Mendime
Avdi Gjata: Më e mira e të gjitha të mirave është, që të rinjëve t’u thuhet e vërteta zotërinjë pushtetar?
E diele, 17.10.2010, 07:58 PM
Më e mira e të gjitha të mirave është, që të rinjëve t’u thuhet e vërteta zotërinjë pushtetar?
Nga Avdi Gjata
Përse është dashur të ndodhë një gjë e tillë kur dihet se jemi në prag të fillimit të bisedimeve për çështjen e Kosovës me Serbinë. Si pjesmarrës i skenës politike shqiptare të Kosovës për tri dekada, e dij se shkrimet gazetareske dhe mjetet elektronike kanë për qëllim të dezinformojnë dhe ta hutojnë popullin, për interesa materiale po edhe për ti shërbyer me besnikëri padronit të saj, i cili mundohet ta forcoj ekonomikisht pozitën e vetë në mesin e padronëve të tjerë, edhe përkundër interesit të popullit. Kur imazhi i Kosovës hyri në agjendën e OKB-së, në krye me Fatmir Sejdiun, që neve nuk po na konvenon kjo, nuk lëmë guri pa lëvizur vetëm e vetëm për ta zbehur imazhin tonë i cili edhe ashtu ka rënë mjaftë si në botë ashtu edhe tek qytetarët. Është mirë në çdo kohë të mbrohet drejtësia dhe vendi po me fakte dhe argumente e jo për pozitë personale dhe teke e inate politike. Jamë i bindur se akuzat direkte dhe indirekte të pushtetarëve kanë për qëllim të manipulojë drejtësinë, për qëllimet e tyre politike, kam vrejtur se po shtohen gjithnjë e më tepër edhe vrejtjet negative, në kontekstin që po hasim në kohën e fundit, të fjalës ‘arbitraritet’të Qeverisë, në artikujt e ndryshëm që po i lexojmë, sidomos pas dorheqjes të Sejdiut, nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe patjetër unë nuk mund ta quaj ndryshe përveq përmbysje parlamentare, të ardhur nga dy deputet të përkrahur heshturazi edhe nga personalitete me ndikim në qeveri, të cilët ne injohim shumë mirë. E gjithë kjo çështje mua më duket mënyrë reale ‘oportunizëm politik destabilizuas’ si një veprim dëshprimi të pushtetarëve të më hershëm, para zgjedhjeve të ardhshme.
Shtrohet pyetja se për çfarë shkelje të Kushtetutës akuzohet Sejdiu? Një intelektuali të brezave të tashëm, kontributi i të cilit për kulturën dhe drejtësinë juridike është gati i pa zavendësueshëm, është i njohur e që duhet të na jep shkas për krenari kombëtare. Për këtë unë jam shumë i sigurtë sepse kam njohuri të mjaftueshme dhe shumë bindëse që nga vitet e 70, pasi që shumë herë më ka këshilluar dhe më ka ndihmuar për kahjen dhe drejtimin e politikës Jugosllave ndaj çështjes kombëtare dhe popullit shqiptarë. Dëshmija më e mirë dhe më bindëse për mua janë vite e 90 kur është bërë këthesa më e madhe shqiptare dhe homogjenizimi i shqiptarëve në Kosovë Sejdiu ishte krah për krah me popullin kur quheshim njerëz të dyshimt nga Qeveria në ekzil. Vallë nuk kishte nevojë Kosova për njerëz të tillë? Zotërijnjë pushtetarë, duhet të bindeni se një ditë populli do t’i zgjedh problemet që na i ka lënë trashigim e kaluara e që duhet kapërcyer këtë të kaluar. Dëshiroj të pyes gjithashtu ata deputetë që votuan në favor të Kushtetutës dhe ligjit më të fundit se çfarë i shtyri ata të mendojnë se qenkan kompetent të vendosin për çështje të këtilla me rëndësi kur ata vetë pohuan se nuk ka shumë kohë për të marrë masa për zgjedhjet e reja.
Atëherë, përse përfaqësuesit e të gjitha partive politike në Kosovë deklarohen për shtyerjen e zgjedheve si pozita ashtu edhe opozita që deri dje kërkonin zgjedhje e tash deklarohen se nuk jemi gati për zgjedhje? Kjo nuk është kurgjë tjetër vetëm se kanë frikë nga Presidenti i shkarkuar që do t’ia merr prap qeverisjen e vendit, pasi e dinë se qytetarët nuk janë aq naiv të mashtrohen nga megalogamia e disa udhëheqësve të dështuar para dhjetë viteve. Kam përshtypjen se sot shumë terma të fjalorit politik po përdoren në Kosovë në mënyrë të lirshme jashtë diciplinës ligjore vetëm për të ngritur emocione dhe pasione të njerëzve, për qëllime të mbrapshta oportuniste. Zotërinjë; e kaluara nuk mundet të përmisohet, këtë e dimë të gjithë por e ardhmja mund dhe duhet të orientohet drejtë qëllimit shekullor të popullit shqiptarë.
