Shtesë » Lajme
"Plehrat", dhjetra protestojnë: Qeveri anulo importin
E shtune, 20.11.2010, 11:50 AM
| |||||||||||||
![]() | |||||||||||||
"Plehrat", dhjetra protestojnë: Qeveri anulo importin | |||||||||||||
![]() | |||||||||||||
![]() | |||||||||||||
![]() | |||||||||||||
![]() Përfaqësues të grupimit qytetar i bënë thirrje sot qeverisë që të kthejë mbrapsht vendimin e miratuar për mbetjet pasi kjo do të sihte shkatërrim sipas tyre për Shqipërinë. “Kjo është rruga më e gabuar, është një veprim i gabueshëm i qeverisë”, tha Ardian Klosi. “Hej hej qeveri s’duam plehra në Shqipëri”, "Shqiperia nuk eshte kosh plehrash" ishin thirrjet e pjesmarrësve ne proteste. “Jemi këtu për të dhënë një mesazh shumë të dashur për shqiptarët, që atdheu ynë, Shqipëria të jetë një vend I pastër ndaj ti themi “Jo”, importit të plehrave. Jemi kundra vendimeve të tilla, jemi për të përcaktuar një strategji sit a pastrojmë vendin, sit a bëjmë më të bukur dhe jo të importojmë mbetjet e botës. Ne duhet të kemi një kuadër ligjor dhe një infrastrukturë të plotë për importimin e mbetjeve konform standarteve të BE”, tha Lavdosh Feruni. Më pas dhjetra pjesmarrës morën fjalën dhe kërkuan që qeveria të reflektojë përpara se të ndërmarë veprime për të cilat do të pendohet për shkak të dëmeve që do ti shkaktojnë ato vendit. Grupimi i reagimit qytetar nderkohe dhe nje dite me pare i drejtoi nje apel qeverisë dhe pushtetit vendor që të përfshihet në një fushatë kombëtare apo lokale për të pastruar Shqipërinë nga plehrat. Burime nga ministria e Mjedisit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për “lëndë të parë” për industrinë ricikluese, që mund të largojë 6000 tonë mbeturina në muaj dhe nuk bëhet fjalë për “import plehrash". Por ky vendim është kritikuar nga shumë shoqata ambientalistësh. (d.b/BalkanWeb) ![]()
|
Komentoni
Artikuj te tjere
Sarandë, bastiset banesa e akademikut Adem Demaçi
Serbia pa Luginën e Preshevës
Dhunimi i varreve :Merret i pandehur ish kreu i OMONIA
Vizat, fluks kosovarësh për pasaporta shqiptare
Florin Krasniqi padit Thaçin në gjykatë
Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin në xhaminë e pushtuesit Sulltan Mehmeti
Iniciativë mbarëbotërore për të shpëtuar pakistanezen e krishterë Asia Bibi
Pakti detar, jo në Hagë, duhet të rinegociohet"
Ju lutemi për ndihmë nga OJQ “Jeta në Kastriot”
Reagime kundër kërcënimeve ndaj gazetares Sebahete Shala
Policia dëbon jordanezin e dyshimtë
Të varfër... Të vdekur!
Ministri Haxhinasto kërkon nga vartësit dhe diplomatët përgatitje maksimale për çështjen
BDSH: Me 14 nëntor – të gjithë në protestë!
Në medresenë e Shkodrës përkujtohet 710 vjetori i themelimit të Perandorisë pushtuese Osmane
Gani Geci: Shyqyr që s`e pata alltinë
Milazim Kadriu: Dega e Shoqatës së të burgosurve politik në Besianë, uron Shqipërinë për heqjen e vizave
Gani Geci, dhunshëm në Klan
Telegram urimi nga BDSH
Ish-spiuni Çegrani: Burimi i dosjeve është ne Beograd