Kulturë
Halit Bogaj: Pranverë në Gjirokastër (1978)
E enjte, 23.09.2010, 09:31 PM
PRANVERË NË GJIROKASTËR/1978/
Nga Halit Bogaj
Në regjinë e Muharrem Fejzos dhe skenarin e Kiço Blushit, filmi ‘’Pranverë në Gjirokastër’’është ndër krijimet më të bukura të kinematografisë shqiptare , i realizuar në vitin 1978.Është film muzikor dhe bën fjalë për dy të rinj që e kanë njohur njëri tjetrin gjatë një aksioni rinor.Rrugës për në shtëpinë e nuses, dhëndërri dhe krushqit udhëtojnë nëpër qytete ku bëheshin përgatitjet për Festivalin muzikor të Gjirokastrës në vitin 1978.Pas ceremonies së martesës, edhe nusja merr pjesë në Festival.
Ky film, pasiqë nuk është shfaqur më parë në Kosovë, ishte shumë I mirëseardhur këto ditë kur e shikuam në një televizion satelitor shqiptar, permes të cilit mësuam edhe njëherë se sa e bukur është Shqipëria dhe qytetet e saj, sidomos Gjirokastra/qyteti i gurtë i veprës së famshme’’Kronikë në gurë’’ të Ismail Kadaresë/.Pra duke e shikuar me interesim të madh këtë film, u bindëm edhe njëëherë se kinematografia shqiptare kishte krijuar vepra të rëndësishme artistike gjatë dekadave të kauara të cilat i kishte realizuar me përkushtim dhe seriozitet të madh, për çka tregon edhe filmi për të cilin e kemi fjalën.
Filmi, siç u tha, bën fjalë për Festivalin e njohur të Gjirokastrës dhe na kthen në një kohë kur kultura dhe krijimtaria e llojllojshme shqiptare ishin në një nivel shumë të lartë dhe kur nuk lejohej në asnjë mënyrë të depërtonin pseudovlerat e ndryshme të cilat po na ngulfasin në ditët e sotme duke u bërë një kiç i përditshmërisë sonë dhe ç’është edhe më keq , nuk po kemi fare fuqi që t’ua ndërpresim hovin.
Filmi na krijon mbresa të jashtëzakonshme ngase bën fjalë për një Festival të një niveli të lartë në të cilin merrnin pjesë ansamblet nga të gjitha viset e Shqipërisë së atëhershme me melosin e tyre popullor nga tradita e trevave të ndryshme të saj dhe artistët më të famshëm të vendit, pjesën dërmuese të të cilëve për fat, kemi pasur rast t’I shihnim dhe t’i dëgjonim edhe ne në Kosovë në një kohë kur kishte fillur të përjetohej një liberalizim pak më I madh midis dy vendeve tona shqiptare mes të cilave gati për një shekull ekzistonte muri ndarës dhe perdja e hekurtë e ushtruar nga regjimet antishqiptare. Filmi’’Pranverë në Gjirokastër ‘’na e kujtonte edhe atë kohë madhështore shqiptare dhe krijimet kinematografike të cilët edhe sot e gjithë ditën i mbajmë mend në detaje.Duke e shikuar këtë film të bukur dhe emocional, në brendinë e shpirtit tim nuk mund të ndjeja dallim në krahasim me ato vite dhe me të sotmen kur janë krijuar kontaktet e pandërprera dhe urat lidhëse midis dy vendeve tona të persekutuara aq gjatë dhe në mënyrë të padrejtë.
Në këtë film, gjithashtu mbetet i paharruar edhe personazhi i Xha Petros, një virtuoz i dalluar i jugut të Shqipërisë i cili /edhe në pleqërinë e tij të vonë/ me insistimin e mbesës së tij të dashur dhe të një udhëheqësi të një grupi folklorik, më në fund ‘’detyrohet’’ që edhe ai t’ia thotë këngës së vetë artistike të një niveli shumë të lartë, pa të cilën do të ishte i zbehtë edhe vetë Festivali i përmendur.Pra ai, falë talentit të tij të madh, arrin ta zbukurojë ambientin, ta bëjë interesante atmosferën dhe t’i japë gjallëri rrethit dhe vendit në të cilin jeton.Xha Petro është inkarnim i veteranëve të njohur shqiptarë, jo vetëm i këngës ,por edhe i luftës çlirimtare nga armiku i vendit, i cili, së bashku me një shok të tij, shkon tek shtatorja e heroit legjendar Çerçiz Topulli për t’ia bërë atij nderimet e merituara që I takojnë çdo patrioti të shquar që është sakrifikuar për çlirimin e atdheut.Çerçiz Topulli evokonte madhështinë e tij epokale . jo vetëm për ata dy vizitorë të rastit, por edhe për shikuesit e filmit, duke na kthyer në një kohë të vështirë kur vendi rrezkohej nga armiqtë tanë të cilët donin t’i gllabëronin trojet tona të lashta.
Në këtë film të realizuar aq bukur, gjithëçka është në vendin e duhur por ajo që na bën të mos e harrojmë është edhe pjesëmarrja masive e ansambleve shqiptare të valleve dhe këngëve tona tradicionale të cilat defilonin nëpër qytetin e gurtë në atë pranverë të këndshme kur mbahej Festivali tradicional.
Fimi, krahas gëzimeve të cilat na i shkakton, mund të thuhet se edhe na pikëllon , kur Xha Petro e kujton djalin e vdekur dhe e shikon pushkën e varur të tij, e cila i ka mbetur amanet nga kohrat tona të përgjakshme kur ishin të nevojshme krismat e saj..
Në film aktrojnë:Sotiraq Bratko, Theofil Haxhijani, Drini Hila, Bernard Kokolari,Luftar Pajo, Ilia Shyti , Selma Sortillari dhe të tjerë.