Një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës , hapin e marrë të Fatmir Sejdiut për dorëheqje e kanë përshëndetur si vendim të drejtë, progresiv e shumë të quditshëm pasi që nuk janë mësuar të dëgjojnë ndonjë politikan të Kosovës që ka bërë një gjest të tillë edhe pse kanë bërë lloj lloj gabimesh e lëshimesh. Sjellja e tillë dhe veprimi dinjitoz i tij na e ka hapur rrugën dhe na e ka dhënë një mesazh të qartë se si duhet të veprohet kur institucionet e një vendi gjinden në krizë politike shoqërore etj. Po dorëheqjet nuk janë shumë pozitive kur ipet vetëm nga një udhëheqës pasi që nuk është vetëm ai fajtor. Për gjendjen e rëndë dhe institucione të brishta të Kosovës, janë të gjitha institucionet qeverisëse të cilat për çdo ditë e më tepër popullin janë duke ngulfatur materialisht dhe ekonomikisht dhe duke ia mbyllur përspektiven për të ardhmën. Dhe, qe sot, partia e cila ishte në koalicion me PDK-në u deturua të jap dorëheqje dhe të krijohet vakum e krizë institucionale e cila më së shumti do t’i kushtuoi Kosovës. Gjithashtu prishja ekoalicionit është një proqes normal dhe i dobishëm kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç parashihet me kushtetutë. Qeverisja shtetrore mund të ruhet vetëm nga partia e cila i ka fituar shumicën e votave. Për një punë të mirë, duhet të jenë dy veta, të cilët proplemet në mes vete, duhet ti tejkalojnë me kompromise e jo me imponime, sepse në të kundërtën nuk kanë bashkpunim e jetë të gjatë.
Fatkeqësishtë, kam përshtypjen se zhvillimet e këtyre viteve të pas luftës në Kosovë nuk janë kurrgjë tjetër veqëse një përpjekje pikërishtë për të instrumentalizuar situatën për qëllime politike të disa politikanëve të dështuar shtetror të cilët kanë premtuar shumë se gjatë mandatit të tij qeverisës pagat do të rritën përmbi 50 përqind që nuk ka mundësi teorike e jo praktike. Bile, hiq më larg se dje premtoi se pagat e mësuesve do rriten e niveli arsimit do përmisohet. Sigurisht që pas krizës së krijuar edhe njëherë premtimet inkurajuese të kryeministrit nuk do realizohen.
Për mendimin tim, ky veprim është i rrezikshëm, e hynë në radhën e masave të ndjekjeve të gjithë atyre që nuk mendojnë si ai e që do të hap rrugën për masa të njohura e të mundshme të mavonshme, që mund të çojnë deri te diktatura e plotë e shoqërisë shqiptare. Një rrezik që eliminon ligjin dhe drejtësinë e që krijon kushte të forcimit të shtetit mafioz, ku edhe ashtu kanë dalur në horizont elementet e një shteti të korruptuar dhe jo demokratik.
Derisa po e shkruaj këtë shkrim më kujtohen fjalët e presidentit Vacllav Havell i cili kishte thënë se: ‘ Më të këqinjë nga të gjithë, janë pikërishtë ish-komunistët që e kanë dredhur dhe që deklarohen tani si antikomunist të tërbuar’ e unë këtu mendoj se më të këqinjët janë pikërisht ata ish anëtarë të UÇK-së që tani deklarohen si mbrojtës dhe vazhdues të mbrojtjes së vlerave të luftës a realisht janë duke i shkaktuar dëme të pa përmisueshme asaj.
Andaj si rrjedhojë e kësaj, zgjedhjet e domosdoshme e të parakohshme duhet të mbahen sa më shpejtë për ta krijuar qeverinë juridike për të mos krijuar vakum qeveritar i cili do të na vonoj në bisedimet e ardhshme si me Serbinë ashtu edhe me faktorin ndërkombëtar. Në fund, jemi këtu ku jemi , për arsye se në momentet më vendimtare gjatë historisë, energjinë kryesore e kemi shpenzuar për politikë klanore, fisnore, fetare, dhe për mungesë të institucioneve shtetrore e qeveritare që nuk ka pasur kush të na përfaqësojë në qendrat e vendosjes ndërkombëtare. Nëse jemi pasiv, nëse qëndrojmë indiferent, në qoftë se tregohemi popull letargjik, në qoftë se pranojmë diçka që është në kundërshtim me vullnetin e të madhit popull, edhe Evropa edhe bota nuk do të kenë arsye të na konsiderojnë me respektin e nevojshëm , ku imazhi jonë do të përdhoset edhe më shumë në mendjet e gjithë opinionit njerzor. Një fjalë e popullit thotë. ‘Nëse dëshiron të të rrespektojnë, rrespektoi të tjerët’ në të kundërtën do ta pësosh rëndë.