Kulturë
Sulejman Sulejmani: Sylé Zarbinca flet...
E hene, 20.09.2010, 09:35 PM
Sulejman Sulejmani
Sylé Zarbinca flet...
Një pushkë në
krah,
një allti në brez,
veç një Vatan
nanën Shqipëri,
një zemër në gjoks
e shumë dashuri...
I vetëm jam,
veç qiellin kam përmbi
lisat hijerëndë përreth
trishtimplotë,
mjegull e shi
kalojnë mbi mua,
acarin në palcë.
Kam një shtëpi
të braktisur,
një grua më pret
me tre fëmij,
djali i vogël
flokë bardhë,
më djeg në
shpirt,
shiqimin kur
ja kujtoj...
Kam një At
që ma kan marrë,
në dorë të huaj
dhimbshëm hingëllon,
kam qystekët
e sahatit,
që më kan
mbetur varrë,
kam do borgje
që më kanë mbetur pa
i larë...
Kam një kangë
për bilbilin në kafaz,
që rrin mbyllur,
për njé mall
e për një dashuri,
kam një kangë
për Nizamët
që mbetën
përtej urës së Qabesë
pa varr,
kam një kangë
për vajzën matanë
detit që qan.
Kam do shokë
që luftuan në
kufi,
në Velegllavë ,Desivojcë,
e te Guri i zi,
luftuan e ranë
për Vatan e liri.
Kam vëllaun Ramizin
në burg të hasmit
në Ferizaj,
burrë trim i bukur
me e pa me sy,
që kujtimi
për të më bënë
shkrumb e më bënë hi,
e të qaj si fëmijë.
* * *
Kam oficier te OZNës
rreth për rreth,
spiuj shpirtshitur
më rrinë në shpinë,
rrugët më janë mbyll,
zogu i zi
këndon në degë.
* * *
Sonte në këtë vjeshët
t’ftohtit ka filluar,
uria më brenë,
pushka e ftohtë në krah
më rëndon.
Rrugën do ta marr
në katundin e humbur
Gjergjevc,
aty kam do shokë
e do dosllar,
bukë e zemër
do më nxjerrin
pak zjarr e
ngrohëtsi.
Nga Desivojca
mal më mal,
e prrua më prrua,
në Gjergjevc,
natën e errët
arrita,
zemra më
rrah me shpejtsi,
medet…
kurthet e OZNës
janë më dinake
se nata...
Hyra brenda
bukë më dhanë,
kafe e duhan,
shokët e mi,
buzëqeshje
e ngrohëtsi
e në mëngjez
plumbin e OZNës
në shpinë...
Heu,Sylë Zarbinca mua
më thonë,
kam mustaqet e kuqe
si të Gjeto Basho Mujit,
nuk ka lindur nana tradhëtar,
që më del mua përballë...
****
Plumbin ma dhanë në shpinë,
nga zemra mé doli,
ai plumb tradhëtie,
që dhemb mé shumé
se vetë vdekja,
shoka ime qé kisha rreth brezit
me vija bardhë e zi,
u shtri anë e mbanë atdheut,
alltija ime
me mënej të bardhë,
u bë ideal brezash,
ati im lodron
kah Guri i zi,
e kënga ime u pérhap
nëpër kohë,
gjaku im u bë dritë,
deri sa ngriti vigaj si
Xhemajl Rebeli
e Llesh mjekërrziu.
* * *
Unë mbeta
pa varr,
në shi e në borë,
ku ka erë
e kur bën vapë,
diku thellë
dergjem në korije
në malet e larta
të Gjergjevcit.
Vetëm kur kaloj,
Muhamet Xhemali me ushtri,
desha të bëj ate që nuk bëri askush në
përjetsi,
desha të ngrihem
veç një herë
për një çast
një thërrime të kohës,
deshta me e përqafue,
gjakun tim e bëri lule
e lapidar,
këngën time e shndrroj
në pranverë e luleqershi,
me djem si ky, nuk mundet
me më vra,as një tradhëti,
e në kufi më lanë roje,
roje athdeu
sa t´ ketë Shqipëri
e shqiptarë,
Komandant me vullnetar.