E shtune, 27.04.2024, 07:47 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

BDSH: Me 14 nëntor – të gjithë në protestë!

E shtune, 13.11.2010, 08:55 PM


ME 14 NËNTOR- TË GJITHË NË PROTESTË !

POPULLI SHQIPTAR NË MAQEDONI NUK ËSHTË POPULL APATRID !

 

Të nderuar shqiptar,

Bashkimi Demokratik Shqiptar në vazhdimësi është përpjekur të sensibilizojë institucionet ndërkombëtare dhe opinionin demokratik se politika dominante e Shkupit ndër të tjera  synon të shndërrojë popullin shqiptar në popull apatrid[1] :

-                          Që nga themelimi i kësaj republike mbi një pjesë të territoreve shqiptare qindra mijëra shqiptarë janë shpërngulur në shtetet e Lindjes dhe në shtetet e Perëndimit;

-                          Dhjetëra mijë shqiptarëve të tjerëve u refuzohet nënshtetësia ;

-                          Përmes regjistrimeve të deritanishme të popullsisë është munduar të fshihet realiteti i përkatësisë etnike të popullsisë së Maqedonisë ….

 

Të nderuar shqiptarë,

Në kohën kur në opinionin publik shqiptar në Maqedoni dominojnë spekulimet me përqindjen e spijujve shqiptar në interes të shërbimeve sekrete të shteteve antishqiptare, politika antishqiptare e Shkupit përgatit modalitete të reja të politikës që do të legjitimonte vazhdimin e diskriminimit racial kundër shqiptarëve.

 

Të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e bashkërenditjes së veprimtarive për të sensibilizuar institucionet ndërkombëtare lidhur me politikën antishqiptare që udhëhiqet në Maqedoni, Bashkimi Demokratik Shqiptar mbështet protestën e organizuar kundër politikës që përjashton qindra mijëra shqiptarë nga regjistrimi i popullsisë së Maqedonisë në vitin 2011.

Bashkimi Demokratik Shqiptar apelon tek pjesëmarrësit e protestës që pakënaqësinë e vet nga diskriminimi racial që aplikohet ndaj shqiptarëve në Maqedoni ta shprehin si shqiptarë duke anashkaluar përkatësinë dhe simbolet  partiake.

Bashkimi Demokratik Shqiptar fton partitë politike shqiptare të lënë inatet reciproke dhe së bashku të gjejnë rrugëdalje nga situata e vështirë në të cilën gjendemi si shqiptarë.

Bashkimi Demokratik Shqiptar vlerëson se është moment i fundit që institucionet ndërkombëtare dhe autoritetet me peshë të ushtrojnë ndikimin e vet me qëllim të evitimit të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës.

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar

11 nëntor 2010

Tetovë

 


[1] Me konventën e New York-ut të 28 shtatorit 1954 në kategorinë « apatrid » përfshihen personat që asnjë shtet nuk i konsideron si qytetarë të vet !  

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora