E premte, 02.05.2025, 07:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Bisedë me Saranda Kikaj, piktore dhe mësuese e Aritit figurativ në Prishtinë

E merkure, 22.09.2010, 09:59 PM


 

Bisedë me Saranda Kikaj, piktore dhe mësuese e Aritit figurativ në Prishtinë

 

FATKEQËSISHT NË VENDIN TONË KA NEVOJË PËR SHUMË NDRYSHIME, POR…

 

Nga Sokol DEMAKU

 

Nuk është edhe shumë e vështire të motivohesh në Kosovë.....kryesisht me preokupton  jeta e femrës kosovare, vuajtjet, arritjet, avancimi në shoqeri etj.

Them se jam e kënaqur me pjesëmarrjentime nëpër ekspozita të ndryshme me artist të ndryshëm. Ekspozitatë janë përvojë e re per mua dhe normalisht njoftohem me përsë afermi me eksperiencat e artistve te ndryshëm në fushën e artit.

Arti tanimë  është bërë pjesë e pandashme e jetës sime, por prap se prap shpërblimi zë një vend të rëndësishëm në punën time, të motivon për pune më të madhe dhe më me vlera.

Mund të them që është përgjegjësi po edhe knaqësi e privilegj në të njejtën kohë te edukosh breza të ri në frymen e artit.

Interesimi i nxësëve për lendën e artit është tejetë i madh dhe vertetë ky interesim i tyre mua me motivon për punë edhe më të madhe dhe të palodhshme me ta.

 

Ju lutem një prezentim të shkurtër për lexuesit tanë?

Po unë jam Saranda  Kika, shkollën fillore e kam kryerë në Lupc të Poshtëm-Podujevë, të  mesmen gjimnazin ”Sami Frashëri” në Prishtinë. Në vitin 2000/01 jam pranuar si studente në akademinë e arteve, dega pikturë te Profesori Esat Valla në Prishtinë, më 2004 kam perfunduar studimet dhe menjëherë kam vazhduar studimet posdiplomike te i njejti profesor në Prishtinë. Jetojë në Prishtinë me familjen time dhe punojë si mësimdhënse e edukatës figurative në disa shkolla të kryeqyetit.

 

Keni kryerë shkollën e mesme respektivish gjimnazin ”Sami Frashëri” në Prishtinë, pastaj keni studjuar dhe diplomuar në Universitetin e Prishtinës  Degën e Artit Figurativ tek prof. Esat Valla, cfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje?

 Po kushtet te ne e kanë bërë të vetën në atë kohë... mund të them se lëndës së artit nuk i është kushtuar ndonjë  kujdes i veqantë gjatë shkollimit fillorë dhe të mesëm me perjashtime kur kemi pasur mesimdhënës përkatës për këtë lëmi, prap i kujtoj pikturat e mia të ekspozuara  nëpër hollet e shkollës ku edhe atëhere jam shpërblyer disa herë për sukseset e arritura në lëndën e artit. Mendojë që gjatë 4 viteve studime dhe dy vite magjistraturë mundë të them që janë hapat më të sigurt që kam marrë në rrugën drejtë botës  së artit...normalisht të jesh në mesin e artistave patjetër duhesh të ndihesh edhe vet e tillë.....(hahhaha)

 

Pas përfundimt të studimeve në vitin 2004, ju në vitin 2007 u diplomuat në studimet postdiplomike në Degën e Artit Figurativ drejtimi i pikturës te po i njejti Profesor, në Fakultetitin e Arteve në Prishtinë, cili i ishte motivimi i juja për këtë?

Po është e vërtetë që kam përfunduar 6 vite studime te i njejti profesor edhe pse paraprakisht kam qenë edhe në kurs te i njejti Profesor Esat Valla. Gjatë kohës sa isha në kurs te profesori Esat më ka bërë shumë pershtypje motivimi për punë e në veqanti për  botën e artit dhe kjo më ka shtyrë që unë ti vazhdojë edhe studimet të prof.  Esati, e pastaj gjatë studimeve kishte edhe momente të tjera që më kan shtyrë ta dua edhe më shumë punën. Kontakti me artist të ndryshëm, vizita nëpër galeri të ndryshme, vlenë të theksohet vizita në Greqi me rastin e hapjes së ekspozitës së piktorit të njohur botëror, surealistit Salvador  Dalit,vizita  në Francë, në Gjermani, Holandë shpresojë që së shpejti edhe në Suedi... me një fjale kur te duash diq nuk është edhe aq e vështirë të arrishë.....

 

Ju merreni me pikturë, cili është motivi i juaj në punimet tuaja?

Nuk është edhe shumë e vështire të motivohesh në Kosovë.....kryesisht me preokupton  jeta e femrës kosovare, vuajtjet, arritjet, avancimi në shoqeri etj. Pejsazhet me bëjnë të ndihem shumë mirë, portretet etj. Punimet e mia mund ti shiqoni edhe ne web faqen time personale www.sarandakika.com

 

Sa jeni prezente me punimet tuaja ne galeritë kosovare, në ekspozitat që organizohen këtu në Kosovë?

Po mundohem të jem aktive mbrenda mundësive dhe kohës që kam në dispozicion.

 

Keni organizuar ju në mënyrë të pavarur, por, me siguri se jeni  prezent edhe ne ekzpozita koletkive si ne vend po edhe jashta vendit, sa jeni e kënaqur me këtë?

Po deri më tani unë kam hapur 3 ekspozita personale, një në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë dhe dy në Qendrën e Kulturës në Podujevë. E sa i perket ekspozitave kolektive për vitet që kam me art janë shumë...por kam marrë pjesë edhe në shumë koloni artistike që janë organizuar nëpër vende te ndryshme të Kosovës dhe në Maqedoni.

Them se jam e kënaqur me pjesëmarrjentime nëpër ekspozita të ndryshme me artist të ndryshëm. Ekspozitatë janë përvojë e re per mua dhe normalisht njoftohem me përsë afermi me eksperiencat e artistve te ndryshëm në fushën e artit.

 

Ju jeni shperblyer per punen e a juaj,cfarë janë shperblimet që i janë ndarë Sarandës?

Po unë fitova ose nuk fitova ndonjë shpërblim arti tanimë është bërë pjesë e pandashme e jetës sime, por prap se prap shpërblimi zë një vend të rëndësishëm në punën time, të motivon për pune më të madhe dhe më me vlera.

Une për punen time jam sheperblyer disa here ku vlenë të theksohen cmimi i parë në pikturë takimet e Kulturës ”Kadri Kadriu” Podujevë 2003, në vitin 2004 u shpërbleva nga Univerziteti i Prishtinës me diplomën ”Studente e dalluar” në pikturë, në  vitin 2009 në ekspozitën ”Arti Islam IV” unë fitova shpërblimin për specializim të ”Artit Ebru” në Konya të Turqise, po ashtu në këtë vit në ekspozitën ”Salloni vjeshtor” në Gjilan u shpërbleva me cmimin e parë në pikturë.

 

 Si e kalon një ditë pune në ateljen e saj  Saranda?

Unë një ditë pune në ateleun tim e kaloj mvarsisht nga disponimi im, ndonjëher qendroj duke medituar punën time dhe duke bërë krahasime në punën time nëpër vite, nganjëherë shfletojë histori nga artist te njohur botëror, nganjëherë e kaloj kohën me vizitor që e pelqejnë punën time por të shumtën e rasteve unë e kaloj kohën duke pikturuar.

 

Ju jeni edhe mësuse, cfarë ju mund të na thoni per punën tuaj në shkollë, cfarë është inetersimi i nxenësve për artin?

Tani eshte viti i 5-të që unë punojë me nxënës (në shkollen fillore dhe te mesme të kryqytetit) mund të them që është përgjegjësi po edhe knaqësi e privilegj në të njejtën kohë te edukosh breza të ri në frymen e artit.

Interesimi i nxësëve për lendën e artit është tejetë i madh dhe vertetë ky interesim i tyre mua me motivon për punë edhe më të madhe dhe të palodhshme me ta. Unë kam organizuar shumë ekspozita të nxënsëve brenda objektit shkollorë po edhe jashtë, pra kemi marrë pjesë në shumë eskspozita në nivel të Kosovës ku të shumtën e rasteve puna jonë është shepërblyer me cmime të ndryshme...

 

Si i prisni kritikat dhe lavdat dhe si e ndjen vetën një piktor pas nje suksesi me punimet e tij në një ekspozitë?

