| E hene, 15.11.2010, 10:58 PM |
(kërkojmë ndihma në ushqime, detergjente dhe shampona)
Për perkujdesimi për 2016 femra të perdhunuara dhe 307 jetimet e kesaj kategorie. Zakonisht ne çdo muaj sigurojm gjerat elementare për të jetuar. Ketë muaj kemi hasur në probleme dhe nuk kemi mundur tu sigurojm ushqime mbi 100 familjeve qe u sigurojm ushqime vazhdmisht, por e kemi të domsdoshme që 49 femijeve tu sigurojm patjeter gjerat ushqimore sepse grat e ketyre familjeve që janë vetem nena me jetim nuk janë të afta të dalin dhe të lypin gjera ushqime. Ne ju lusim dhe ju këkojm për të na ndihmuar këto paciente dhe fëmijet e tyre mos të ju mungojn gjerat më elemtare. Ne po ua dergojm listen e ushqimeve e ju mund të kontriboni me çfar ju keni mundesi, ju lutem shumë, nuk do te thot se duhet të jenë të gjitha ato gjera që ne i kërkojm, por se paku ato që ju keni mundesi qe keto familje ti gezojm per festen e Bajramit.
Lista e gjerave ushqimore dhe sanitare për pacientet
Pasi që mielli dhe krypa u dergohet dy herë në vit lista tjetër elemtare permban:
2 qese makorona, 2 qese shpageta, 2 qese oriz, 1 biber për gjella,
1 shtojc për gjella ( vegeta), 1 kofe djath të but( qe sherben edhe per pite),
1 kofe gjem ose aerokrem, 1 thes me patate, 1 thes me qep, 2 kg fasule,
2 kg sheqer, 200 gram qaj , 1 thes detergjent ,1 shampon për flok, 1 shampo per enë,
1 shampo për duar, 1 past për dhemb, 1dizenfektues,1 kg suxhukose sallama , 3litra vaj
Sugjuku dhe salami zakonisht zavendsohet me kavanoza (konzerva ).
Kontribiti juaj do të reklamohet tek www.vajzat.com.
Nese ju dëshironi të ndihmoni ju lutemi na kontaktoni në
telefonin (0377) 044 209 651 ose nese vendosni të na ndihmoni me mjete këtë mund ta bëni në këtë xhirollogarin e Organizates . Ju lutem letësoni jeten e atyre që kanë shumë nevojë për ndihmen dhe perkrahjen tuaj.
Ja xhirollogarija e Organizatës :
LLOGARIJA PER NE KOSOVE:
ProCredit Bank
NGO-SHOQATA E GRUAS JETA NE KASTRIOT
Numri I llogarisë 1110172740000153
ndersa ata që janë jasht Kosoves psh në Gjemani, Shqipri mund të dergojn permes kesaj llogarie ne PROCREDIT BANK
Numri i pranuesit : 1110172740000153
emri dhe mbiemri i pranuesit : NGO- Shoqata e gruas Jeta në Kastriot
adresa : Rruga Hajdar Dushi hyrja 2 numer 5 Prishtinë
telefoni 00377 44 209651
Banka : PROCREDIT BANK KOSOVO
Filialja e llogarise perfituese : Prishtinë
SWIFIT CODE: MBKOCS22
Kush jemi ne
Organizata e gruas “Jeta në Kastriot“ është organizat e regjistruar dhe ka numrin e regjistrimit 5100725-5, si dhe ka statuesin e benificuar. Ne perkujdesiemi 2016 femra të cilat janë të dhunaura seksualisht nga policia dhe ushtria serbe gjatë luftës së fundit dhe tani ato kanë nevojë për trajtim mjeksor dhe ndihma të tjera .. . Deri me sot punojm një ekip prej 15 vetash që bëjmë punë vullnetare dhe që ndihmojm femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike dhe psiqike të cilat kanë nevojë dhe tash janë në mbështetjen tonë. Ne gjatë punës në teren kemi identifikur 2019 femra të cilat janë dhunuar, të cilat tash për tash përveq se 114 prej tyre që kanë plagë