pas miratimit në Bruksel të vendimit për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë, në kryeqytet kanë nisur festimet.

Qytetarët kanë krijuar një atmosferë festive dhe entuziaste në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ndërsa orkestra frymore e ushtrisë parakaloi përgjatë bulevardit qendror të kryeqytetit, duke interpretuar pjesë të repertorit festiv.

Ndërkaq automjete me flamuj e parrulla kanë mbushur rrugët për të festuar vendimin për heqjen e vizave.

Ky vendim i marrë mesditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së, pritet të hyjë në fuqi në mes të dhjetorit, prej nga ku do të nisë dhe lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë në hapësirën Shengen.

 

ORA. 11:55- SHQIPTARËT PA VIZA, BASHA:VENDIMI SHËNON FUNDIN E NJË SAGE IZOLIMI

Ministri i Punëve të Brendshme, Lulzim Basha gjatw fjalws sw tij nw Këshillin e ministrave në Bashkimin Evropian për heqjen e vizave, deklaroi se vendimi i BE-së sjell Shqipërinë një hap pranë Evropës, duke i dhënë fund sagës së izolimit.

 

"Vendimi u dha pasi u verifikua përmbushja e kritereve të kërkuara, si dhe u kryen reforma dhe transformime", theksoi ministri Basha.

 

ORA: 12:00- BE HEQ VIZAT PER SHQIPERINE DHE BOSNJEN

Në takimin që filloi ne Bruksel sot në orën 11.30, ministrat votuan unanimisht "pro" vendimit të shumëpritur për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në bazë të rregullave, vendimi hyn në fuqi 20 ditë pasi botohet në fletoren zyrtare, çka do të thotë se shqiptarët duke filluar nga 28 Nëntori i këtij viti, duke pasur vetëm një pasaportë biometrike do të mund të udhëtojnë drejt shteteve të Bashkimit Evropian

 

Megjithatë vendet e Bashkimit Europian të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave. Liria me viza do te jete per 3 muaj, me pas per shtetasit qe shkelin rregullat do te kete penalizime. Levizja do te jete per cdo shtet te zones shengen, pervec Britanise dhe Irlandes.

Komisioni i BE-ja i ka kerkuar te Tiranes dhe Sarajeves tua bejne te qarte qytetareve te tyre se udhëtimi pa viza nuk është një biletë për azil ose qëndrimi në BE, pas problemeve qe u perball Europa me azil-kërkuesit të Maqedonisë vitin e kaluar.

 

TIRANA PRET VENDIMIN ME FESTE

Pa dyshim qe vendimi per liberalizimin e vizave po pritet me feste ne Tirane. Kjo kuptohet edhe pasi nje dite para vendimit, kryeqyteti shqiptar eshtë zbukuruar në pritje të vendimit për liberalizimin e vizave që u mor sot nga ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian.

Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e madhe dhe të shumëpritur nga shqiptarët me emrat e kryeqyteteve kryesore të Europës. "Berlin 1334 km", "Zyrih 1117 km", "Milano 971 km", mund të duken si reklama të agjencive turistike, por në fakt janë tabelat e vendosura në çdo kryqëzim të kryeqytetit, që lajmërojnë udhëtimin pa viza drejt destinacioneve europiane.

Në qendër një tabelë e madhe tregon largësinë e një fluturimi me avion nga Tirana drejt kryeqyeteteve europiane ndërsa në udhëkryqe krahas shenjave të sinjalizimit janë vënë edhe tabelat që tregojnë distancën nga qytetet dhe kryeqytetet europian shoqëruar me shënimin " Pa Viza ".

 

Ne cdo shtylle sot tunden flamujt blu te BE, ndersa eshte vendosur që festimet të zhvillohen të martën në mbrëmje ku në sheshin “Nënë Tereza” po aktualisht po ndërtohet një skenë gjigande ku do të mbahet një koncert, ndërsa do të ketë edhe projeksione të ndryshme në universitetin e Tiranës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora