E enjte, 01.05.2025, 12:17 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Serbia pa Luginën e Preshevës

E premte, 19.11.2010, 10:22 PM


Nga Express

 

Një hartë e Serbisë pa Luginën e Preshevës është shpërndarë për nevojat e turistëve evropianë. Harta është zbuluar nga agjencitë turistike në Serbi, të cilat kanë vërejtur se turistët nga Bashkimi Evropian shfrytëzojnë harta në të cilat Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe një pjesë përreth Vranjës i takojnë Kosovës.

 

Pas reagimit të disa shoqatave joqeveritare serbe, agjencitë turistike në Bruksel që po shfrytëzonin harta të tilla, kanë njoftuar se harta e tillë ishte marrë nga një faqe interneti e Bashkimit Evropian, e cila ofron informacione për qytetarët evropianë që udhëtojnë në shtetet tjera.

 

Pas kërkimit të sqarimeve nga ana e palës serbe nga përfaqësuesit e kësaj web-faqeje që përfaqëson BE’në, është theksuar se harta në fjalë është siguruar nga CIA, gjegjësisht nga web-faqja World Factbook.

 

Sipas organizatës neonazistë serbe Nasi 1389, publikimi i kësaj harte nuk çyshtë i rastësishëm, ngase ajo është publikuar pikërisht në momentin kur shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë autonomi. Prandaj, sipas Nasi 1389, publikimi i saj paraqet një gjest armiqësor i SHBA.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx