E premte, 02.05.2025, 08:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Nexhmije Mehmetaj: Shkrimtarët shqiptarë në Zvicër, po i ngrenë lart vlerat e letërsisë

E marte, 21.09.2010, 09:59 PM


Shkrimtarët shqiptarë në  Zvicër, po i ngrenë lart vlerat e letërsisë, në të mirën e kombit tonë

 

Refleksione për krijimtarinë letrare dhe librin e fundit « Nxënësja e etur e gjuhës romanshë » në shqip dhe frëngjisht nga  shkrimtari i shquar Alfred Papuçiu

 

Shkruan Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura, Zvicër

 

Emri  i atdhetarit, mendimtarit, metodistit, publicistit të dalluar, humanistit, përkthyesit, mediatorit, shkrimtarit Alfred Papuçiut, atyre që e duan dhe lexojnë prozën, u risjell përjetuesin e bëmave, sa individuale dhe kolektive, nyjet ku lidhet jeta me realitetin dhe historinë e re. Vepra e tij „Nxënësja e etur e gjuhës romanshë“ ndriçon si yll polarë në kostelacionin e veprave që ngritën shkrimtarët shqiptarë në Zvicër, po i ngrenë lart vlerat e letërsisë në të mirën e kombit tonë,  që dëshmon vazhdimisht fuçinë e dashurisë së   thellë njerëzore dhe është  frymëzim i madh për përparimin autentik njerëzor dhe  shoqëror. Si atdhetar, është i pranishëm  në formulimin e dokumenteve ligjëron autoktoninë e kombit  shqiptar, është pjesëmarrës në organizimin e forumeve gjithë  shqiptare.

 Si mendimtar, u nis nga parimi se zhvillimi kulturor i popullit  shqiptar ka nevojë edhe për hapjen ndaj botës zvicerane. Duke njohur mirë frëngjishten shtjelloi probleme të rëndësishme, ku shpalosi personalitetin e vet si ideolog. Ai gjatë këtyre viteve, ka  shkruar e botuar shumë.  Kohë pas kohe ai ka botuar në shtypin  shqiptar e herë në shtypin zviceran, si njohës i mirë i gjuhës frënge figura e Alfred Papuçiut  zë gjithsesi një vend me peshë të  veçantë edhe sa i përket drejtimit si përkthyes .  Kjo shihet  në sprovat   të shkruarit në  dy gjuhë, përkthimit  të tregimeve, skicave dhe veprave  të tjera në këtë gjuhë. Emri i tij është renditur mbi vitrinat e shtuara në sallonin e Bibliotekës zvicerane.

Alfred Papuçiu solli në kulturën shqiptare frymën humaniste dhe vlerësoi rolin e dijes e të kulturës në jetën e njeriut,  ai me veprën e tij të shkruar me një shqipe e stil të përpunuar, shënoi një kthesë në historinë e re të letërsisë shqipe jashtë atdheut.

 Ne na ka rënë në dorë libri më i ri shkrimtarit Alfred Papuçiut „Nxënësja e etur e gjuhës romanshë“ është në disa pikëpamje libër i jashtëzakonshëm.  I jashtëzakonshëm është me titullin e tij „Nxënësja e etur e gjuhës romanshë“ ! Ky titull, sado i jashtëzakonshëm, është njëkohësisht shumë kuptimplotë:  Shqiptarët në Zvicër,  përpjekja për njësinë e vëllezërve të vetë, për njësinë e popullit shqiptar. Në anën tjetër është vepër artistike kushtuar  popullit të një shteti  të vogël por me një humanizëm  të madh, i cili lulëzimin e çdo populli e shikon në të drejtën e lirisë së tij. “Nxënësja e etur e gjuhës romanshë“, mbetet një mesazh mirënjohjeje për popullin zviceran, mik dhe përkrahës i çiltër i shqiptarëve dhe i çdo humanizmi në botë.

Libri ” Nxënësja e etur e gjuhës romanshë“ është i jashtëzakonshëm  me përmbajtjen e tij:  skica, refleksione mbi  Zvicrën, “meditim” mbi diasporën e madhe shqiptare në Zvicër, kujtime.  Ardhja e shkrimtarit  në Zvicër dhe kontaktet e tija në mjediset zvicerane padyshim kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen e tij.  Pjesë e vogël e kësaj që u tha mësipërm janë radhojë e librit të cilën e shkroi njëherësh është edhe fryt i ndërgjegjes personale e intelektuale, si dhe rrjedhojë e natyrshme e opinionit të autorit. Çdo bashkëpunim ndërkulturor është një mesazh paqeje dhe dashurie, në një moment kur trusnit janë gjithnjë e më të forta në mbarë botën .

Të jashtëzakonshëm nuk janë vetëm titulli dhe përmbajtja e tij. I jashtëzakonshëm është edhe puna  komunitetit shqiptar të Zvicrës. Pse mund të thuhet kështu? Mund të thuhet kështu për arsye se në Zvicër janë bërë shumë punë, janë zhvilluar shumë veprimtari, janë  dhënë shumë nisma dhe janë formuar shumë tribuna të fjalës së shkruar që e kanë ndihmuar shumë çështjen shqiptare. Komuniteti shqiptar i Zvicrës do të jetë shumë i rëndësishme për çështjen shqiptare, do të jetë e gjithanshme dhe e gjatë për dy arsye: Për arsye se këtu do të jetojnë dhe do të veprojnë shumë shqiptarë të përkushtuar Atdheut dhe popullit të vet dhe për arsye se këtu do të jetojnë dhe do të veprojnë disa figura të shquara të kulturës dhe të historisë shqiptare që po i ngrenë lart vlerat e letërsisë, në të mirën e kombit tonë. Vepra e Alfred Papuçiut lidhet ngushtë me historinë komunitetin shqiptarë në Zvicërdhe trajton njëkohësisht miqësinë shqiptare - zvicerane. Me dekada shqiptarë e zviceran jetojnë pranë duke nderuar njëri tjetrin.

Do të dëshironim që lexuesin ta njohim me pak rreshta me autorin e këtij libri.                              

 

Biografia dhe veprimtaria e Alfred Papuçiut

 

1947 më 26 qershor në Tiranë ka lindur Alfred Papuçiu.

1969 Alferdi  ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës.

1993 ka ndjekur Universitetin e Gjenevës ku ka mbrojtur “Diplomën e Studimeve të Larta Evropiane”

1980 – 1991 ka ndjekur bashkëpunimin e Shqipërisë me Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë dhe bashkëpunimin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin me Shqipërinë.

1991 ka punuar në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, si konsulent dhe funksionar i pavarur në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Evropën, në Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin në Departamentin e Edukimit Punëtor dhe Departamentin e Botimeve të Byrosë Ndërkombëtare të Punës , në një shoqëri multinacionale, përkthyes mediator kulturor pranë Kryqit të Kuq të Gjenevës.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Është përfshirë në Enciklopedinë e Gazetarisë shqiptare, ku është edhe anëtar i Bordit drejtues.

 Ka realizuar me sukses botime dy gjuheshe si librin dygjuhësh frëngjisht shqip të profesoreshës zvicerane Francine Koch “ Fëmija shqiptar me sy të zinj ”, „Meditim për shqiptarët, Evropën dhe Kombet e Bashkuara“ dy gjuhësh : shqip dhe frëngjisht, „Nxënësja e etur e gjuhës romanshë », dy gjuhësh : shqip dhe frëngjisht, « Me zemër të pastër » dy gjuhësh shqip dhe frëngjisht, si dhe « Përrallat e Zvicrës »  të profesor Bedri Dedës.  Është duke përgatitur një libër dy gjuhësh me tregime, skica dhe kujtime nga jeta në Zvicër, një vëllim me tregime për fëmijë, dygjuhësh frëngjisht shqip,  një botim dygjuhësh me autoren zvicerane Marie-Luce Dayer me titull: „Në krahët e shqiponjës“,si edhe përkthimin e librit të autores zvicerane Liliane Perrin “ Një bashkëshort pa rëndësi”.

Ka botuar në shqip “ Karuzeli i ëndrrave” i autores së dëgjuar zvicerane Marie- Luce Dayer.



(Vota: 44 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx