Kulturë
Përparim Hysi: Misrat e vonë...
E premte, 24.09.2010, 07:50 PM
Misrat e vonë...
Tregim
Nga Përparim Hysi
Qe e madhe kooperativa jonë.Ajo përbëhej
nga disa fshatra dhe,sado që tri të katërtat e sipërfaqes e kishte në
fushë,më shumë prodhonte grurë se sa misër.Jo se nuk bëhej misër në
fushë,por partia dhe qeveria donte grurë.Dhe,sado që prodhonte grurë
më shumë se dissa kooperativa në rreth,fshatarët zor se hanin më tepër
se dy muaj bukë gruri.Qe paradoks kjo që ndodhte,po ai sistem qe
mbushur me të tilla dhe nuk qe ndonjë përjashtim.Jo vetëm hanin bukë
misri,por dhe këtë e hanin nga ai hibridi që,të thuash të vërtetën,e
bënte bukën bajate dhe të hidhët.Si fushë që qenë arat e
kooperativës,kish porosi që,sa korrej gruri,të mbillej misër
hambullor.Ky,hambullori,në se nuk jepte rediment,të konsumohej për
blegtorinë që,kooperativa jonë,nuk e kish të paktë.Hambullor ose
jo,misrat qenë korrur aty ,proto vjeshtë,dhe mezalla s'e gjeje qoft
dhe një kapule misri për yrnek. Arat e kooperativës sonë,ato në
fushë,fqiqëronin me ishkënetën e Mbrostarit dhe,sikur e ruanin atë
vlagun e kënetës.Qe kjo arsyeja që dhe redimentet më të larta
arriheshin pikërisht tek këto toka.
* * *
Ishte në të dalë të muajit shtator dhe kur kaloje xhadesë,nga Lushnja
për Fier apo anasjelltas,në fshatibn Vajkan,poshtë xhadesë gjelbëronte
një parcelë me misër të njomë.Misri kish harlisur dhe dukej sikur ta
bënte me sy në këtë fundshtatori.Qe poshtë xhades(gati nja dyqind
çapa),mu ngjtur me ishkënetën (për ata që e mbajnë mënd si kënetë)
,dhe dukej që qe i shëndetshëm,se nga xhadeja dukeshin kallinjtë e
mëdhenj e të plotë.Qe një parcelë jo shumë e madhe,por,sidoqoftë,kjo
parcelë tregonte për një shërbim me cilësi nga brigada. Unë që e njoh
mirë zonën,e mbaj mend mirë se aty,dikur,para se të bonifikohej
këneta,qe moçal.Pikërisht kjo moçalishte kish dikuar për ta gjallëruar
atë misër të vonë.Veç kësaj,atë brigadë e drejtonte një brigadier
tejet punëtor dhe tejet i ndershëm:Simon Mino.Ky,Simon Mino,i rrinte
punës në kokë dhe kudo ku drejtonte ai,rezultatet do ishin ku e ku më
ë mira se sa të shokëve..Nuk njihte akraballëke dhe për të jetohej veç
me punë të ndershme.Kaq.Më tej nuk donte t'ia dinte.E vërteta qe se
Simoni ishte komunist,por jo nga ata që,përmjet testës,të kërkonte
ndonjë qoshkë.Ai qe idealist dhe ç'bënte.e bënte me ndërgjegje.Pronën
e përbashkët e quante të përbashkët dhe kurrë nuk donte të përfitonte
një gjë që nuk i takonte.Duke e njohur nga afër (Simoni ka punuar në
sektorin tonë si brigadier gati 10-vjet) ,them, pa frikë,se Simoni
hyn tek ata komunistët idealistë që u zhgënjyen nga partia e tyre,..
Por le ta lëmë një çast Simonin dhe le të vijmë dhe tek parcela me
misër të vonë.Si poshtë xhadesë që qe,ajo parcelë binte në sy në këtë
të dalështatori dhe të ndillte me atë shëndet të harlisur të msrit
dhe me ata kallinj të mëdhenj e të plotë.Dhe mos kujtoni se qe këputur
qoft dhe një kalli.Parcela kish rojë dhe,veç rojës,brigadier qe Simoni
që e bënte beli me ndershmërinë dhe përkushtimin në punë.
* * *
Nga Lushnja në Fier vinte me veturën e sekretarit të parë,vet
bashkëshrotja e tij.Ou,- bërtiti ajo e befasuar!Ou,-Vangjel,a i sheh
gjithë ata misra? I shoh,-tha Vagnjeli,- dhe vazhdoi të ngasë
veturën.-Ndale,Vangjel!-urdhëroi ajo.Vangjeli,shoferi,ndaloi dhe hapi
krahun.Pa shko,- vazhdoi ajo porosinë,dhe na merr nja pesë-gjashtë
kallinj.Vangjeli (duhet të themi të drejtën ka qenë shumë burrë i
ndershëm) ,si i zënë ngusht,mori poshtë xhadesë dhe u drejtua për tek
pacela.-Për ku vrapn,o mik?-pyeti roja që ruante në një hije pak më
larg. -Dua nja pesë a gjashtë misra për të shoqen e sekretarit të
parë-, tha si i zënë me turp Vangjeli. Aha,- prit të pyes brigadierin
una,- ia ktheu roja.Vangjeli qëndroi.Shkoi roja dhe i thotë brigadier
Simonit:-Shoku brigadier,ky shoku,ka ardhur dhe kërkon nja pesë-gjshtë
misra për të shoqen e sekeretarit të parë.Simoni që e njihte mirë
shoferin e sekretarit të parë,pa e zgjatur fare,i tha:-Misrin nuk ma
ka lënë im atë mua.Duhet të mblidhet Asmableja dhe,po e aprovoi
ajo,të marrë.E dëgjoi Vangjeli dhe u kthye andej nga erdhi.E shoqja e
sekretarit të parë mënd ulëriti.Nuk e gëlltiti dot këtë rrengë.Sa
shkoi në shtëpi dhe,duket,iu zbraz të shoqit.Sekretarit të parë,pra.
* * *
Të nesërmen e kësaj ngjarjeje,në mëngjes,fare rastësisht,kryetari i
kooperativës (qe dhe anëtar i Plenumit dhe deputet aso kohe) ,kish
vajtur në komitet të partisë.-Ou,- i tha,-sekretari i parë,paske
ardhur si me porosi.Po si,mor kryetar, nuk na dhe një kalli misër,po
na more erzin atje në mes të rrugës.Kryetari,menjëherë u kujtua për
parcelën me misra të vonë dhe për"karakollin" e saj,të ndershmin
Simon.More kryetar,- vazhdoi sulmin si me të qeshur e me të ngjeshur
sekretari,a e di ti që e ka më keq ai që kërkon se sa ai që falë? U zu
ngusht dhe nuk dinte seç përgjigje t'i jepte.Se për t'u zënë ngusht
qe.Megjithatë,sekretari(edhe ky qe i ndershëm,pse t'i hamë hakën) ,as
që e vazhdoi këtë problem.Por kryetari,sa mbaroi punë në komitet,e
mbajti frymën në kooperativë dhe bëri mbledhje të posaçme.E filloi pak
a shumë kështu:-... do t'ju lutem shumë që të gjithëve juve që kini
"jusherllëqe"(gjëra për të ngrënë),në se ju kërkon qoft dhe njjë
udhëtar çfarëdo,do t'ia jipni dhe do t'i shënoni në emrin tim,të më
dalohen mua në bordero të kooperativës".Dhe,pastaj tregoi rastin e
Simonit me atë parcelën me misra të vonë.-Aha,- tha prapë Simoni,-
kryetarët venë e vijnë;edhe sekretarët të parë e të dytë.Për mua të
jenë shëndosh atje ku janë.Unë njoh statutin e kooperativës dhe bëj
siç thotë ai.Dhe kështu e sosi Simoni deri sa u prish kooperativa.Tani
është i moshuar dhe unë nuk e di në rron apo jo?Sidoqoftë,me këtë
tregim dua që t'i uroj jetë të gjatë si një idealist dhe i përkushtuar
në punë.Ai qe pasqyra ku mund të shihje ndershmërinë.
22 shattor 2010
__________
Përparim Hysi
Nata e parë
(Poezi)
Sa mistere fsheh nata e parë
Është si një minierë që fsheh xehërorë
Nata e parë...po kush s'e ka provuar?
Kush s'e ka provuar atë çast dashuror?
E fiku llambën mikja ime
Dhe dhoma u zhyt në terr
Pa ndaluni pak në ato përjetime
A s'kanë vërtet mister?
Dhe pret ajo me ankth momentin
Momenti?! I gjithi:mister!
Ma sillni prapë"moment lanetin"
Pa shpirti të më shkojë në ferr.
Se zgjat pakësa;ta zëmë një çast
Kënaqësi që arrihet në një "grimë"
Ah,natë e parë! Ah,kohë e mjaltë!
Aty le të dalë e imja frymë
19 shtator 2010
Katerina
Ç'të ka gjetur,Katerina,që më rri menduar?
Mos mendon,moj Katerinë,dashurinë e shkuar?
Shkoi e vajti dashuria,për ne,Katerinë,
Se ka ardhur pleqëria,edhe s'ka më kthim.
Nuk ka khtim në kohë tëshkuar;s'ka,moj Katerinë,
Ajo kohë,tash,ka perënduar;ndaj kem nostalgjinë.
Nostalgjia na pushton,mbi ne vë domenin
Edhe zë e na mundon,sa s'e mbajmë dot helmin.
Englendisemi kot së koti,mbytur në mendime
Ç'bie sahati,s'e sjell moti,o moj mikja ime!
Ndaj mendimet sikterisi;përzëre trishtimin
Dashuria shkoi,bitisi;dëgjo Përparimin.
Lëre mëndjen të marrë brinjën si dele trullosur
Dashuria na la "hijen";kot bëjmë si të krekosur?
Shih me sy e plas me zëmër;shkoi kjo punë e vajti
Zëre se ke qenë në ëndërr;nuk ka vënd inati
10 mars 2006 - 23 shtator 2010
A më lë ?
- A më lë që të ta puth,atë buzë aq të njomë?
-Ik,or plak,ore matuf!Veten tënde pse mundon?
-Mos më shiko moshën mua,po shiko ti timen zëmër
A e di,pse unë të dua,se më je e gjithë:si ëndërr!
-Lëri lajkat ti me mua,se ato me mua s'të shkojnë
Se ka kush mendon për mua;e ke kot,më dëgjon?
Ja,kështu për çdo ditë hahem,me një mike që e njoha
Dhe s'i ndahem,nuk i ndahem,se m'u bë zëmra copa.
Jap e marr që t'i mbush mëndjen,po s'dorëzohet,mezalla
Ku e njoha,them,"qënen";tani mëndja krejt më la.
Dhe ngulmoj në lutjen time;mënd asaj i bie në gjunjë
Mike,moj,shiko!Më thinje dhe nga mëndja jam rrëmujë.
Ja,u "thye";o çfarë fati! Më dha buzën për së pari
Pastaj ndryshe hidhet çapi,se më kot nuk jam flokëbardhi.
Tash nuk ndahem,se e ndreqa dhe kam gjetur unë Edenin
Sa e mirë që ishte "dreqja",më nuk pyes për thashë e themin.
24 shtator 2010