Kulturë
Hysen Këqiku: Në ty e kam shpirtin
E hene, 20.09.2010, 09:57 PM
HYSEN KËQIKU
NË TY E KAM
SHPIRTIN
P o e z i
ZËRI I HARRIMIT
Kujtimi i harrimit
më fshihet nëpër avuj mjegulle
unë e ankoj kujtimin e vetmuar
në cep të dhembjes
Hëna ia shtrin dorën e praruar
magjia shfaqet në ëndrra
Ku mbet cepi i shamisë së grisur
mbase edhe xhepi është shtjerrë
Nata nuk më shoqëron
kujtimet m’i shlyen harresa
pranvera është larg
Vallë pse më turreni o zogj
flatrat e juaja nuk më freskojnë
Fjalët janë lodhur
edhe tiktaket e orës
belbëzojnë
Retë nuk e ndalin udhëtimin
bartin lotin e Lotinës.
SHIU S’KA FRIKË NGA ZJARRI
Shiu ?sht? lodh me lotin e r?nies
pas pasqyrimit të rrezeve në vesë
në kundrim mbi tisin e reve qan
mbase nuk e di k? lag
r?nkon se nuk e di k? pastron
Freskia e pamjes sime
shuan etjen e vërshimës
loti i shk?putur nga qepalla
kapërdihet me rënkim
edhe reja rënkon për ty
me bubullimë e vetëtima
Falma flak?n e flakërimës
t? ta jap lulen e posadalë
falma ngrohtësinë e ecjes
të ta jap ngrohtësinë e dorës
Unë dua të më pushtosh të tërin
në flakën e dritës në ditë
në shkreptimat e yjeve rreth hëne
deri në vendlindjen e ufove
ta shoh gjerësinë e kaltërsisë
Të shoqërohem me shiun
e di se nuk shkrihem dot
as flaka e dritës në ditë
nuk më përcëllon
as shiu s’ka frikë nga zjarri
YLLI E RUAN DASHURINË
Natë
yjet kanë ngrit temperaturë
kur heshtja e han vetveten
Qielli lart
toka poshtë
në mes dialog i shurdhër
Ç’na u desh mjegulla
në këtë mes të trishtë
me zëra të shterrur kolltuqeve
Ç’u bë Ylli im
në këtë natë pas nate
e mbështjellë
me ngricë mjegulle
Ylli e ruan dashurinë
sikur hiri zjarrin
për ta angrohë ngrohtësinë e dritës.
NË ECJEN TONË MBI RRASHT
Mbi rrashtën time e bëj ecjen
edhe erëgjakun që ruhet në palc e ndjej
metafora zhveshet nga tisi gri
Vertikalja ruan forcën në asht
vertikalja ruan kushtrimet në ashk
Në mjerim
në ajër
në klithma
i përgatis pëllumbat të gugasin
për ajrin në mes tokës e qiellit
Vertikalja ime
pjesë e ligjëratës
e pandryshuar
vertikale
Motet mbi ty lëshuan pika ndryshku
edhe erërat u djerësitën
në shtrirjen e pëlhurës së zezë
Mbi faqet e lëmyshkura
rrugës së jargisur të kërrmillëve
dikush edhe sot kërkon shteg
e pëllumbat le të gugasin
në mes toke e qielli
në ecjen tonë mbi rrasht
NË KËTË PJESË TË EVROPËS
-Relievit aty-këtu me borë
nuk i mbeti mbresë vrojtimi
iu zbehën edhe bebëza
iu strukën edhe ndjenjat
U takuam me ta .Aty
ku nuk e kanë vendin
çkoftlargët duhet të hiqen
nga ajo pikë vrojtimi
Miku im ta pashë dhembjen
edhe ofshamën ta dëgjova
U prish lezeti i thurrjes
-i poetikës me fjalë e ngjyra
piktorit i duhet tjejtër ngjyrë
poetit vargënim pa metaforë
Edhe bora e këtij funddimri
le të ftohet sa të dojë
pranvera nuk e then rrugën
Miku im Nexhat[1]
hapat e tu të kthimit
ishin hapat e fortë për nesër
dielli do ta nxjerrë kokën
nga reja e turpit
në këtë skaj të Evropës
Në pikën kufitare shqiptaro-shqiptare më 13 mars 2010, policia serbe nuk na lejoi të shkojmë në një promovim libri në Preshevë...
MOTËRZIM
Poezia ime
është si jeta ime
edhe poezisë tënde i përngjet
si dhembja ime
si psherëtima jote
E njëjtë fare
e parehatshme
thërret, ngritet
zgjohet, rritet
ngryset edhe çelet
kudo e gjen
tok me tënden
në përcëllimë
në valë
në ujë
në lule
në djersë
në ëndërr
edhe në guri
ka peshë
robërie
ka dritë lirie
ka diçka që dhemb
ka diçka që të ngazëllen
Poezia ime të thërret njësoj
ashtu si poezia jote mua
përpëlitet,
magjepset,
brohoret
Në ecjen këmbadoras
në ecjen me vrap
nëpër prush e flakë
nëpër katrahura
në tym,
në shkrumb,
në hi
U takuan
nëpër motërzime
nëpër vëllamërime të reja
Edhe kryeneqe janë
edhe shumë miqësore
të padëgjueshme
me protestën maje gjuhe
ndonjëherë
numërojnë yjet
magjitë e hënës
rrezet e diellit
Po të betohem krejt njësoj
Me të njejtin zë
e shqiptonin emrin liri
e thërrisnin
e shifnin se ajo do të vijë
Ashtu symbylltas
në jastëkun e përgjakur
Ti ishe në CZ
unë në burgjet jashtë burgu
Poezia jote më kërkonte gjithandej
të gjente në psherëtimën e mbrujtur
Ajo doli me frymën tënde
u vëllamërua me vargun tim
Kur yjet davariteshin
Poezia jote
Poezia ime
Poezia jonë
ACARI
Shiko nga mali
diçka kërcëllin
përpara fusha pangopshëm
përpin.
Unë si arra shtypem
Pastaj një kositje kose
pastaj një krismë sopate
nga thellësia shurdhon
Pason një krrakamë korbi
edhe një ulurimë
shoqëruar me skërmitje
Shpendkeqja bën vezë
në zgavrën e hapur
Zogjtë lënë çerdhet me djersë
Ëndrrimin për ta
s’mundem dot ta gjej
Me petk zhgënjimi
është veshur ëndërrimi
edhe dielli ka temperaturë
Acari i shkakton dridhma
acari...