E shtune, 27.04.2024, 03:12 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gani Geci, dhunshëm në Klan

E merkure, 10.11.2010, 08:25 PM


Zyrtari i lartë i LDD’së Gani Geci ka tentuar të hyjë dhunshëm në studion e televizionit Klan Kosova, të martën, duke kërkuar që të bëhet pjesë e një debati që do të transmetohej direkt. Drejtues të këtij televizioni thonë se Geci ka kërcënuar fizikisht drejtuesin e debatit Baton Haxhiun.

 

Nga Express

 

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë Gani Geci ka ndërhyrë të martën mbrëma në televizionin KlanKosova duke kërcënuar drejtorin e këtij televizioni Baton Haxhiun dhe duke pamundësuar mbajtjen e debatit në studion e këtij televizioni.

 

Drejtues të Klan Kosovës kanë shpjeguar për Express se ndërhyrja e Gecit ka qenë e dhunshme.

 

“Ka qenë debati i rregullt në KlanKosova me Baton Haxhiun. Aty ishin të ftuar Enver Hoxhaj, Teuta Sahatqija, Burim Ramadani dhe Mimoza Kusari edhe aty ka ardhur Gani Geci i paftuar duke thënë se do të marrë pjesë në emision. Batoni i thotë nuk mund të hysh në debat sepse nuk je i ftuar”, ka thënë Valon Syla, Drejtor i Programacionit në KlanKosova.

 

Sipas Sylës, Geci ka vazhduar të insistojë që të jetë pjesë e debatit.

 

“Geci tha se nuk ju lejojë që të mbani debatin pa mua. Me këtë rast Gani Geci ka kërcënuar dhe fyer Haxhiun.Lëndime nuk ka pasur përveç që ai e ka sabotuar emisionin pra ka qenë sulm i dhunshëm në mediumin tonë”, ka thënë Syla.

 

Debati i paraparë nuk është mbajtur ndërsa mysafirët janë larguar. Haxhiu ka dhënë një shpjegim në televizion për mosmbajtjen e debatit.

 

Syla ka bërë të ditur se Policia ka shkuar në Klan Kosova ku ka intervistuar të gjithë dëshmitarët ndërsa Gani Geci është larguar pas ardhjes së policisë në lokalet e KlanKosovës.

 -------------

Gani Geci,në Bota sot: Baton Haxhiu shantazhon LDD-në, si dikur LDK-në e Rugovës

 Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Gani Geci.

Derisa dje kam qenë në shërbim dhe në mbrojtje të vendit dhe tërë qenjën time ia kam kushtuar interesave të kombit dhe shtetit të Kosovës, Sot në liri dhe në shtetin e pavarur të Kosovës, unë mision patriotik e konsideroj denoncimin publik të individëve, unë kam guximin njerëzor ta them publikisht atë çka edhe më parë e kam thënë, se njerëzit që deri dje kanë qenë bashkëpunëtor të ngushtë të Stanishiqit, sot në shtetin e Kosovës paraqiten patriot dhe po këta të njëjtit dikur mburreshin duke vozitur automjete me targa të Beogradit, sot kanë ndërruar kohërat dhe të njëjtit mbajnë targat e Tiranës në automjetet e tyre.

 

---------------------------

Në një deklaratë për media, ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Gani Geci akuzon për abuzim me mediat Baton Haxhiun. Në deklaratë thuhet: “Me anë të kësaj komunikate njoftoi publikun se sonte (e martë) me dt. 09. nëntor 2010 në ora 20:30 unë Gani Geci u paraqita në televizionin Klan Kosova në cilësinë e përfaqësuesit të LDD-së në debatin e udhëhequr nga Baton Haxhiu me përfaqësues të partive politike parlamentare.

Për hir të opinionit që të mos bie pre e shantazheve dhe dezinformimit, deklaroi se deri sa unë dhe kolegët e tjerë të partive tjera politike ishim gati për debat dhe fillim të emisionit, Drejtuesi i debatit Baton Haxhiu papritmas mu drejtua: “Ju nuk mundeni të merrni pjesë në debat me arsyetim se në debatin e mbrëmshëm nënkryetari i LDD-së, Lulzim Zeneli është vonuar 5 min dhe se LDD jeni të dënuar që të mos merrni pjesë më”. Opinioni i gjerë respektivisht të gjithë ata që kanë patur rastin të përcjellin debatin e mbrëmshëm e dinë fare mirë se nënkryetari i LDD-së, z. Zeneli ka qenë i pranishëm që nga fillimi i debatit dhe se pohimi i zotit Haxhiu nuk qëndron dhe është krejtësisht i pavërtetë.

Unë i kuptoj tendencat e vazhdueshme qëllimkëqija të njerëzve të tillë dhe varësve të tyre, të cilët kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë mision të caktuar, unë them se misionet e tilla janë të sponsorizuar nga elementet e dyshimta dhe qarqet e caktuara, të cilat deri dje shantazhonin Presidentin Rugova dhe ish partinë e tij kurse sot një fat të tillë po e përjeton edhe vet LDD-ja.

Derisa dje kam qenë në shërbim dhe në mbrojtje të vendit dhe tërë qenjën time ia kam kushtuar interesave të kombit dhe shtetit të Kosovës, Sot në liri dhe në shtetin e pavarur të Kosovës, unë mision patriotik e konsideroj denoncimin publik të individëve, unë kam guximin njerëzor ta them publikisht atë çka edhe më parë e kam thënë, se njerëzit që deri dje kanë qenë bashkëpunëtor të ngushtë të Stanishiqit, sot në shtetin e Kosovës paraqiten patriot dhe po këta të njëjtit dikur mburreshin duke vozitur automjete me targa të Beogradit, sot kanë ndërruar kohërat dhe të njëjtit mbajnë targat e Tiranës në automjetet e tyre.

Për fund JU them se e kanë të kotë individët e tillë dhe se populli i Kosovës nuk bie pre e shantazheve dhe manipulimeve të Baton Haxhiut dhe individëve të tillë, ku besoj fuqishëm se shumë shpejt këta njerëz për veprimet e tyre do të pendohen dhe secili do të përgjigjet për punën e vet”, thuhet në fund të deklaratës për medie të ish deputetit Gani Geci.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora