E premte, 02.05.2025, 08:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Muqaku: Shoqatat shqiptare dhe festa e kulturës në Möglingen

E merkure, 22.09.2010, 07:00 PM


Shoqatat shqiptare dhe festa e kulturës në Möglingen

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Këshilli i fraksionit SPD organizoi në bashkëpunim me shoqatat kulturore turke, shqiptare, greke, portugeze etj.,të dielën, me datë 19 Shtatorë, festën e kulturës në bashkinë Möglingen, afër qytetit Ludwigsburg.

Sipas kryetarit të këshillit komunal, Johen Wirth, pikësynim i këtij manifestimi ishte dhe mbeti Integrimi. Të huajt që jetojnë dhe punojnë në këte mjedis duhet të inkurajohen, nuk duam të jetojmë anonim së bashku.

Shoqatat kulturore, me radhë prezantuan në skenë vallet dhe folklorin e vendeve të tyre si dhe kuzhinën e tyre tradicionale.

Këte ditë, dy shoqatat motra : Bardhosh Gervalla me seli në Ludwigsburg dhe Rinia nga Singeni funksionuan si një trup i mirëfillët.

E para kishte rreth vehtës shumë individ dhe familje shqiptare të cilët kujdeseshin për ushqimet dhe kuzhinën shqiptare e që ishte shumë e kërkuar. Shihej flija, pitja me patate, me djathë, me mish viqi, qyftet dhe sugjuku i Isniqit. Për pijet freskuese nga Kosova ishte kujdesur me kohë pronari i shitorës Desa Markt, zotëriu Qani Regjepi.

Kuzhina shqiptare mjaft e kerkuar
Kuzhina shqiptare mjaft e kerkuar
E dyta kishte ardhur me kërkesen e të parës që të dal para publikut dhe të prezantoi shqiptarët dhe vallet shqipe me tërë madhështinë e sajë. Këte edhe e realizoi me Rininë e sajë e cila edhe në hapsiren e ndërtesës së komunes, edhe në skenë u dallua me kostumet e bukura dhe prezantimin e traditës shqipe që vizitorët i bëri të interesoheshin dhe të pyesnin të mahniturë për gjuhën, kulturën , kuzhinën, familjen , arsimimin e shqiptarëve etj.

Se bashkëpunimi i këtyre shoqatave vërtetë është i shkëlqyeshem, flasin më së miri aktivitetet e përbashkëta në festat e flamurit, akademi përkujtimore, kremtimi e 100 vjetorit të lindjes së nanës Tereze që do të organizohet në këte fundjavë, si dhe përfaqësuesit e tyre Marashi, Afrimi, Rrustemi, Enveri, Jakupi, Ganiu, Xhevdeti, Qaniu etj. të cilëve ju mungonin sot drejtuesit me arësye.

Çë kjo festë dhe ky bashkpunim të jetë më i plotë u kujdesën sot edhe futbollistët e KF Drita të cilët në ndeshjen e radhës fituan kundër ekipit AC Italia me rezultatin 5:0. Ekipin e këtij KF e drejtojnë me sukses në ligën e qarkut, trajneri Hajrush Latifi- ish portier i klubit të madhë nga Gjilani dhe drejtori Xhevdet Pajaziti- veprimtarë i palodhurë nga rrethi i Deqanit.

Sipas zotëriut Afrim Sylejmani, 14 vjet lojë, përvojë dhe suksese jane notuar tek drejtuesit e Drites e cila ne mesin e vet ka lojtarë të mirë nga të gjitha trevat shqiptare. Zotëriu Enver Muzli Ukaj më rrëfeu se selia dhe oda e shoqatës Bardhosh Gervalla në Ludwigsburg është vizituar nga fytyrat më eminente shqiptare te kohes sonë.

Pos shoqatave të të huajve, në sallën e mbushurë plotë, organizatorët zhvilluan edhe një bisedë podiumi me publikun, në të cilën muarën pjesë Kryebashkiaku- Weigele, rektorët e dy shkollave; Schober, Riedel dhe advokati Mecit Karaahmetoglu. Në këte diskutim u fol për organizimin e një tryeze të rrumbullakët ku do të prezantohet projekti për një integrim më të mirë i të huajve. U shpreh keqardhje se, veçanërisht të rriturit kan pak mundësi për të ardhur së bashku me vendesit në dialog. Ne jetojmë në shumë raste, vetëm me të kaluaren e njëri-tjetrit.

Sopranja Simone Jakob këndoi në përcjellje të zonjës Daniela Vogel me piano. Në fund të progarmit të sotëm, Rinia zotroi edhe një herë skenën ndërsa moderatori dhe organizatori falënderoi përzemërsisht prezantimin e dy shoqatave shqiptare dhe shprehu dëshiren për pjesmarrjen e sërishme.

Shpresoi se edhe fotografitë flasin dhe vërtetojnë atmosferen e kësaj dite.

Perfaqesues te dy shoqatave shqiptare  se bashku me KF Drita
Perfaqesues te dy shoqatave shqiptare se bashku me KF Drita

Prezantim qe mahniti pjesmarresit e festes se kulturave ne Möglingen
Prezantim qe mahniti pjesmarresit e festes se kulturave ne Möglingen

Valletaret nga Singeni
Valletaret nga Singeni



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx