E diele, 28.04.2024, 11:41 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ju lutemi për ndihmë nga OJQ “Jeta në Kastriot”

E hene, 15.11.2010, 10:58 PM


(kërkojmë ndihma në ushqime, detergjente dhe shampona)

Për perkujdesimi  për  2016 femra të perdhunuara dhe  307 jetimet e kesaj kategorie.  Zakonisht   ne çdo muaj sigurojm gjerat elementare  për të jetuar. Ketë muaj kemi hasur në probleme  dhe nuk kemi mundur tu sigurojm ushqime mbi 100 familjeve qe u sigurojm ushqime vazhdmisht, por  e kemi  të domsdoshme që 49 femijeve tu sigurojm patjeter gjerat ushqimore sepse grat e ketyre familjeve që janë vetem nena me jetim  nuk janë të afta të dalin dhe të lypin gjera ushqime.  Ne ju  lusim dhe ju  këkojm  për të na   ndihmuar këto paciente dhe fëmijet e tyre  mos të ju mungojn gjerat më elemtare. Ne po ua dergojm listen e ushqimeve e ju mund të kontriboni me çfar ju keni mundesi, ju lutem shumë, nuk do te thot se duhet të jenë të gjitha ato gjera që ne i kërkojm, por se paku ato që ju keni mundesi qe keto familje ti gezojm per festen e Bajramit.

Lista e gjerave ushqimore dhe sanitare  për pacientet

 

Pasi që mielli dhe krypa u dergohet dy herë në vit lista tjetër elemtare permban:

2 qese makorona,    2 qese shpageta,  2 qese oriz,  1 biber për gjella, 

1 shtojc për gjella ( vegeta),  1 kofe djath të but( qe sherben edhe per pite),

 

1 kofe gjem ose aerokrem, 1 thes  me patate, 1 thes me  qep, 2 kg fasule, 

2 kg sheqer,  200 gram qaj , 1 thes detergjent ,1 shampon për flok, 1 shampo  per enë,

1 shampo për duar, 1 past për dhemb, 1dizenfektues,1 kg suxhukose sallama , 3litra vaj 

Sugjuku dhe salami zakonisht zavendsohet me  kavanoza (konzerva ).

 

  Kontribiti juaj do të reklamohet tek www.vajzat.com.

Nese ju dëshironi të ndihmoni ju lutemi na kontaktoni në

telefonin  (0377) 044 209 651  ose nese vendosni të na ndihmoni  me mjete këtë mund ta bëni  në këtë xhirollogarin e Organizates . Ju lutem letësoni jeten e atyre që kanë shumë nevojë për ndihmen dhe perkrahjen tuaj.

 

Ja xhirollogarija e Organizatës :

 

LLOGARIJA PER NE KOSOVE:

ProCredit Bank

NGO-SHOQATA E GRUAS JETA NE KASTRIOT

Numri I llogarisë 1110172740000153

ndersa ata që janë jasht Kosoves psh në Gjemani, Shqipri  mund të dergojn permes kesaj  llogarie ne PROCREDIT BANK

Numri i pranuesit : 1110172740000153

emri dhe mbiemri i pranuesit : NGO- Shoqata e gruas Jeta në Kastriot

adresa : Rruga Hajdar Dushi hyrja 2 numer 5 Prishtinë

telefoni 00377 44 209651

Banka : PROCREDIT BANK KOSOVO

Filialja e llogarise perfituese : Prishtinë

SWIFIT CODE: MBKOCS22

 

Kush jemi ne 

Organizata e gruas “Jeta në Kastriot“ është organizat e regjistruar dhe ka numrin e regjistrimit 5100725-5, si dhe ka statuesin e benificuar. Ne perkujdesiemi 2016  femra të cilat janë të dhunaura seksualisht nga policia dhe ushtria  serbe gjatë  luftës së fundit dhe tani  ato kanë  nevojë për trajtim mjeksor dhe ndihma të tjera .. . Deri me sot  punojm  një  ekip prej 15 vetash që bëjmë punë vullnetare dhe    ndihmojm femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike  dhe psiqike  të cilat kanë nevojë dhe tash janë në  mbështetjen tonë. Ne gjatë punës në teren kemi identifikur 2019 femra të cilat janë dhunuar,  të cilat tash për tash përveq se 114 prej tyre që kanë plagë të dukshme në trup (kanë gjinjë të  prer, gishtrinj të këputur, 9 me  një sy të verbuar ose të demtuar që nuk sheh fare dhe 37 në fytyrë me plage të hapura, kanë prerje të ndryshme në trup, djegje me cigare dhe gjera tjera etj), tri nga ato kane bërë vetvrasje  gjate vitit që shkoi .Ato  janë në gjendje të rënd shendetësore, psiqike ato detyrohen të kujdesën përveq për vetën  edhe për fëmijët që në këtë rast nga të gjitha të dhunuarat 2016 femra të dhunuara sa ne i mbajnë nën përkujdesje mjeksore, ato kanë 3007 fëmijë që rriten jetim dhe vetëm nën përkujdesin e nënës e cila është nën  presion e dhunimit, frikës, skamejs  dhe përbuzjes nga rrethi, institucionet  ndersa  të braktisura nga burrat  janë 386 gra për shkak se kanë qenë të dhunuara. Ne përpiqemi që përveq ndihmes profesionale të mjekeve që janë  të të gjithë profesioniste  synojm që së paku për disa kohë t’i  finacojm fëmijet e tyre dhe ne duam nëpër mes trajtimit mjeksor  t’i largojm nga gjendja e vështir dhe që kohë më pas ato të mund të gjenden në shoqeri pasi ti kenë  kaluar problemet psiqike  dhe fizike të munden të gjenden në shoqeri pa ndihmen  tonë. Nënat e dhunuara, janë gra të traumatizuara dhe që presin ndihmën  nga të tjeret sepse mendojn se  vetëm janë të pafuqishme dhe  fëmijët e  viktimave që kanë nevojë  për ndihme dhe përkrahje. 

Organizata jonë  bënë punë  vullnetare duke i shfrytzuar pasurit personale vetëm e vetëm për të bërë një punë që mendojm se meriton dhe se  ia vlen sakrifica. Ne nga krijimi i OJQ  „ Jeta në Kastriot „  gjatë  viti 1999 por edhe para se të regjistrohej ne kemi punuar  si ekip prej 15 vetash që të ndihmojm femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike  dhe psiqike  të cilat kanë nevojë dhe tash sot për   mbështetjen tonë. Në  punojm  15 veta  dhe ate; 10 mjeke, udhëhesit  kordinyatorja dhe ndihmësja, dhe tri motra medicionale( infermjere).

Natyrisht se shumë shpesh  na mungojn  edhe mjetet themelore  për punë e që janë shumë të domosdoshme sepse ne po kerkojm vetëm ato që  të mund të këmi sukes  patjetërt në punën tonë dhe zvoglimin  dhe  eliminimin e dhëmbjes.

 Ne bëjëm sigurimin e branave  për 1500 paciente nga te cilat  kanë nevoj për trajtim mjeksor dhe këtë nuk kanë mundesi ta bëjnë  për arsye se do të identifikohen nga rrethi  që janë  të dhunuara, do të  bëjme ketë në mënyrë të fshehur sikur po kontrollojm të gjitha banoret e fshatrve, lagjeve vetëm e vetëm që ato mos të mbesin jashtë  kujdesit mjeksor. Deri më tani si pasoj e asaj që grat i kanë treguar familjarve të tyre kryesisht burrave dhe familjarve të burrit se kanë qenë të dhunuara numri grave të braktisura me fëmijë por edhe pa fëmije po rritet çdo ditë më shumë. Ne  shfrytzojm menyrën si e kemi bere deri me tani  nëpërmes  kontrrollave të tilla që askush mos të vihet në pozit të vështir  dhe që më shumë askush mos të pësoj për shkak  se atyre iu duhet trajtimi ato të braktisen nga burrat e tyre..

 Ju lutem letësoni jeten e atyre që kanë shumë nevoj për ndihmen dhe perkrahjen tuaj.

 Me nderime nga drejtoresha  Luljeta SELIMI

Me gjerësisht gjithçka për ne mund të lexoni  tek : www.vajzat.com



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora