Kulturë
Vullnet Mato: Vjeshta e sivjetme
E enjte, 23.09.2010, 07:48 PM
Vullnet Mato
VJESHTA E SIVJETME
Vjeshta e sivjetme me gjinj portokalli,
dhe me buzët e fiqta të çara nga etja,
më prishi mendjen, aq sa nga halli,
filloi të më duket i marrosur vetja.
Më ndjell nëpër hije, më huton me joshje,
më mbështjell me vile rrushi në vreshta,
më deh me mushtin e verës majhoshe,
më puth me afshe të zjarrta nën dega.
Ndërron njërin pas tjetrit fustanet me ngjyra,
më flakëron sytë me gjethishte të kuqërreme,
më eksiton, më nxeh, më zhvesh në të linjta,
më drogon me lëngje mes kofshëve të pemëve.
Asnjë bukuri gruaje nuk më ka grishur,
sa kjo vjeshtë e ndezur nga vapa afrikane.
Thonë se si unë dhe të tjerë mendjeprishur,
ka bërë për në çmendinë kjo vjeshtë jarane...
Komentoni
Artikuj te tjere
Sejdi Berisha: Përurimi i librit në Tiranë dhe rruga e kombit...!
Baki Ymeri: Luani i Shqipërisë sipas Ilo Mitkë Qafëzëzit
Sokol Demaku: Bisedë me Saranda Kikaj, piktore dhe mësuese e Aritit figurativ në Prishtinë
Julian Evans: Aksidenti nga Ismail Kadare
Admirina Peçi: Ditët e fundit të At Gjergj Fishtës
Ali Sh. Berisha: Muza e dhembjes (VII)
Vangjush Ziko: Vetmia e trëndafilave
Xhevat Muqaku: Shoqatat shqiptare dhe festa e kulturës në Möglingen
Nexhmije Mehmetaj: Shkrimtarët shqiptarë në Zvicër, po i ngrenë lart vlerat e letërsisë
Këze Kozeta Zylo: Një dasmë me “Zërin e Trebeshinës”
Halit Bogaj: Anthony Hopkins
Stavraq Trako: Lidhje derivacioni (brumi të përbashkët ) të dy dialekteve te Shqipes me dialektet e Greqishtes së Lashtë
Dibran Demaku: Bisede pleqërishte
Kristaq Turtulli: Mëdyshje
Hasan Qyqalla: Fijoj
Luan Çipi: Gungaçi
Engjëll Koliqi - Poezi të 9 shtatorit 2010 - poesie del 9 settembre 2010
Baki Ymeri: Dhurata e dashurisë
Mimoza Priku (Teli): Martin Camaj - Filolog
Hysen Këqiku: Në ty e kam shpirtin