Për të hapur ekspozitë personale, apo për të marë pjesë në ndonjë ekspozitë kolektive normalisht që duhet kohë e gjatë dhe mund i madh, e pikërisht ekspozitat janë ato që mua më nxisin të punojë dhe ta dua edhe më shumë profesionin tim. Normalisht duhet të jeshë e përgaditur që ti pranosh lavdatat dhe kritikat edhe pse mendoj se arti është qështje shije, nuk mund të pëlqehet nga të gjithë, por sido që të jetë si kritika edhe lavdata për mua janë të mirë se ardhura dhe janë pjesë drejt skukseseve të mëtejme. Nëse unë ndihem mirë me punën time është ndjenjë e veqantë po kur arrijë që ajo ndjenjë e mirë e punës time të reflektoj edhe në shpirtin ose syrin e shikuesit për mua është sukses i madh, sukses ky që më bën më të lehtësuar shpirtnisht, thjeshtë ndjenjë e pa përshkruar...

 

Sa ka arritur Saranda Kika të krijoj shokë apo shoqe në një mes të piktorëve të shquar kosovarë?

Shoqëria nuk më ka munguar asnjëher por kam edhe atë shtresë te shoqerisë që na ka lidhur arti.

 

Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj?

Aktualishte unë ligjerojë  lënden e edukatës  fgurative në 3 shkolla fillore dhe atë të mesme, jam aktive në profesionin tim ku mar pjesë në ekspozita të ndryshme në vend dhe jashtë vendit.

 

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot këtu në Kosovë, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?

Fatkeqësisht në vendin tonë ka nevojë për shumë ndryshime por më konkretisht (përvoja ime me nxenës më ka bërë të shoh për së afermi nevojat për shkollim)do kisha ndryshuar rrënjësisht atë që ka të bëjë me afirmimin e fëmijëve  ndihmesën rreth shkollimit dhe mundësive për tu edukuar…. e sidomos atyre vendeve rurale ku kushtet për arsimim janë minimale, pra ju mungojnë gjerat elementare për shkollim ndohta edhe për jetë.

Po normalisht një ndihmesë të veqantë do ti kisha bërë edhe investim më të madh artit dhe kulturës së Kosovës në përgjithësi.

 

Një piktor kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër.  Si është nga natyra Saranda?

Më pëlqen të njoh dhe të zbuloj sa më shumë për kultura të vendeve të ndryshme....

Pyetje qe ndoshta me mirë kish me qenë me ja bërë dikujt tjetër per mua...të flasësh për vetën tende hmmm ...problem, artistat në përgjithësi janë persona më të ndjeshëm, them se jam e sinqertë po persona te tillë mundë të reagojnë më shpejt dhe të jen edhe ekspresiv, jam person i shoqerushëm, komunikative .

 

 Ju jetoni këtu në kryeqytet, sa janë kontaktet tuaja me piktore tjerë miq dhe a shoqëroheni me ta?

Po unë jetojë në Prishtinë dhe mund të them se kam krijuar një rreth të gjërë me artist, normalisht jam në kontakt me ta dhe shoqërohem me ta.

 

Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën Saranda?

E kam menduar po nuk kam mundur me fokusu mendjen dhe shpiritin dikund tjeter perveqse në art...por gjithsesi nëse jo si piktore ose si mësuese gjithsesi me ndonjë aktivitet me fëmijë dhe për femijë.

 

Planet tuaja për të ardhmen, cka Saranda mendon dhe ka në fokus?

Planet e mia janë të përaferta sikur të cdo artisti...të mirren me art dhe të kem mundësi më shumë të ekspozojë punimet edhe jasht vendit.

 

Përveç pikturimit si e kalon kohen e lirë?

Pervec pikturimt dhe kohës qe kaloj me nxënës një pjesë te kohës mundohem me ja perkushtu familjes sime dhe shoqërisë, më pëlqejnë shëtitjet dhe sportet e ndryshme.

 

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?

Hmmm, mundësitë për të zgjedhur nuk janë edhe aq të veshtira (hahahha) kam dëshirë të shëtis shumë nëpër vende të ndryshme të botës, por prap se prap deshira ime është që të jetojë dhe te kontribojë në KOSOVE...



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx