E diele, 28.04.2024, 12:43 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Policia dëbon jordanezin e dyshimtë

E diele, 14.11.2010, 08:39 PM


Sokol Çobo,Gazeta SHQIP

 

Husam Tayeh akuzohet se falsifikoi dekretin e ish-presidentit Berisha për shtetësinë shqiptare

Ministria e Brendshme ka dëbuar nga Shqipëria shtetasin jordanez Husam Tayeh. Vendimi është marrë disa ditë më parë nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, pasi ka dyshime se Tayeh merret me aktivitete të dyshimta në vendin tonë. Vendimi i institucioneve shqiptare nuk i ka pëlqyer jordanezit, i cili ka denoncuar ministrinë në gjykatë, ku kërkon anulimin e urdhrit të datës 2 nëntor për dëbimin e tij. “Kërkoj anulimin e urdhrit numër 4155, datë 2.11.2010, të anës së paditur dhe pezullimin e efekteve të zbatimit të tij, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes”, thotë Tayeh. Çështja është regjistruar dy ditë më parë në Gjykatën e Tiranës dhe brenda kësaj jave pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Mimoza Kajo. 44-vjeçari jordanez akuzohet nga drejtësia shqiptare edhe për falsifikim dokumentesh, pasi ka falsifikuar dekretin e ish-presidentit Sali Berisha për dhënie shtetësie. Aktiviteti i tij është mbajtur nën vëzhgim nga agjentë të antiterrorit, por nuk përjashtohen as strukturat e shërbimit inteligjent, të cilat kanë bashkëpunuar për mbledhjen e informacioneve rreth aktivitetit të jordanezit. Në fund, pas një sërë verifikimesh, është vendosur depërtimi i tij në vendlindje.

Dyshimet

Husam Tayeh, 44 vjeç, akuzohet nga shteti shqiptar se ka falsifikuar dekretin e ish-presidentit Berisha për shtetësinë e tij. Tayeh ka kërkuar të pajiset me pasaportë shqiptare, duke falsifikuar dekretin e Presidentit të Republikës, me nr. 1718, të datës 15 maj të vitit 1997. Sipas pretendimit të jordanezit, me këtë dekret që pretendohet të jetë lëshuar në kohën që president ishte Sali Berisha, ai kishte fituar shtetësinë shqiptare. Nga verifikimet e kryera nga policia dhe prokuroria ka rezultuar se 44-vjeçari jordanez ka falsifikuar dokumentacionin, pasi nuk ka përfituar asnjëherë shtetësinë shqiptare. Aplikimi për pasaportë në Policinë e Tiranës është kryer në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Jordanezi ka argumentuar në dokumentacionin e paraqitur se kishte përfituar shtetësi shqiptare duke paraqitur dokumentet që në fakt rezultonin false. Por gjatë procesit të verifikimit të dokumentacionit për prodhimin e pasaportës, është vënë re se dokumentet e paraqitura nga jordanezi ishin false. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, fotokopje të dokumentacionit të paraqitur nga 44-vjeçari jordanez, fotokopje të pasaportës jordaneze, me emër Husam Ibrahim Ali Tayeh, si dhe fotokopje të pasaportës shqiptare me nr. 0968708, me emër Tayeh Husam. Materialet i janë servirur organit të Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nën hetim këtë çështje dhe në ditët në vijim pritet që të dërgojë çështjen në gjykatë. Duke parë rrezikshmërinë e ulët të kësaj dosjeje, drejtësia shqiptare ka vendosur që më mirë jordanezi të kthehet në vendlindje.

Hetimi dhe dëbimi

Pas konstatimit të dokumenteve false për pajisjen e tij me pasaportë, prokuroria nisi hetimet për këtë rast, duke vënë nën akuzë jordanezin nën akuzën e falsifikimit të stampave dhe vulave. Njëkohësisht, policia u angazhua për të identifikuar vendndodhjen e tij, pasi kishte informacione se ai mund të merrej me një aktivitet të dyshimtë. Antiterrori dhe efektivë policie kanë kryer verifikimet e duhura dhe pas disa muajsh jordanezi është gjetur në periferi të Tiranës. Ai është proceduar dhe mbajtur nën vëzhgim, ndërsa në fillim të muajit nëntor, Ministria e Brendshme ka vendosur ta dëbojë dhe ta depërtojë në vendlindje. Vendimi nuk i ka pëlqyer Husam Tayeh, i cili ka kryer një padi në gjykatë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora