Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hysen Këqiku: Në ty e kam shpirtin

| E hene, 20.09.2010, 09:57 PM |


HYSEN KËQIKU

 

NË TY E KAM

SHPIRTIN

 

P o e z i

 

 

ZËRI I HARRIMIT

 

Kujtimi i harrimit

më fshihet nëpër avuj mjegulle

unë e ankoj kujtimin e vetmuar

në cep të dhembjes

 

Hëna ia shtrin dorën e praruar

magjia shfaqet në ëndrra

 

Ku mbet cepi i shamisë së grisur

mbase edhe xhepi është shtjerrë

 

Nata nuk më shoqëron

kujtimet m’i  shlyen harresa

pranvera është larg

 

Vallë pse më turreni o zogj

flatrat e juaja nuk më freskojnë

 

Fjalët janë lodhur

edhe tiktaket e orës

belbëzojnë

 

Retë  nuk e ndalin udhëtimin

bartin lotin e Lotinës.

 

SHIU S’KA FRIKË NGA ZJARRI

 

Shiu ?sht? lodh me lotin e r?nies

pas pasqyrimit të rrezeve në vesë

në kundrim mbi tisin e reve qan

mbase nuk e di  k? lag

r?nkon se nuk e di k? pastron

 

Freskia e  pamjes sime

shuan etjen e vërshimës

loti i shk?putur nga  qepalla

kapërdihet me rënkim

edhe reja rënkon për ty

me bubullimë e vetëtima

 

Falma flak?n e flakërimës

t? ta jap lulen e posadalë

falma ngrohtësinë e ecjes

të ta jap ngrohtësinë e dorës

 

Unë dua të më pushtosh të tërin

në flakën e dritës në ditë

në shkreptimat  e yjeve rreth hëne

deri në vendlindjen e ufove

ta shoh gjerësinë e kaltërsisë

 

Të shoqërohem me shiun      

e di se nuk shkrihem dot

as flaka e dritës në ditë

nuk më përcëllon

as shiu s’ka frikë nga zjarri

 

YLLI E RUAN DASHURINË

 

Natë

yjet kanë ngrit temperaturë

kur heshtja e han vetveten

 

Qielli lart

toka poshtë

në mes  dialog i shurdhër

 

Ç’na u desh mjegulla

në këtë mes të trishtë

me zëra të shterrur kolltuqeve

Ç’u bë Ylli im

në këtë natë pas nate

e mbështjellë

me ngricë mjegulle

 

Ylli e ruan dashurinë

sikur hiri zjarrin

për ta angrohë ngrohtësinë e dritës.

 

NË ECJEN TONË MBI RRASHT

 

Mbi rrashtën time e bëj ecjen

edhe erëgjakun që ruhet në palc e ndjej

metafora zhveshet nga tisi gri

 

Vertikalja ruan forcën në asht

vertikalja ruan kushtrimet në ashk

 

Në mjerim

në ajër

në klithma

i përgatis pëllumbat të gugasin

për ajrin në mes tokës e qiellit

 

Vertikalja ime

pjesë e ligjëratës

e pandryshuar

vertikale

 

Motet mbi ty lëshuan pika ndryshku

edhe erërat u djerësitën

në shtrirjen e pëlhurës së zezë

 

Mbi faqet e lëmyshkura

rrugës së jargisur të kërrmillëve

dikush edhe sot kërkon shteg

e pëllumbat le të  gugasin

në mes toke e qielli

në ecjen tonë mbi rrasht

 

NË KËTË PJESË TË EVROPËS

 

-Relievit aty-këtu me borë

nuk i mbeti mbresë vrojtimi

iu zbehën edhe  bebëza

iu strukën edhe ndjenjat

 

U takuam me ta .Aty

ku nuk e kanë vendin

çkoftlargët duhet të hiqen

nga ajo pikë vrojtimi

 

Miku im ta pashë dhembjen

edhe ofshamën ta dëgjova

 

U prish lezeti i thurrjes

-i poetikës me fjalë e ngjyra

piktorit i duhet tjejtër ngjyrë

poetit vargënim pa metaforë

 

Edhe bora e këtij funddimri

le të ftohet sa të dojë

pranvera nuk e then rrugën

 

Miku im Nexhat[1]

hapat e tu të kthimit

ishin hapat e fortë për nesër

dielli do ta nxjerrë kokën

nga reja e turpit

në këtë skaj të  Evropës

 

 

Në pikën kufitare shqiptaro-shqiptare më 13 mars 2010, policia serbe nuk na lejoi të shkojmë  në një promovim libri në Preshevë...

 

MOTËRZIM

 

Poezia ime

është si jeta ime

edhe poezisë tënde i përngjet

si dhembja ime

si psherëtima jote

 

E njëjtë fare 

e parehatshme

thërret,  ngritet

zgjohet, rritet

ngryset edhe çelet

 

kudo e gjen

tok me tënden

në përcëllimë

në valë

në ujë

në lule

në djersë

në ëndërr

edhe në guri

ka peshë

robërie

ka dritë lirie

ka diçka që dhemb

ka diçka që  të ngazëllen

 

Poezia ime të thërret njësoj

ashtu si poezia jote mua

përpëlitet,

magjepset,

brohoret

Në ecjen këmbadoras

në ecjen me vrap

nëpër prush e flakë

nëpër katrahura

në tym,

në shkrumb,

     në hi

 

U takuan 

nëpër  motërzime

nëpër vëllamërime të reja

 

Edhe kryeneqe janë

edhe shumë miqësore

të padëgjueshme

me protestën maje gjuhe

ndonjëherë

numërojnë yjet

magjitë e hënës

 rrezet e diellit

 

Po të betohem krejt njësoj

 

Me të njejtin zë

e shqiptonin emrin liri

e thërrisnin

e shifnin se ajo do të vijë

 

Ashtu symbylltas

në jastëkun e përgjakur

 

Ti ishe në CZ

unë në burgjet jashtë burgu

 

Poezia jote më kërkonte gjithandej

të gjente në psherëtimën  e mbrujtur

 

Ajo doli me frymën tënde

u vëllamërua me vargun tim

Kur yjet davariteshin

 

Poezia jote

Poezia ime

Poezia jonë

 

ACARI

 

Shiko nga mali

diçka kërcëllin

përpara fusha pangopshëm

përpin.

 

Unë si arra shtypem

 

Pastaj një kositje kose

pastaj një krismë sopate

nga thellësia shurdhon

 

Pason një krrakamë korbi

edhe  një ulurimë

shoqëruar me  skërmitje

 

Shpendkeqja bën vezë

në zgavrën e hapur

 

Zogjtë lënë çerdhet me djersë

 

Ëndrrimin për ta

s’mundem dot ta gjej

 

Me petk zhgënjimi

është veshur ëndërrimi

 

edhe dielli ka temperaturë

 

Acari i shkakton dridhma

acari...



[1] Nexhat Rexha, poet