E shtune, 27.04.2024, 01:59 PM (GMT+1)

Mendime

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas: Komunikatë me rastin e pranimit në RrOSH

E hene, 27.09.2010, 09:57 PM


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

 

Komunikatë

 

Sh.m.a.i.k  ILLYRICUM LIBERTAS –Tetovë, mori pjesë në tryezën e katërt me radhë të RrOSH (Rrjetit të organizatave shqiptare), që u mbajt më datat 24-25 shtator 2010, në Tiranë , Shqipëri. Në këtë takim u dhanë raporte mbi punën e deritanishme të këtij bashkimi vullnetar të organizatave joqeveritare shqiptare nga të gjitha trevat e banuara me shqiptarë, edhe atë: Shqipëri, Kosovë,  IRJ të Maqedonisë, Mali të Zi, Luginë e Preshevës dhe Çamëri.

Në ditën e dytë të punimeve të tryezës u bë pranimi i një numri të madh të organizatave të reja të cilat shprehën dëshirën e tyre për tu bërë pjesë e këtij rrjeti. Një ndër Shoqatat e pranuara ishte edhe Illyricum Libertas.  Kjo erdhi si rjedhojë logjike e përcaktimeve tona programore për një bashkëpunim dhe pse jo edhe bashkim të organizatave shqiptare në funksion të realizimit sa më të plotë dhe efikas të objektivave të vendosura në drejtim të ruajtjes së identitetit kombëtar dhe çuarjes  së proceseve përbashkuese shqiptare mëtej. Këtë të aritur ne e shikojmë njekohësisht si  privilegj por edhe si obligim dhe detyrim më tepër për  tu angazhuar edhe më shumë në të ardhmen për të realizuar vullnetin e popullit tonë për përparim shoqëror dhe bashkim nacional.

Duke uruar organizatat simotra për anëtarësimin në  këtë rrjet, ftojmë Shoqatat  tjera shqiptare nga të gjitha trojet etnike shqiptare në Ballkan dhe më gjerë, që të bëhen pjesë përbërëse dhe aktive e RrOSH.

 

Tetovë/Oaeneum

27.09.2010



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora