E diele, 28.04.2024, 10:00 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Në medresenë e Shkodrës përkujtohet 710 vjetori i themelimit të Perandorisë pushtuese Osmane

E premte, 12.11.2010, 08:11 PM


Shkodër, Maj 2009

 

Në kuadër të 710 vjetorit të themelimit të Perëndorisë Osmane, në medrezenë ‘’Haxhi ShehShamia’,’ u organizua një takim me pedagogun dhe historianine Universitetit të Shkodrës ‘’, Luigj Gurakuqi,

Pr.Dr.Bajram Xhafa, ku merrnin pjesë nxënës të kësaj medrezeja, dega e djemve dhe stafi pedagogjiki degës së djemve dhe i degës së vajzave. Takimi u organizua në mjediset e bibliotekës së medrezesë, një ambjet ky shumë komod dhe i pranueshëm për të realizuar takime me një tematikë të tillë. Në temen që trajtoi , Pr.Dr. Bajram Xhafa, në kuadrin e 710 vjetorit të themelimit të Perëndorisë Osmane, ai foli për raportet e kësaj Perëndorie me popullin shqiptar me të cilin e lidhi fatit të bashkëjetojë për disa shekuj me rrallë. Në bisedë u theksua se shqiptarët dhe turqit nuk paten një raport të mirëfilltë pushtues dhe të pushtuar, por raporti real ishte një bashkëjetese e mirëfilltë e cila u reflektua tek pjesëmarrja e shqiptarëve ne sferat më të larta të qeverisjes së Perëndorisë Osmane. Per këtë dëshmon edhe numuri i konsiderueshë m i shqiptarëve në parlamentin e Perëndorisë Osmane, në mesin e të cilëve ishte edhe figura e njohur e Ismail Qemalit dhe e 40 kryeministrave të kësaj Perëndorie të cilët ishin shqiptarë. Medrezistët u njohën edhe me informacione për betejen e Fushë Kosovës, ku ushtria osmane fitoi mbi një kualicion të domonuar nga serbët, betejë në të cilën ra shehid Sulltan Murati, i cili, përmes një luteje që kishte bërë një natë para betejës, kishte kërkuar nga Allahu xh.sh.që t’ia plotësonte këtë kërkesë që islami kurrë të mos shuhej në hapesirën kosovare. Gjithashtu, medrezistën u njohën edhe me informacione mbi Camërinë e cila ka mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë, me gjithë përpjekjet e Perendorisë Osman për të penguar një gjë e tillë. Ajo që kishte rendësi në këtë bisedë ishte idea se ardhja e Perëndorisë Osmane në Shqipëri ishte një mundësi përcaktuese që shqiptarët të shpëtonin nga asimilimi ortodoks dhe humbja e identitetit të tyresi shqiptarë.. Medrezistët i përcillnin me shumë kujdes fjalët dhe mendimet e Pr. Dr. Bajram Xhafës, sepse ishin informacione që ata i ndëgjonin për here të pare. Pas përfundimit të kësaj bisede,medrezistë ve iu dha mundësia që të bënin pyetje në lidhje me temen e trajtuar, duke marrë njëkohësisht përgjigje kompetente nga Pr.Dr.BajramXhafa. Biseda, që u zhvillua në Medrezen e ‘’Haxhi Sheh Shamia’,’ eshtë një përpjekje sa modeste, aq edhe serioze për t’u përcjellë medrezistëve një mesazh të saktë, të sinqertë , për të vërtetën e mardhënjeve të Perëndorisë Osmane me shqiptarët, si antiteze e një dizinformimi të qëllimshëm që vazhdojnë të bëjnë mediat për të vërtetën e këtyre mardhënjeve e cila, sipas historianeve dhe politikanëve të Turqisë gjendet vetëm në arkivate shtetit turk. Në fund, drejtoria e medrezesë, ’Haxhi Sheh Shamia’,’ falenderoi Pr.Dr. Bajram Xhafën për biseden e mbajtur, duke i premtuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në mes të medrezesë dhe z. Bajram Xhafa edhe në të ardhmen.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora