Mendime
Myrteza Studenica: Termeti i Shkupit ia mbyti vajzën Dr. Abravanelit
E hene, 18.10.2010, 09:53 PM
RREFIMI I KATERTE I ZOTERI MUFTAFA KEMAL PASHA REZNIQIT
TERMETI I SHKUPIT IA MBYTI VAJZËN DR ABRAVANELIT
Nga Myrteza Studenica
Miku im i mocëm në Bukuresh,
po të rrëfej rrëfimin e pikëlluar të zotëri Mustafa Kemal Pasha Rëzniqit, patriotit të devotshëm, ndjestë past!
” Dr Haim Adizhes kishte një grua, zonjën Berta dhe dy fëmijë, një vajzë dhe
një djalë. Vajza ë tij ishte ë martuar me një mjek, i cili ishte udhëheqës i shërbimit rë Rëndgenologjisë së Shkupit më 1953. Pra, e bija, dhëndri i dr Abravanelit, jetonin në Shkup më 1963. Në tërmetin ë madh që ra në Shkup, humbën jetën e bija, i biri dhe dhëndëri i dr Abravanelit. Në të vërtetë i biri i dr. Abravanelit, kishte shkuar mysafir nga Manastiri te ë motra (dhëndërri) në atë mëngjes kur ra tërmeti i madh në Shkup (1963).
Po atë mëngjes, kur ra Tërmeti i madh në Shkup, udhëtova me tren nga Prishtina në Shkup.Pashë se Tërmeti shkatërrues kishte shembur në dhe gjithë ndërtesën ku jetonin ë bija dhe dhëndërri i dr Abravanelit!
Nga ekipet shpëtimtare , që bënin përpjekje për shpëtimin e njerëzve të mbetur nën godina të rënuara, si dhe nxerrnin kufomat ë njerëzve nga gërmadhat, mësova se vajza dhe i biri i dr. Abravanelit kishin vdekur, ndërsa dhëndërri i tij ishte nxjerrë nga gërmadhat i plagosur rëndë, por kishte vdekur më vonë në spital. Po ashtu atë ditë mësova se dr H.Abravaneli kishte ardhur nga Manastiri në Shkup për të kërkuar djalin, vajzën dhe dhëndërrin ë tij!
U mundova ta gjeja dr Abravanelin atë ditë mynxyre në Shkup, e kërkova nëpër spitale, por nuk ë gjeta. Doja t’i ndihmoja!
Pas disa ditësh shkova me familjen time në Manastir, për t’i shprehur ngushllime familjes Abravanel. Zonja Berta, bashkëshortja e dr Haim Abravanelit ishte shumë e tronditur nga tragjedia dhe mynxyra, që e kishte goditur. Dr Abravaneli na tha se znj. Berta me ngulm insistonte që familja të shpërngulej në Izrael, ”që t’ia afronim nipeshën ë tyre të vogël Shelin, xhaxhait të saj dhe kusherinjve të tjerw të afërm, të cilët jetonin në Izrael. Znj. Sheli (e bija e së bijës) së dr Abravanelit, kishte qenë për fat të mirë, te gjyshi (gjyshja) në Manastit, në atë mëngjes të kobshëm ,kur ra tërmeti i Madh në Shkup më 1963.
Dr Abravaneli, dy muaj para se të shpërngulej nga Manastiri në Izrael, e thirri (me një letërdërgesë) babin tim në Manastir.Shkuam :babai, nëna dhe unë dhe qëndruam dy ditë mysafisë te dr Abravaneli.Dra Abravaneli ia ofroi babait tim shtëpinë dhe plackat, që të përkujdesej për to, derisa të bënte ndonjë zgjidhje të këti problemi. Mirëpo, babai nuk mundi ta tumirte oferten e mjekut hebraik, për shkak të largësisë bukur të madhe ndërmjet Prishtinës dhe Manastirit, por i propozoi atij që t’i ndante gjësendet, të cilat mendonte t’i merrte në Izrael, nga ato të tjerat, dhe këto të fundit, ai i propozoi që t’ia falte Kryqit të Kuq të Manastirit.
Pas shpërnguljes së dr Abravanelit në Izrael, familja e jonë i dërgonte letra përshëndetjeje sidomos gjatë ditëve të festave të ndryshme.Mirëpo letrat që i merrnim nga dr H.Abravaneli bëhej e ditur se ai nuk i merrte letra që ia dërgonim ne!
Një ditë marsi më 1982, po kthehesha me avion nga Athina në Beograd, në Aeroportin ë Dubrovnikut, gjegjësisht në avionin që fluturonte nga Dubrovniku në Beograd, më rastisi ta takoja një zonjë nga Beogradi (me sa mbaj në mend e kishte mbiemrin Rus), ë cila kishte qenë në studime të specializimin në Izrael. E pyeta nga kërshëria se a mos dinte gjë për familjën Abravanel, ajo më tha se dr Haim Abravaneli kishte vdekur, kurse gruaja e tij znj. Berta jetuaka me nipeshën z.Sheli, e cila kishte mbaruar shkollimin e mesëm. Ajo nuk e dinte adresën e tyre. Për këto rrëfime që po t’i rrëfej, dëshmitarë të vetëm hebrenjë janë znj. Bera dhe znjsh. Sheli, ndërsa shumë shqiptarë mund të dëshmojnë për to. Në Decan sot e kësaj dite përflitet një anegdotë për dr Haik Abravanelin!”
”Miq të dashur dhe të ëmbël – paharrueshem!”- kështu fillon letra e dr Haim Abravanelit dërguar zt. Arsllan Rëzniqit më 28.12.1976!
Bat Yam 28 XII 1976 – Izrael:
”Besojmë se shpesh flisni për ne, megjithëse nuk po këmbejmë fare letra. Ja, tashmë u bë 14-ti vit, që kur NITA, SALVO dhe NIKQ, janë shtrirë në varret e ftohta, e ne ende nuk po mundemi ta marrim vetën dhe të besojmë se është kjo një gjë e vërtetë. Eshtë ky fati i të gjithë neve, porse tek ne ai erdhi pa e respektuar rradhën. Tërmeti i Shkupit na la neve pleqëve dhe një fëmijë, kurse shkuan pakthim të rinjtë dhe të shëndoshët.Sapo të vijmë në Jugosllavi, do t’Ju lajmërohemi, këtu jemi në shtëpinë e nipit, i cili na këndell dhe na mban, ne e shkolluam atë, e kush do të mendonte atëherë se do të mbesim pa fëmijë tanë dhe se ai do të na dalë tash hakut!
Na lajmëroni për të gjithë si jeni!
Sheli po studjeon kiminë, është po ashtu e mrrekullueshme si prindërit ë saj, ne jemi plakur mjaftë, por, jemi gjallë.
Ju dëshirojmë të gjithë Juve cdo të mirë në Vitin ë Ri 1977, ju përqafojmë Juve të gjithëve me rradhë dhe presim përgjigjen e Juaj!”
SHELI dr ABRAVANEL dhe BERTA
Adresa jonë është: Dra HAIM ABRAVANEL, Rue Jerusalem 28 Bat Yam , Israel!”
Kështu e përfundoi rrëfimin e tij pikëllues patrioti i devotëshëm, Mustafa Kemal Pasha Rëzniqi, ndjestë pastë,një një ditë prilli më 1994, në Prishtinë!
Miku im i mocem në Bukuresht, të përshëndet Myrtosi!