të dukshme në trup (kanë gjinjë të prer, gishtrinj të këputur, 9 me një sy të verbuar ose të demtuar që nuk sheh fare dhe 37 në fytyrë me plage të hapura, kanë prerje të ndryshme në trup, djegje me cigare dhe gjera tjera etj), tri nga ato kane bërë vetvrasje gjate vitit që shkoi .Ato janë në gjendje të rënd shendetësore, psiqike ato detyrohen të kujdesën përveq për vetën edhe për fëmijët që në këtë rast nga të gjitha të dhunuarat 2016 femra të dhunuara sa ne i mbajnë nën përkujdesje mjeksore, ato kanë 3007 fëmijë që rriten jetim dhe vetëm nën përkujdesin e nënës e cila është nën presion e dhunimit, frikës, skamejs dhe përbuzjes nga rrethi, institucionet ndersa të braktisura nga burrat janë 386 gra për shkak se kanë qenë të dhunuara. Ne përpiqemi që përveq ndihmes profesionale të mjekeve që janë të të gjithë profesioniste synojm që së paku për disa kohë t’i finacojm fëmijet e tyre dhe ne duam nëpër mes trajtimit mjeksor t’i largojm nga gjendja e vështir dhe që kohë më pas ato të mund të gjenden në shoqeri pasi ti kenë kaluar problemet psiqike dhe fizike të munden të gjenden në shoqeri pa ndihmen tonë. Nënat e dhunuara, janë gra të traumatizuara dhe që presin ndihmën nga të tjeret sepse mendojn se vetëm janë të pafuqishme dhe fëmijët e viktimave që kanë nevojë për ndihme dhe përkrahje.
Organizata jonë bënë punë vullnetare duke i shfrytzuar pasurit personale vetëm e vetëm për të bërë një punë që mendojm se meriton dhe se ia vlen sakrifica. Ne nga krijimi i OJQ „ Jeta në Kastriot „ gjatë viti 1999 por edhe para se të regjistrohej ne kemi punuar si ekip prej 15 vetash që të ndihmojm femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike dhe psiqike të cilat kanë nevojë dhe tash sot për mbështetjen tonë. Në punojm 15 veta dhe ate; 10 mjeke, udhëhesit kordinyatorja dhe ndihmësja, dhe tri motra medicionale( infermjere).
Natyrisht se shumë shpesh na mungojn edhe mjetet themelore për punë e që janë shumë të domosdoshme sepse ne po kerkojm vetëm ato që të mund të këmi sukes patjetërt në punën tonë dhe zvoglimin dhe eliminimin e dhëmbjes.
Ne bëjëm sigurimin e branave për 1500 paciente nga te cilat kanë nevoj për trajtim mjeksor dhe këtë nuk kanë mundesi ta bëjnë për arsye se do të identifikohen nga rrethi që janë të dhunuara, do të bëjme ketë në mënyrë të fshehur sikur po kontrollojm të gjitha banoret e fshatrve, lagjeve vetëm e vetëm që ato mos të mbesin jashtë kujdesit mjeksor. Deri më tani si pasoj e asaj që grat i kanë treguar familjarve të tyre kryesisht burrave dhe familjarve të burrit se kanë qenë të dhunuara numri grave të braktisura me fëmijë por edhe pa fëmije po rritet çdo ditë më shumë. Ne shfrytzojm menyrën si e kemi bere deri me tani nëpërmes kontrrollave të tilla që askush mos të vihet në pozit të vështir dhe që më shumë askush mos të pësoj për shkak se atyre iu duhet trajtimi ato të braktisen nga burrat e tyre..
Ju lutem letësoni jeten e atyre që kanë shumë nevoj për ndihmen dhe perkrahjen tuaj.
Me nderime nga drejtoresha Luljeta SELIMI
Me gjerësisht gjithçka për ne mund të lexoni tek : www.vajzat.com